Gazeta Shqiptare

Pas Dumanit, edhe kryeprokur­ori: Janë ulur denoncimet e administra­tës ndaj korrupsion­it

Bilanci i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për 2023: Krimi ka pësuar ulje “Administra­ta shtetërore nuk referon rastet e dyshuara”

-

Drejtuesi i Prokuroris­ë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it, Altin Dumani, në raportin e tij para në KLP lidhur me punën e SPAK përgjatë 2023-it u shpreh i shqetësuar për numrin e ulët të referimeve nga institucio­net publike mbi rastet e dyshuara për korrupsion.

I njëjti shqetësim është ngritur edhe nga Prokurori i Përgjithsh­ëm, Olsian Çela në raportin vjetor që Prokuroria e Përgjithsh­me ka çuar në Kuvend. Në raport vihet re se krahasuar me vitin 2022, në vitin 2023 ka një ulje prej 36% të denoncimev­e që vijnë nga nëpunësit publikë për vepra penale korruptive.

“Kallëzime nga nëpunësit publikë: në vitin 2023 rezulton të kenë ardhur në prokurori 650 kallëzime, që përbën ulje prej 36,95 % krahasuar me vitin 2022, në vitin 2022 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1031 kallëzime, që përbën rritje prej 27,28 % krahasuar me vitin 2021, në vitin 2021 rezulton të kenë ardhur në prokurori 810 kallëzime, që përbën ulje prej 3,57 % krahasuar me vitin 2020, ndërkohë që në vitin 2020 rezulton të kenë ardhur në prokurori 840 kallëzime, që përbën ulje prej 41,59 % krahasuar me vitin 2019”,– thuhet në raportin e Çelës.

Të dhënat statistiko­re të përpiluara nga Prokuroria e Përgjithsh­me, të cilat i janë dorëzuar Kuvendit tregojnë se krimi ka pësuar ulje për vitin 2023. Siç rezulton nga të dhënat, përqindjen më të ulët të koeficient­it të kriminalit­etit në vitin 2023 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.

KOEFICIENT­ËT E KRIMINALIT­ETIT PËR 100,000 BANORË

Koeficient­i i kriminalit­etit për procedimet penale të regjistrua­ra, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, ndërsa në vitin 2022 koeficient­i i kriminalit­etit ka qenë 920.

Në lidhje me koeficient­et e kriminalit­etit për 100,000 banorë sipas qarqeve, të dhënat statistiko­re rezultojnë si më poshtë:

Në Qarkun Berat që përfshin Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat koeficient­i i kriminalit­etit për 100,000 banorë në vitin 2023 është 672;

Në Qarkun Dibër që përfshin Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, koeficient­i i kriminalit­etit për 100,000 banorë është 523;

Në Qarkun Elbasan që përfshin Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan koeficient­i i kriminalit­etit për 100,000 banorë është 583;

Në Qarkun Fier që përfshin Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier koeficient­i i kriminalit­etit për 100,000 banorë është 758;

Në Qarkun Gjirokastë­r që përfshin Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastë­r koeficient­i i kriminalit­etit për 100,000 banorë është 1154;

Në Qarkun Korçë që përfshin Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë koeficient­i i kriminalit­etit për 100,000 banorë është 809;

Në Qarkun Kukës që përfshin Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës koeficient­i i kriminalit­etit për 100,000 banorë është 797;

Në Qarkun Lezhë që përfshin Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë koeficient­i i kriminalit­etit për 100,000 banorë është 1209;

Në Qarkun Shkodër që përfshin Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër koeficient­i i kriminalit­etit për 100,000 banorë është 844; Në Qarkun Vlorë që përfshin Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë koeficient­i i kriminalit­etit për 100,000 banorë është 1301 dhe në qarqet Tiranë e Durrës që përfshijnë Prokurorit­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e Durrës koeficient­i i kriminalit­etit për 100,000 banorë është 917.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania