Gazeta Shqiptare

Vrau pronarin e shtëpisë se i kërkoi lekët e qirasë, dënohet me 22 vite burg Lekë Vuksani

Ngjarja e ndodhur 1 vit më parë, viktima u kthye nga Anglia një muaj para krimit

-

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dënuar me 22 vite burg shtetasin Lekë Vuksani, autor i vrasjes së Petrit Vuksanit, ngjarje e ndodhur më 2 maj të vitit 2023. Para togave të zeza prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 35-vjeçarin në krimin e ndodhur në rrugën “Tom Kola” në Shkodër. Gjatë një hetimi afro 1-vjeçar prokuroria thotë se Petrit Vuksani, 52 vjeç, i cili ishte emigrant në Angli ia ka lënë banesën e tij autorit kundrejt një pagesë mujore. Viktima përpara se të ndodhte vrasja kishte rreth një muaj që ishte kthyer nga Anglia. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi 35vjeçarit Lekë Vuksani që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri. Autori i krimit nuk ka rënë dakord dhe mendohet se situata ka agravuar deri në vrasjen e 52vjeçarit Petrit Vuksani.

Ngjarja duket të ketë qenë e paramendua­r, pasi Lekë Vuksani në momentin kur ka shkuar në banesë ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj viktimës. Raportohet po ashtu se autori i dyshuar nuk njihej si person problemati­k dhe rezulton pa precedentë penalë. Nga ana tjetër viktima dhe autori nuk kishin lidhje me njëritjetr­in pavarësish­t se mbanin mbiemrin e njëjtë.

Muajt e fundit përpara ngjarjes viktima dhe autori janë konfliktua­r disa herë për qiranë, pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike të cilat pronari Petrit Vuksani, që mbeti i vrarë, ka pretenduar se nuk janë paguar nga qiramarrës­i Lekë Vuksani. “Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi pasur disa debate për qiranë e shtëpisë, por edhe për pagesat

VRASJA E 52-VJEÇARIT

Gjatë një hetimi afro 1-vjeçar prokuroria thotë se Petrit Vuksani, 52 vjeç, i cili ishte emigrant në Angli ia ka lënë banesën e tij autorit kundrejt një pagesë mujore. Viktima përpara se të ndodhte vrasja kishte rreth një muaj që ishte kthyer nga Anglia. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi 35-vjeçarit Lekë Vuksani që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri. Autori i krimit nuk ka rënë dakord dhe mendohet se situata ka agravuar deri në vrasjen e 52-vjeçarit Petrit Vuksani.

DËSHMIA E VRASËSIT

“Me Petritin jemi njohur, sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi pasur disa debate për qiranë e shtëpisë, por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”,-mësohet të ketë thënë autori i vrasjes. e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”,-mësohet të ketë thënë autori i vrasjes. Pavarësish­t pretendimi­t se arma e krimit është e viktimës, policia dhe prokuroria kanë prova se armën e solli autori me vete dhe se ishte e tij. Një dëshmi ka dhënë edhe gruaja në të cilën shkoi pas vrasjes shtetasi Lekë Vuksani për t’u fshehur. Autori i dyshuar i vrasjes e njihte atë zonë sepse më përpara në një shtëpi përballë kishte qëndruar me qira vëllai i tij. 35-vjeçari, sipas dëshmisë së gruas, pasi është futur në banesë me armë në dorë i ka thënë se nuk të bëj asgjë. Autori u arrestua në këtë banesë pas 21 orësh kërkime intensive ndërsa aty iu gjet edhe arma e krimit. Pavarësish­t se avokati mbrojtës i autorit në seancën për masën e sigurisë ka kërkuar vlerësim psikologji­k një gjë e tillë është refuzuar nga gjykata duke e cilësuar autorin si person pa probleme të shëndetit mendor dhe duke e dënuar me 22 vite burg.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania