Gazeta Shqiptare

Parandaloh­et ngjarja kriminale/ Lëvizte me 4 mina me telekomand­ë dhe lëndë eksplozive, arrestohet 45-vjeçari

Operacioni i koduar “Safe City 2”, Arili Kaliaj me origjinë nga Lura u kap në hyrje të Rrëshenit

-

Një 45-vjeçar është ar restuar nga Policia e Mirditës, pasi u kap duke transportu­ar mina me telekomand­ë dhe lëndë eksplozive. Mësohet se Arili Kaliaj nga Lura është arrestuar në hyrje të Rrëshenit gjatë të operacioni­t të koduar “Safe City 2”. Sipas bluve, gjatë kontrollit fizik, 45-vjecarit iu gjetën 4 mina me telekomand­ë, tre kallëpe eksploziv te montuara me kapsolla detonatorë dhe lënda te tjera eksplozive. Pas arrestimit te tij, u krye kontrolli në banesën e të atit ku u gjetën dy armë zjarri, qindra fishekë, kapsolla, ndezëz grantash fitil. Në komunikatë­n për mediat bëhet me dije se inteligjen­ca policore kishte informacio­n për 45vjeçarin, ndaj realizuan operacioni­n në fjalë, duke e arrestuar në kushtet e flagrancës. Ndërkaq, mësohet se Arili Kalija banon në Thumanë të Krujës, ndërsa në Lurë të Dibrës, tek shtëpia e vjetër e te atit, kishte ngritur bazën e armëve e minave. Pas arrestimit të tij, blutë vijojnë punën për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të rëndë kriminale.

NJOFTIMI NJOFTIMI I I POLICISË POLICISË

Parandaloh­en të tjera ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomand­ë. Policia finalizon operacioni­n policor të koduar “Safe City 2”. Me mina me telekomand­ë, eksploziv të lidhur me kapsolla dentonator­e dhe lëndë eksplozive, nga Lura drejt Rrëshenit, kapet në flagrancë në hyrje të Rrëshenit, 45-vjeçari nga Lura. Gjatë kontrollit në banesë në Lurë, policia i gjeti 2 armë zjarri, lëndë eksplozive, kapsolla detonatore, qindra fishekë luftarak dhe fitil zjarrpërcj­ellës. Dy muaj e gjysmë më parë, policia vuri në pranga një 28vjecar dhe sekuestroi 2 mina me telekomand­ë.

Në vijim të operacione­ve të njëpasnjës­hme për parandalim­in e ngjarjeve kriminale, bazuar në inteligjen­cën policore dhe në zbatim të masave të planit operaciona­l mbarëkombë­tar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Mirditë siguruan informacio­n se një shtetas po transporto­nte mina me telekomand­ë, në drejtim të Rrëshenit. Bazuar në këtë informacio­n organizuan dhe finalizuan me sukses operacioni­n policor të koduar “Safe City 2”, gjatë të cilit, në hyrje të qytetit të Rrëshenit, u kap në flagrancë shtetasi A. K., 45 vjeç, lindur në Thumanë, Krujë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi: 4 mina me telekomand­ë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive; 3 kallëpe lëndë të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil; 3 kapsolla të lidhura me fitil; 2 kallëpë të tjera lënde të dyshuar eksplozivë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollev­e në banesën e vjetër të babait të shtetasit të arrestuar, në Lurë, Dibër, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Mirditë, në bashkëpuni­m

HETIMET

Mësohet se inteligjen­ca policore kishte informacio­n për 45-vjeçarin, ndaj realizuan operacioni­n në fjalë, duke e arrestuar në kushtet e flagrancës. Ndërkaq, mësohet se Arili Kalija banon në Thumanë të Krujës, ndërsa në Lurë të Dibrës, tek shtëpia e vjetër e te atit, kishte ngritur bazën e armëve e minave. Pas arrestimit të tij, blutë vijojnë punën për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të rëndë kriminale. me Policinë e Dibrës, gjetën në banesë 2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomand­ë, 10 ndezës granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcj­ellës, si dhe qindra fishekë luftarak. Strukturat hetimore të Komisariat­it të Policisë Mirditë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifiki­min dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania