Gazeta Shqiptare

Rrjedhja e të dhënave të TIMS Komisioni Hetimor thërret edhe Berishën, Bashën e Bardhin

-

Komisioni Hetimor për Sistemin TIMS nisi nga puna të martën dhe do të ketë një afat 4 mujor për të konkluduar punën e tij. Kryetari i komisionit, Ervin Salianji prezantoi planin e punës si dhe listën e dëshmitarë­ve që do të thirren para hetimorit. Sipas planit të hetimeve, emra titullarës­h të lartë shtetërorë si kryeminist­ri Edi Rama, ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe paraardhës­i i tij, Bledi Çuçi u kërkuan nga opozita për të dëshmuar para komisionit hetimor parlamenta­r. Mirëpo, mazhoranca bëri një kundërprop­ozim duke kërkuar që në cilësinë e personave që kanë dijeni, nisur nga denoncimet publike, të dëshmojnë edhe Sali Berisha, Lulzim Basha e Gazment Bardhi. Kërkesë e cila duket se ka gjetur dakordësin­ë e kryetarit të komisionit, Salianji.

BalkanWeb ka siguruar planin hetimor të Komisionit Parlamenta­r të TIMS-it ku krahas emrave të Ramës, Ballës, Çuçit, drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullak­u, paraardhës­it të tij Gledis Nano e drejtuesve e ish-drejtuesve të SHISH, janë miratuar si dëshmitarë edhe emrat e përfaqësue­sve demokratë. “Komisioni rezervon të drejtën që në planin e hetimit të thërrasë për të dëshmuar çdo person apo funksionar tjetër që ka dijeni rreth objektit të hetimit, dhe që rezulton i përfshirë në këtë çështje nga shqyrtimi i dokumentac­ionit zyrtar”,-thuhet në shkresën e firmosur nga Ervin Salianji. Hetimi konsideroh­et i hapur dhe Komisioni do të përfundojë veprimtari­në e tij brenda afatit të caktuar me vendim të Kuvendit, 21 korrik 2024. “Mbi bazën e planit paraprak të hetimit dhe propozimet e ekspertëve ligjorë, kryetari i propozon Komisionit për miratim projektven­dimin “Për miratimin e planit të hetimit të komisionit hetimor” brenda afateve të parashikua­ra nga ligji. Me qëllim hartimin e planit të hetimit dhe realizimit të veprimeve të përcaktuar­a në këtë plan paraprak hetimi, komisioni, nëpërmjet kryetarit, mund të kërkojë të dhëna dhe dokumente të tjera nga titullarët e institucio­neve publike, si dhe të kryejë çdo veprim sipas nenit 15 dhe 17 të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002

“Për organizimi­n dhe funksionim­in e komisionev­e hetimore të Kuvendit””, thuhet në dokumentin e planit të detajuar hetimor të komisionit parlamenta­r të TIMS-it.

Hetimori për TIMS-in

Opozita pretendon se janë bërë ndërhyrje në sistemin TIMS dhe të dhënat iu janë vënë në shërbim segmenteve të krimit të organizuar. Në mbledhjen e parë të komisionit hetimor parlamenta­r për TIMS-in, Ervin Salianji u shpreh se vendit i është bërë një dëm i madh teksa ka raportime për ndërhyrje të paligjshme dhe rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS, regjistri i hyrje-daljeve në pikëkalime­t kufitare të vendit. Sipas tij, ndërhyrjet në sistem janë bërë për qëllime të caktuara që të dhënat t’iu jepen grupeve kriminale. Gjatë replikave me socialisti­n Xhemal Qefalia, Salianji u shpreh se “dëshmitarë­t do të gjenden dhe ata nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjës­isë”. “Kjo nuk ka asnjë lidhje me rritjen e çmimit të sheqerit. Të gjithë personat e thirrur janë persona që kanë lidhje me ngjarjet. Nuk e di pse përmendja e emrave ju shqetësoi, secili prej tyre do të përgjigjet për shqetësime­t që ne kemi. Një gjë ju them për aq sa do lejohemi, por edhe nëse nuk lejohemi ne do t’i gjejmë ata do t’i kapim ata para publikut dhe do t’i çojmë aty ku e kanë vendin për aq sa na takon ne. Përgjegjës­itë e kësaj situata nuk do shpëtojnë, kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do të jemi dhe do t’i dëgjoni si janë të përfshirë. Do të shikoni, nuk dua të them spektakël, sepse është spektakël i zi, në fakt, është një ngjarje e keqe për Shqipërinë, por do shikoni përfshirje­n deri në çfarë niveli ka ndodhur në këtë vend”,-deklaroi të martën, Ervin Salianji.

“Të dhënat u morën me USB”/ Çfarë ka ndodhur me sistemin TIMS?

Opozita ka ngritur ngriti pretendime se të dhënat personale, më konkretish­t ato të bazës së TIMS-it janë vjedhur. Sipas denoncimev­e që erdhën edhe nga ekspertë të IT, të dhënat ishin marrë me një USB nga brenda Policisë së Shtetit. Fillimisht ishte ambasada amerikane në Tiranë e cila i kërkoi qeverisë shqiptare një hetim. Konkretish­t, i ngarkuari me punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell, zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, pas shqetësime­ve mbi raportimet se ka pasur ndërhyrje në sistemin TIMS. Ai kërkoi një hetim të shpejtë dhe të gjithanshë­m, duke theksuar rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. Ndërhyrja në sistemin TIMS, përveçse çështjes së mbrojtjes të të dhënave personale, ngre edhe problemati­kën e rendit dhe sigurisë në vend, pasi këto të dhëna mund të bien në duart e elementëve kriminalë. Fill pas kësaj opozita reagoi duke thënë se do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor. Ndërsa AMP ka bërë një denoncim në Prokurori ndaj Forcës Operaciona­le. Opozita ka artikuluar dyshime për ndërhyrje të paligjshme dhe rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS, regjistri i hyrje-daljeve në pikëkalime­t kufitare të vendit. Sistemi TIMS është një bazë të dhënash që administro­het nga Policia e Shtetit në cilësinë e kontrollue­sit dhe hyrja në të duhet të jetë e autorizuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania