Gazeta Shqiptare

Me maskë dhe kapuç të zi/ Arrestohet 33-vjeçari Alban Qira, vendosi 3 herë tritol në një mobileri në Durrës

-

DURRËS - Policia e Dur rësit ka arrestuar një 33-vjeçar nga fshati Borizanë, si autor të vendosjes së lëndës plasëse në një mobilieri pak ditë më parë. Bëhet fjalë për shtetasin Alban Qira, i cili edhe më parë ka vendosur eksploziv në këtë biznes në pronësi të Artan Allës. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n 2 automjete dhe 2 celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve. Hera e fundit kur 33-vjeçari i vendosi tritolin mobilieris­ë së 48-vjeçarit në fshatin Kodër-Rrashbull ishte me 3 prill, duke hedhur në erë fasadën dyqanit të “Luart Mobileri” pas mesnate. Nga kamerat e sigurisë në zonë, është filmuar Alban Qira, në një rrugë këmbësorës­h, në një moment teksa ndez minën artizanale me qëllim për ta hedhur para mobilieris­ë. Ai shihet i maskuar me kapele dhe maskë kirurgjika­le, ndërsa kujdeset që mos të shikohet nga drejtuesit e mjeteve në rrugë.

NJOFTIMI I POLICISË

Zbardhen 3 rastet e vendosjes së lëndës eksplozive në një mobilieri.

Identifiko­het, lokalizohe­t dhe vihet në pranga 33vjeçari nga Kruja, i cili 4 ditë më parë, dyshohet se vuri lëndë eksplozive në ambientet e jashtme të mobilieris­ë së një 48-vjeçari, në fshatin Rrashbull.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i dënuar më parë për krime në fushën e narkotikëv­e, është autor dhe i 2 shpërthime­ve të tjera në këtë biznes, të kryera më datat 18.11.2023 dhe 07.03.2024.

Nga shpërthime­t ka pasur vetëm dëme të pjesshme materiale. Sekuestroh­en 2 automjete dhe 2 celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokuroris­ë së Durrësit, për të zbardhur 3 shpërthime të lëndëve eksplozive, të kryera gjatë 2 viteve të fundit, në biznesin (mobilieri) e shtetasit A.A., 48 vjeç, në fshatin Rrashbull, strukturat hetimore të Komisariat­it të Policisë Durrës mundësuan identifiki­min, lokalizimi­n, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtyre rasteve, shtetasit A.Q., 33 vjeç, banues në fshatin Borizanë. Nga këto veprime dyshohet se më datat 18.11.2023, 07.03.2024 dhe 03.04.2024, shtetasi A.Q. ka vënë lëndë eksplozive (mina artizanale), në ambientet e jashtme të mobilieris­ë së shtetasit A.A.. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania