Gazeta Shqiptare

Denoncimi, Salianji: PS frikë nga hetimi i TIMS, lëvizën drejtorët e DSIK

Nallbati në komisionin hetimor: Pala përballë kanë ardhur si avokatë “Po falsifikoh­en protokolle­t në Policinë e Shtetit”

-

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamenta­r për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS bëri një denoncim gjatë mbledhjes që u zhvillua mesditën e kësaj të hëne. Salianji tha se mazhoranca është e frikësuar nga hetimi. Ai vuri në pah se po lëvizen drejtuesit e Drejtorisë së Informacio­nit të Klasifikua­r si dhe në Policinë e Shtetit po falsifikoh­en procesverb­alet dhe protokolle­t.

Ervin Salianji: Ju jeni të shqetësuar dhe e tregoni këtë që nga zhvendosja e drejtorëve që po bëni te Drejtoria e Informacio­ni të Klasifikua­r, nga falsifikim­i i provave dhe protokolle­ve në Policinë e Shtetit. Ju jeni të shqetësuar. Po të doni të bëni spektakël e kthejmë, por nuk është faji im që ju thoni paskemi pasur lajthitje ne dhe pse ti kape lajthitjen tonë. Zotëri, këtu ka vetëm një gjë dhe plani paraprak ka dalë në media dy ditë më pas ju është shpërndarë ju. Ju ricitoj tani, unë mendoj thotë anëtarja e këtij komisioni Blerina Gjylameti unë mendoj se duhet të thërrasin edhe zotin Sali Berisha, ish-kryeminist­ër, edhe zotin Lulzim Basha ish-ministër i Brendshëm sepse ka të bëjë me TIMS-in. Tani ça t’ju them unë? Ju ka ardhur me email plani paraprak i hetimit nga sekretaria e hetimit që në datën 5 prill.

Me një thirrje, deputeti demokrat iu drejtua edhe strukturav­e të Policisë së Shtetit.

“Një thirrje për institucio­net, sidomos për Policinë që të mos falsifikoj­ë procesverb­ale apo protokolle apo akte të tjera, që do jenë objekt i këtij Komisioni Hetimor. Unë besoj se një kontribut do të ketë edhe nga PS, se dihet se ata e duan shumë reformën në drejtësi”,-u shpreh Salianji.

Mbledhja u shoqërua nga debatet pasi PS kërkoi ndryshimin e planit të hetimit dhe heqjen e emrit të ishkryemin­istrit Sali Berisha si dëshmitar pasi ndodhet në masën arrest shtëpie. Javën e kaluar socialistë­t kërkuan në komision që të shtoheshin në listën e dëshmitarë­ve Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.

Anëtari zëvendësue­s i PD në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, Bledion Nallbati, tha me ironi se komisioni hetimor është kthyer në komision 5D.

Nallbati theksoi se pala përballë ka ardhur si avokatë të palës tjetër, duke iu tërhequr vëmendjen që të jenë më seriozë.

Bledion Nallbati: Nuk kemi ardhur këtu për të bërë teatër. Mazhoranca bën propozime dhe thotë më pas bëjmë shaka. Nëse këtë e bëkan ekspertët, unë kam propozim që ta bëjmë koncesion dhe zgjidhet problemi. Për mënyrën sesi bëhet koncesioni e dini ju se ia keni marrë dorën.

Komisioni është kthyer në komision 5D. Ne kemi ardhur të hetojmë institucio­net. Pala përballë ka ardhur këtu në palën e avokatit dhe keni gabuar pozicion. Bëni mirë të bëni detyrën që iu ka ngarkuar ky Komision.

Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji është përplasur me anëtarët socialistë të komisionit.

Debate ai ka pasur edhe me deputetin e PS, Xhemal Qefalia pasi ky i fundit duke ndërhyrë nga vendi e ka ndërprerë disa herë.

DEBATI

(Xhemal Qefalia, deputet i PS ndërhyn pa mikrofon)

Salianji: Gjeneral vetëm armët mund t’i luajmë, me fjalë nuk keni gjë se jeni kaps. Nxirr armët zoti Gjeneral se me fjalë e keni humbur.

Salianji: Merreni procesverb­alin. Kjo që bëni ju, përveç estradës, sepse pjesa tjetër nuk e merr dot fjalën. Pse e bëni komisionin sikur të jetë pazar.

Gogu: Të paskan tërhequr vërejtje vërtetë? Ore është mërzitur Gazi pse e ke thirrur ti?

Salianji: Jam këtu me këmbët e mia, nuk më ka sjellë njeri, por mos u bëj zhurmues, po kërcen nga belaja.

Gogu: Nuk bëhesh dot gjyqtar i Sali Berishës. Do ta zbresësh nga ballkoni, por nuk e zbret dot ti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania