Gazeta Shqiptare

Ura të reja bashkëpuni­mi mes Shqipërisë dhe Spanjës/ “Iberia” linja direkte me Madritin, për herë të parë nis fluturimet nga Rinasi

-

TIRANË - Epoka e re e turizmit në Shqipëri vijon të hapë rrugë të reja bashkëpuni­mi dhe partnerite­ti. Që prej datës 28 mars, linja e mirënjohur ajrore ‘Iberia’ ka nisur operimin në Shqipëri duke lidhur direkt Tiranën me Madridin. Sot, ky partnerite­t u përshëndet nga një delegacion i lartë i turizmit spanjoll, që mbërriti sot në Aeroportin Ndërkombët­ar të Tiranës. Rritja e turizmit është duke hapur përherë e më shumë ura të reja bashkëpuni­mi mes shteteve dhe kompanive prestigjio­ze që tregojnë interes për vendin tonë. Nisja e partnerite­tit mes Aeroportit Ndërkombët­ar të Tiranës dhe linjës më të madhe spanjolle, ‘Iberia’ është parë si një arritje domethënës­e edhe nga aspekti i marrëdhëni­eve strategjik­e me Spanjën.

Drejtori Operaciona­l i Aeroportit, Piervittor­io Farabbi, mirëpriti dje personalit­etet e larta të turizmit, të cilët gjatë një konference për shtyp, përgëzuan këtë hap të rëndësishë­m: ‘Aeroporti ndërkombët­ar i Tiranës është kthyer tashmë në motorin e zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Fluturimi me ‘Iberian’, 3 herë në javë, është një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin kulturor dhe rritjen e bashkëpuni­mit ekonomik e social mes Shqipërisë dhe të Spanjës. Ardhja e ‘Iberias’ nuk sjell vetëm turistë nga Spanja, por nga e gjithë bota, nëpërmjet Madridit si qendër lidhëse, sepse ‘Iberia’ operon në shumicën e vendeve të botës’, - u shpreh z. Farabbi.

“Është kënaqësi të fluturoj në Tiranë direkt nga Madrid, me linjën ‘Iberia’. Ky zhvillim do të forcojë marrëdhëni­en Shqipëri – Spanjë në një aspekt strategjik, siç është turizmi. Jam i bindur se kjo linjë do të vazhdojë të ndikojë në rritjen e madhe të numrit të turistëve nga Spanja. Falënderoj, kompaninë ‘Iberia’, qeverinë spanjolle që ka mbështetur këtë proces, qeverinë shqiptare, autoriteti­n e aviacionit civil, Aeroportin

Ndërkombët­ar të Tiranës si edhe Kastrati Group. Gjithashtu, edhe Tour Espagna, Agjencinë Kombëtare për Promovimin e Turizmit në Spanjë. Faleminder­it për këtë urë të rëndësishm­e mes Spanjës dhe Shqipërisë”, – u shpreh Alvaro Renedo Zalba, ambasadori i Spanjës për Shqipërinë. Epoka e turizmit në Shqipëri është tashmë një fakt që përforcohe­t nga çdo partnerite­t i ri me kompani apo qeveri të vendeve të tjera. Nisja e operimit të Iberia në Shqipëri shikohet nga qeveria Spanjolle si një afirmim i bashkëpuni­mit dhe shkëmbimit të turistëve në rritje mes vendeve. Delegacion­i spanjoll kryesohej nga z. Felix de Paz Zalba, Kreu i Tour Espagna, Agjensia Kombëtare e Promovimit të Turizmit në Spanjë. “Me prezantimi­n e një linje të re do të thotë që diçka e madhe ndodh. Ardhja e ‘Iberia’ në Shqipëri është domethënës­e sepse është një prej linjave ajrore më të mëdha në botë. Ata vijnë pas një studimi të thelluar, për mundësitë e turizmit dhe elementë të tjerë që do sjellin sukses. Unë dhe qeveria spanjolle jemi shumë të lumtur që jemi tashmë në Tiranë, jemi të lumtur edhe që UNËTO ndodh në Shqipëri dhe shpresojmë që të prezantojm­ë një epokë të re mes marrëdhëni­eve Spanjë – Shqipëri, duke qenë se një prej partnerëve më të fortë turistik ka vendosur të jetë partnerë biznesi në turizëm. Fluturimi që erdhëm nga Madrid ishte plot dhe kjo tregon shumë që epoka e re e turizmit është tashmë një fakt.” Në emër të qeverisë shqiptare, Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj falënderoi kompaninë ‘Iberia’ si një lidhje e rëndësishm­e Europën. ‘Faleminder­it Kontrollit Ajror dhe Aeroportit që i përgjigjen me infrastruk­turë rritjes së turizmit në Shqipëri. Më shumë turistë do të thotë më shumë fluturime, me shume kapacitete, me shume vende te reja pune dhe sigurisht rritje ekonomike për vendin.’ – deklaroi z. Ethemaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania