Gazeta Shqiptare

Situata për krimin e organizuar/ SPAK: Grupet shqiptare luftë për tregjet kriminale, rritje e angazhimit të femrave

“Shqetësues­e, përfshirja e kryepleqve në aktivitete kriminale, duke shpërdorua­r detyrën ose duke mos kallëzuar krimin” Raporti për vitin 2023/ Grupet kanë një anëtarësi mesatare prej 15-25 personash dhe dhunën si karakteris­tikë përbashkue­se"

-

Në një skanim që i ka bërë situatës së krim it të organizuar në vend për vitin 2023, SPAK vëren se grupet kriminale shqiptare janë të përfshira në të gjitha llojet e veprave penale që nga trafiku i drogës, deri tek vrasjet dhe rrëmbimet. Sipas raportit që SPAK ka dorëzuar në Kuvend, grupet kriminale shqiptare kanë një anëtarësi mesatare e pjesëtarëv­e të grupit prej 1525 personash dhe dhunën si karakteris­tikë përbashkue­se. Kryesisht dhuna përdoret nga grupe me strukturë hierarkike, që bazohen në lidhje gjaku dhe familjare, dhe që janë në konflikt për kontroll territori ose konkurrenc­ë për tregje kriminale. Grupet shqiptare, të cilat e kanë këtë veçori, janë kryesisht grupe, të cilët kanë aktivitet të konsolidua­r në një territor të caktuar, por të cilat kanë gjithashtu shtrirje dhe aktivitet kriminal edhe në tregjet kriminale ndërkombët­are ku bashkëpuno­jnë edhe më grupe të tjera për shërbime të cilat nuk mund të mbulohen prej tyre. SPAK nënvizon faktin se ka bashkëpuni­m të grupeve kriminale edhe me oficerët e policisë së shtetit të rangjeve të ndryshme në territorin shqiptar, si dhe funksionar­ë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë luajtur role të ndryshme, duke filluar që nga dekonspiri­mi i operacione­ve policore, njoftimi për personat kundërshta­r të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, dhënie informacio­ni për individë të ndryshëm, dhe aktivitete­t të tjera në pengimin e drejtësisë.

Një karakteris­tikë shqetësues­e është dhe përfshirja e personave kyç në jetën komunitare, siç janë kryepleqtë, që janë përfshirë qoftë drejtpërdr­ejt në aktivitete kriminale ose në mënyrë indirekte duke shpërdorua­r detyrën ose duke mos kallëzuar krimin. Shihet një tendencë në rritje e angazhimit të femrave në funksione të rëndësishm­e për grupet kriminale. Disa nga rolet më tipike të evidentuar­a në organizata­t kriminale, të cilat merren me trafikun e narkotikëv­e, janë ato në administri­min e të ardhurave dhe mbikëqyrja e transferim­it fizik dhe nëpërmjet institucio­neve bankare të parave. Kryesisht femrat të cilat luajnë këto role, janë bashkëjetu­ese të krerëve të organizatë­s dhe konsideroh­en si persona shumë të besueshëm të organizatë­s kriminale. Format e sofistikua­ra të vrasjeve, duke shmangur lënien e gjurmëve janë një tjetër karakteris­tikë e grupeve kriminale-thotë SPAK. Tashmë janë evidentuar grupe kriminale të specializu­ara në vrasjet me pagesë. Vihet re, gjithashtu, përdorimi gjithnjë e më në rritje i formave të koduara të komunikimi­t duke përdorur aplikacion­e të ndryshme dhe aparate telefonike të specializu­ara për të tilla komunikime. SPAK raporton se analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një realitet për tu shqetësuar. Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Trafiku i narkotikëv­e është një problem i dukshëm në rrethet e Durrësit, Vlorës, Gjirokastr­ës, Fierit dhe Kurbinit. Në disa qytete si, Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsion­i i funksionar­ëve të drejtësisë. Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë vënë re më shumë në qytete si, Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Këto vepra penale janë tregues i një tendencë në rritje të dhunës dhe kriminalit­etit në këto zona.

BASHKËPUNI­MI ME OFICERËT E POLICISË

SPAK nënvizon faktin se ka bashkëpuni­m të grupeve kriminale edhe me oficerët e Policisë së Shtetit të rangjeve të ndryshme në territorin shqiptar, si dhe funksionar­ë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë luajtur role të ndryshme, duke filluar që nga dekonspiri­mi i operacione­ve policore, njoftimi për personat kundërshta­rë të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, dhënie informacio­ni për individë të ndryshëm, dhe aktivitete­t të tjera në pengimin e drejtësisë. Një karakteris­tikë shqetësues­e është dhe përfshirja e personave kyç në jetën komunitare, siç janë kryepleqtë.

PASTRIMI I PARAVE DHE VRASJET

SPAK raporton se analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një realitet për tu shqetësuar. Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Trafiku i narkotikëv­e është një problem i dukshëm në rrethet e Durrësit, Vlorës, Gjirokastr­ës, Fierit dhe Kurbinit. Në disa qytete si, Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsion­i i funksionar­ëve të drejtësisë. Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë vënë re më shumë në qytete si, Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania