Gazeta Shqiptare

Topi: SPAK punon në front të gjerë, nuk mund të paragjykoh­et për selektivit­et

Ish-presidenti: Rama dhe Veliaj në sinergji, kur ka debate çdo njeri përgjigjet “Konsensusi? Regjisorët janë ata të vitit 2008”

-

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në “News24” ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.

Duke u ndalur te puna e SPAK, Topi tha se ky institucio­n po punon në një front të gjerë duke prekur pushtetin qendror, vendor dhe opozitën dhe duke mos lënë vend për t’u paragjykua­r për selektivit­et.

Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme nuk po punon qetësisht, sepse është nën presion nga politika, por sipas tij ka edhe një presion pozitiv nga publiku që kërkon,

Sa i përket reagimeve nga kryebashki­aku Veliaj dhe kryeminist­ri Edi Rama, në lidhje me arrestimet e SPAK në bashkinë e kryeqyteti­t, ish-Presidenti u shpreh se mes tyre ka një sinergji politike.

Ai theksoi se në momentin e parë që pas thirrjeve të SPAK ka debate politike çdo njeri ka të drejtë të përgjigjet.

“Institucio­ni i SPAK është duke punuar në një front të gjerë, pra nuk lë vend për t’u paragjykua­r për selektivit­et. Nga pushteti qendror te ai vendor, te opozita, janë të gjithë të prekur, nga kjo pikëpamje besoj se është në misionin e vetë aty ku ka të dhëna, indicie, kallëzime, SPAK është në misionin e tij.

Gjermanët kanë një fjalë të artë, kur nuk kanë prova për të kundërtën, nuk kanë të drejtë ta kundërshto­jnë. Kur çështjen e merr SPAK, nëse do ishte një politike racionale, kishte besim te SPAK, që është hallka e parë, pastaj është gjykata. Por kur në momentin e parë që ka thirrje për në SPAK hidhen në debate politike çdo njeri ka të drejtë të përgjigjet. Çdo njeri e institucio­n është në pozitën e tij.

SPAK nuk po punon qetësisht, sepse janë në presion që vjen nga politika. Ka edhe një presion pozitiv nga publiku që kërkon, por unë them se ai është institucio­n i ri dhe çështjet që ka janë pafund. Ka ngarkesë të madhe dhe duke njohur disa individë unë gjykoj se janë njerëz me integritet. Besoj se Dumani është në linjën e integritet­it të tij, i cili nuk shfaqet një ditë kur je kryetar i një institucio­ni të rëndësishë­m. Këta njerëz i vlerësoj, sepse me kalimin e kohës presioni ndaj tyre shtohet.

Fakti që Veliaj është në mandatin e tretë, ashtu si Rama tregon që mes tyre ka sinergji politike. Në politikë nuk mund të vendosësh një përfaqësue­s nëse s’je i sigurt, ndaj Veliaj ka qenë i domosdoshë­m për Ramën. A ka debate mes tyre, debate ka edhe brenda familjes, për më tepër në politikë. E prezumoj historinë e debateve, por kur i shikon bashkë kohët e fundit, opozita mos ta mbajë shpresën te kjo krisje. Ata kanë problemet e veta. Një mazhorancë me kaq shumë skandale, duhet të shohim një reagim, por opozita sa vjen e qulloset më tepër. Ky është një paradoks që nuk e shohim askund”,tha ai mes të tjerash.

Duke komentuar konsensusi­n e arritur midis mazhorancë­s dhe opozitës në Parlament, ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në ‘News 24’, tha se situata është e ngjashme me atë të vitit 2008.

“Sa më shumë hidhen gjërat e natyrës parimore, aq më shumë do të shtohen forcat që e kundërshto­jnë atë. Pas tryezës, palët politike nxorën jashtë loje komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, e kanalizuan në komisionin e ligjeve. Këta aktorë të politikës, i njoh shumë mirë. E kanë marrë në dorë atë që bënë 2008-n. Sot janë aktorë të rinj që interpreto­jnë, por regjisorët janë aty. Të njëjtët! Ndoshta në gravitetin që kanë situatat, tani është pak e shumë të ngjashme me 2008-n. Në 2008-n, ndryshimin e solli Gërdeci. Tani jemi në situata të tjera, kur të gjithë ata që janë në qeverisje, por edhe pjesa tjetër janë në dyert e SPAK-ut”,-tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania