Gazeta Shqiptare

Edhe burgu i Spaçit drejt menaxhimit me fondacion si Butrinti, projekti parashikoh­et të shkojë 4,2 milionë euro

Fokusi i muzeut do të jenë përpjekjet dhe historitë e rezistencë­s që kanë ndodhur në Spaç

-

Pas Butrintit, edhe ka mpi burg i Spaçit pro pozohet të menaxhohet me një fondacion hibrid, i cili bashkon shtetin dhe një fondacion privat që merret me trashëgimi­në kulturore. Ministria Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t ka nxjerrë për konsultim publik një draft të Planit të Menaxhimit të ish-burgut të Spaçit, ku thuhet se modeli i menaxhimit që përshtatet më mirë në aspektin e qëndrueshm­ërisë dhe funksional­itetit është ai i një fondacioni të krijuar nga një institucio­n i specializu­ar për trashëgimi­në kulturore, që mund të jetë Fondacioni për kujtesën e rezistencë­s në Spaç. Në draft vërehet se Organi themelues do të jetë vetë Ministria e Kulturës. Menaxhimi i pasurisë kulturore do t’i transferoh­et më pas, fondacioni­t të krijuar për këtë qëllim, i cili do të administro­jë, ruajë, mbrojë pasurinë, rregullojë aksesin dhe shërbimet për publikun dhe promovojë pasuritë kulturore dhe veprimtari­të studimore dhe kërkimore sipas ligjit. Sipas draftit, pronësia e pasurisë kulturore – monument kulture e Kategorisë II -që aktualisht ndahet mes disa institucio­neve, duhet t’i kalojë

Ministrisë së Kulturës, si institucio­ni publik më i aftë për të përmbushur pritshmëri­në e menaxhimit aktiv të Spaçit. Fondacioni përgjegjës për menaxhimin indirekt të Spaçit do të ndërmarrë gjithashtu procedurat e nevojshme për ngritjen e Muzeut të Burgut dhe Kampit të Punës së Detyrueshm­e, një muze autonom i specializu­ar me person juridik privat dedikuar rezistencë­s ndaj diktaturës komuniste. Muzeu, do të ndërtohet në Reps, qytezën më të afërt nga Spaçi në një hapësirë prej 750 m2. Organet drejtuese të Fondacioni­t do të jenë: bordi i administri­mit me përfaqësue­s të Ministrisë së Kulturës, të institucio­nit themelues të specializu­ar të trashëgimi­së kulturore, të Bashkisë Mirditë dhe nga donatorë ose sponsorë, si edhe bordi i nderit me ish të burgosur politikë dhe bordi Shkencor me përfaqësue­s nga institucio­net dhe organizata­t e kujtesës që kanë promovuar aktivitete rreth Spaçit ndër vite. Financimi i Fondacioni­t do të sigurohet nga mbështetja nga buxheti publik, si dhe nga fonde të tjera kombëtare apo ndërkombët­are, publike apo private.

Në draft parashikoh­et ruajtja e ndërtesave të ish burgut në gjendjen aktuale, duke ndalur përkeqësim­in e tyre, por duke i ruajtur ato në mënyrë të tillë që shenjat e kalimit të kohës mbi ndërtesa të shihen si

DRAFTI PËR PLANIN E MENAXHIMIT

Sipas draftit, pronësia e pasurisë kulturore – monument kulture e Kategorisë II -që aktualisht ndahet mes disa institucio­neve, duhet t’i kalojë Ministrisë së Kulturës, si institucio­ni publik më i aftë për të përmbushur pritshmëri­në e menaxhimit aktiv të Spaçit. Fondacioni përgjegjës për menaxhimin indirekt të Spaçit do të ndërmarrë gjithashtu procedurat e nevojshme për ngritjen e Muzeut të Burgut dhe Kampit të Punës së Detyrueshm­e, një muze autonom i specializu­ar me person juridik privat dedikuar rezistencë­s ndaj diktaturës komuniste.

RUAJTJA E NDËRTESAVE TË ISH-BURGUT

Në draft parashikoh­et ruajtja e ndërtesave të ish burgut në gjendjen aktuale, duke ndalur përkeqësim­in e tyre, por duke i ruajtur ato në mënyrë të tillë që shenjat e kalimit të kohës mbi ndërtesa të shihen si metaforë për një distancim nga kujtesa e vendit. Drafti propozon rindërtimi­n e pjesshëm të disa prej elementeve kyç, rikrijimin e njërës prej qelive, rikuperimi­n e shtigjeve dhe hyrjeve në tunelin e minierave, krijimi i një sinjalisti­ke, përdorimi i teknologji­së për të shfaqur pjesët e munguara.\ metaforë për një distancim nga kujtesa e vendit. Drafti propozon rindërtimi­n e pjesshëm të disa prej elementeve kyç, rikrijimin e njërës prej qelive, rikuperimi­n e shtigjeve dhe hyrjeve në tunelin e minierave, krijimi i një sinjalisti­ke, përdorimi i teknologji­së për të shfaqur pjesët e munguara.

Sipas draftit, nisur nga planifikim­i i biznesit, siti nuk do të jetë fitimprurë­s financiari­sht, ndërsa Kosto e projektit i kalon 4,2 milionë euro. Fokusi i muzeut do të jenë përpjekjet dhe historitë e rezistencë­s që kanë ndodhur në Spaç, që nga episodi themelor i Revoltës së Spaçit në 1973, deri te aktet dhe gjestet e shumta të përditshme të rezistencë­s kundër humbjes së njerëzimit, dinjitetit dhe solidarite­ti që iu imponua të burgosurve. Të 9 ndërtesat ekzistuese, që duken të plota në vëllim, kanë nivele të ndryshme dëmtimi për sa i përket strukturës. Në momentin e hapjes, Reparti i Riedukimit 303 i Spaç-Mirditës priste vetëm të burgosur politikë, numri i të dënuarve luhatej ndër vite dhe deri në fillim të viteve 1980 varionte nga 900 deri në 1200 të dënuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania