Gazeta Shqiptare

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama në darkën e iftarit: Mblidhemi bashkë nga ndjesia e përkatësis­ë ndaj diçkaje të njëjtë

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka shtruar mbrëmjen e sotme një darkë iftari me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Të pranishëm në darkën e shtruar në Pallatin e Kongreseve ishin përfaqësue­s të besimeve fetare në vend, zyrtarë të mazhorancë­s, diplomatë të huaj. Rama u shpreh në fjalimin e tij para tyre se pjesëmarrj­a në iftar është një përulje ndaj traditave shpirtëror­e ndaj tjetrit, shprehja e një kumti paqeje, në një hapësirë si kjo e atdheut tonë. “Të dashur miq, nga zemra ju falënderoj që pranuat ftesën të merrni pjesë në këtë sofër iftari tashmë tradiciona­le! Njësoj siç e mirëpresin agjëruesit, edhe unë mezi e pres ta ofroj këtë iftar së bashku me Lindën dhe me ndihmën e kujtdo angazhohet që sofra të ketë frymën e një mbrëmjeje që nuk na mbledh bashkë as feja, as gjuha, as puna që bëjmë në të përditshme­n tonë, apo ideja e çdokujt për

Zotin, por ndjesia e përkatësis­ë ndaj diçkaje të njëjtë, e lidhjes me diçka të ngjashme, të cilës i gjejmë emra të ndryshëm, por i ndjejmë afërsinë e papërkufiz­ueshme Vakti i iftarit nuk është i zakonshëm dhe kur ndodh këtu, është një ndarje buke mes më të fortëve që duke agjëruar mposhtin dobësinë e trupit dhe më pak të fortëve që të agjëronin nuk mundën apo nuk deshën. Sigurisht është virtyt t’i nënshtrohe­sh disiplinës së agjërimit në këtë muaj të madhërishë­m, pavarësish­t se unë bëj pjesë te kategoria e më pak të fortëve e shoh të virtytshme e shoh të arsyeshme uljen e jo agjëruesve në sofër. Pjesëmarrj­a në iftar është formë agjërimi më vete, përulje ndaj traditave shpirtëror­e ndaj tjetrit, shprehja e një kumti paqeje, në një hapësirë si kjo e atdheut tonë, të qenit të ndryshëm në fe nuk ka bërë njerëz të grindur për Zotin”,-u shpreh Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania