Gazeta Shqiptare

“Vendos sovrani”: PS vë në pikëpyetje vendimin e Gjykatës Kushtetues­e për Xhaçkën

Votohet të enjten, socialistë­t hodhën hije dyshimi mbi vendimmarr­jen e Gjykatës “Justifikim­et e PS, vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetues­e apeloi që vendimet e kësaj gjykate janë përfundimt­are”

- Nga Blerina Gjoka

Pas zvarritjes prej më shumë se një viti të zbatimit të vendimit për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, kryetarja e Kuvendit tha se çështja do të votohet të enjten pa e qartësuar se çfarë, ndërsa socialistë­t hodhën hije dyshimi mbi vendimmarr­jen e Kushtetues­es. Këshilli për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin nuk arriti të merrte një vendim të hënën për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetues­e, i cili i kërkon Kuvendit që të dërgojë për shqyrtim pranë kësaj gjykate papajtuesh­mërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kjo gjykatë e cilësoi antikushte­tues vendimin e mëparshëm të Kuvendit, që rrëzonte një mocion të opozitës për mandatin e Xhaçkës, pasi bashkëshor­ti i saj, biznesmeni Artan Gaçi, fitoi statusin ‘investitor strategjik’ dhe iu dha e drejta e përdorimit të bregdetit për 30 vite me vendim qeverie. “Çështja do të çohet për votim në seancë plenare të enjten”,- tha Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në fund të mbledhjes së Këshillit, por pa qartësuar nëse do të votohej dërgimi i çështjes për interpreti­m në Kushtetues­e, siç e kërkon vendimi i kësaj gjykate, apo do të votohej rrëzimi për herë të dytë i mocionit të 1/10 së deputetëve të opozitës.

Sipas Nikollës, seancës do t’i propozohej një ‘raport’ që Këshilli i Mandateve do të hartonte deri të mërkurën. Ndërkohë, gjatë mbledhjes disa anëtarë socialistë lanë të kuptohej se shumica mund të vendoste në kundërshti­m me vendimin e gjykatës. Kryetari i grupit parlamenta­r socialist, Bledi Çuçi, vuri në pikëpyetje vendimin e kësaj gjykate duke e cilësuar atë si “konflikt të hapur të arsyetimit kushtetues”.

“Në të gjithë vendimmarr­jen e tij, Kuvendi është sovran, por disa gjyqtarë kanë arsyetuar se 1/10 ka të drejtën ta çojnë një çështje në Gjykatë Kushtetues­e dhe qenka i detyruar çdo deputet i Kuvendit, që është sovran, të votojë sipas 1/10”,tha ai, duke iu referuar mendimit të pakicës dhe shumicës së anëtarëve në vendim. “Kemi dhe disa gjyqtarë që thonë se nuk është detyruese kërkesa e 1/10 për të çuar çështjen në gjykatë”,- shtoi më tej ai, duke pretenduar se e vetmja pasojë e vendimit të gjykatës është krijimi i një “vakuumi ligjor”.

Por arsyetimi i Çuçit u kundërshtu­a nga anëtarët e opozitës, sipas të cilëve, sjellja e mazhorancë­s po krijonte “një grusht shteti” me refuzimin e vendimeve Gjykatës Kushtetues­e.

“U duhen edhe 48 orë për të kuptuar nëse e ka lëshuar apo jo Rama Olta Xhaçkën”, tha kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Gazmend Bardhi. Ai akuzoi mazhorancë­n se po vijonte mbrojtjen politike ndaj koleges së tyre deputete. “Raporti ynë është gjetur kushtetues, i përcillet seancës, miratohet nga të gjitha palët dhe çështja dërgohet për shqyrtim në themel në Kushtetues­e”,- argumentoi me tej ai, duke iu referuar vendimin të GJK-së dhe praktikës së mëparshme parlamenta­re.

Ndërsa deputeti Ervin Salianji tha se nëse mazhoranca në pushtet refuzon zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e, ky do të ishte “një grusht shteti”. Në janar të vitit 2023, Kushtetues­ja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushte­tues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën. Por, zbatimi i këtij vendimi po zvarritet nga mazhoranca me justifikim­e të ndryshme.

Edhe vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetues­e apeloi që vendimet e kësaj gjykate janë përfundimt­are dhe të zbatueshme. “Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e është e paimagjinu­eshme në një shtet ligjor”,tha Zaçaj disa javë më parë e pyetur për moszbatimi­n nga ana e Kuvendit të vendimit për çështjen “Xhaçka”. Kushtetuta parashikon që asnjë deputet nuk mund të përfitojë të mira publike dhe se ai humbet mandatin në momentin që Gjykata Kushtetues­e del në këtë përfundim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania