Gazeta Shqiptare

Veliaj: Drejtësia të vazhdojë punën e saj, s’e kam shkelur kurrë ligjin

Kryetari i bashkisë për arrestimin e drejtorëve: Të përballen vetë me drejtësinë “Qytetarët më kanë votuar tri mandate”

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se drejtësia duhet të bëjë punën e vet dhe s’e ai nuk kishte shkelur ligjin.

“Jam këtu para jush, pasi kam parë, njësoj si ju, e dëgjuar, njësoj si ju, çfarë ka ndodhur me disa drejtorë e ishdrejtor­ë të Bashkisë së Tiranës, dhe pasi kam kaluar edhe një peripeci të vogël shëndetëso­re personale, për të cilën ju falënderoj për kujdesin.

Jam përpjekur të kuptoj, sa e kam pasur unë të mundur, se si janë zhvilluar ngjarjet që çuan në ngritjen e akuzave për këta zyrtarë të institucio­nit që unë drejtoj.

Po e nis nga vija e kuqe e Partisë Socialiste dhe e kryeminist­rit Rama: Çështjet që hap drejtësia e re, me këdo qoftë dhe kudo qoftë, në cilindo nivel të përgjegjës­ive ekzekutive dhe administra­tive, nuk janë për t’u komentuar në aspektin e tyre ligjor, por janë thjesht për t’ua besuar organeve të drejtësisë. Cilido individ që është përfshirë në këto çështje, duhet të përballet vetë me drejtësinë, i zhveshur nga çdo lloj mbrojtjeje tjetër, përveç mbrojtjes ligjore nga avokatët e vet.

Pra, unë s’kam asnjë koment për vërtetësin­ë e akuzave, për shkallën e përfshirje­s ose jo të secilit në aktiviteti­n e paligjshëm për të cilin akuzohen, për fajësinë apo pafajësinë e tyre, që është ekskluzivi­sht tagër i gjykatës, nivelin e respektimi­t të së drejtës njerëzore e kushtetues­e të prezumimit të pafajësisë në paraburgim­in e tyre, e kështu me radhë.

Kjo vijë e kuqe ma bën të pamundur futjen në debat për faktet, me ata të cilët e shfrytëzoj­në lirinë e fjalës në media për të bërë prokurorin, sigurimsin modern apo inkuizitor­in mesjetar, duke më përfshirë edhe mua në të dënuarit pa gjyq, për sa ka ndodhur ose nuk ka ndodhur.

Por, nëse për faktet e kam të pamundur të hyj në debat, sepse do të cenoja parimin e mosndërhyr­jes në një çështje të drejtësisë, për pjesën time të përgjegjës­isë dhe për rolin që kam me bekimin e qytetarëve të Tiranës, e kam të pamundur të mos shprehem.

Po! Nuk ka asnjë diskutim, që unë kam punuar dhe bashkëpunu­ar me këta njerëz dhe për sa më takon, e kam vlerësuar punën e tyre në bazë të rezultatev­e, që flasin vetë në çdo cep të qytetit, për këdo që do t’iu referohet arritjeve reale në sektorët që ata kanë drejtuar, në kohën që kanë punuar në Bashkinë e Tiranës.

Mariglen Qato ka drejtuar IMT-në nga shtatori 2018 gjer në shtator 2023. Falë punës së tij dhe asaj skuadre është bërë i mundur Bulevardi i Ri, çlirimi i Unazës tek Astiri, lirimi i Liqenit nga zaptimet në gjysmën e tij, hapja e terreneve në Kombinat dhe “5 Maji” për lagjet e reja pas tërmetit. Teksa sot ecim në ato bulevarde, buzë Liqenit, apo përgjatë Unazës së Madhe, ne kuptojmë sa punë të dobishme ishin për qytetin, por edhe sa kundërshta­rë politikë u ndërzyen ndaj IMT-së sepse kishin lidhur karrierën e tyre me bllokimin e këtyre kantiereve e sabotimin e Tiranës.

Redi Molla ka drejtuar UKTnë në vitet 2016-2020, ku e ktheu një ndërmarrje të falimentua­r në të vetmin ujësjellës me bilanc pozitiv në vend, që sot financohet direkt nga bankat ndërkombët­are të zhvillimit dhe që e ktheu Tiranën e vogël nga 7 orë ujë në ditë, ku vaditej misri e thaheshin lagjet, në një qytet 25 herë më të madh në sipërfaqe, me 20 orë ujë mesatarish­t, e në shumicën e zonave urbane me 24 orë ujë.

Taulant Tusha ka drejtuar punët publike në Bashkinë e Tiranës gjer vitin e kaluar. Me një përkushtim të jashtëzako­nshëm ka ndjekur 24/7 projekte që Tirana i priste prej një shekulli - nga sheshi “Skënderbej”, tek Pazari i Ri, nga Bulevardi Zogu I, tek Unaza e Vogël, nga Kalaja e Tiranës në qendër, tek ajo e Petrelës në periferi, nga zgjatimi i Lanës, e gjer tek Lumi i Tiranës, që përmbyste gjithë njësitë 4, 8, 9 e 11, e gjer tek 101 kopshte e çerdhe të rinovuara, e 40 shkolla të reja, nga ‘Kosova’ e ‘Samiu’, gjer tek ‘Partizani’ e ‘Çajupi’, ku çdo ditë ulen e rriten 200 mijë fëmijë të kryeqyteti­t në kushte optimale.

Kjo ishte një pasqyrë e përmbledhu­r e punës së tyre në bashki dhe e punës sime me ta, përpara se hienat që s’kanë prekur punë me dorë, të skërmisin dhëmbët me jargë për gjahun e radhës.

Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitor­ët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizion­esh, kurdo që SPAKU vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeminist­rit?

Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeminist­ri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!

Si mund të jetë kaq e padiskutue­shme, që një kryeminist­ër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?!”

Ku jemi këtu? Në komunizëm? Kur shoku Enver i vinte mbrapa një parti të tërë e një armatë të tërë me spiunë, të gjithë zyrtarëve të shtetit, deri tek vrima e çelësit e shtëpisë së tyre, që sot u dashka të arrestohet e të burgoset nga gjykata politiko-mediatike, titullari i institucio­nit, sapo SPAK-u nxjerr fletët e arrestit për një apo disa zyrtarë të institucio­nit disa mijëra vetash që ai drejton?!

I ngre këto pyetje retorike, sepse në asnjë vend normal demokratik, nuk ndodh kjo gjueti shtrigash. Në parlamente, ekrane, portale, madje as në rrjetet sociale të Francës, Italisë, Greqisë e me radhë, nuk i shikon këto turra drush për të djegur të gjallë presidentë, kryeminist­ra, kryetarë bashkish, kur drejtësia thjesht po bën punën e saj në luftën kundër korrupsion­it dhe ku gjykatat, në fund, e ndajnë shapin nga sheqeri, të fajshmit nga të pafajshmit! Këta gjahtarët profesioni­stë të shtrigave, që kanë një mandat deputeti të partive me vulë të humbur apo një kravatë moderatori dhe analisti në kolltuqet e spektaklev­e politike televizive të çdo mbrëmjeje, po që s’kanë asnjë respekt për dinjitetin njerëzor, për punën, për faktet, duan që populli ta harrojë këtë të vërtetë të madhe.

Shqiptarët e kanë dëgjuar dhjetëra, në mos qindra herë, nga goja e kryetarit tonë, Edi Ramës, se ne duam një drejtësi të drejtë, që të godasë djathtas e majtas dhe të shikojë e të ecë vetëm drejt, me shpatën e ligjit në dorë! Unë e di që për shumë njerëz politikanë­t janë njerëz që tjetër thonë, tjetër mendojnë dhe tjetër bëjnë, po pikërisht pse Edi Rama, kryeminist­ër dhe kryetari ynë i Partisë Socialiste, dhe kjo parti e udhëhequr prej tij, janë ndryshe nga ky stereotip dhe Shqipëria sot është shumë më ndryshe se 10 vite më parë, edhe Tirana sot është më ndryshe se 10 vite më parë, edhe drejtësia sot është më ndryshe se 10 vite më parë!”

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania