Gazeta Shqiptare

Abuzimi me tenderat e shkollës/ SPAK merr të pandehur tre zyrtarë të Bashkisë së Tropojës

I dhanë tenderin kompanisë që dha ofertën 8 milionë lekë më të lartë Kallëzimi i KLSH për abuzimin, Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet

-

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar he timet për abuzimin me tenderat në shkollën “Asim Vokshi” në Tropojë dhe ka dërguar për gjykim tre të pandehurit, Zenel Çela, Ramiz Bardhi dhe Rexhep Ismajlisuf­aj, që po hetohen në gjendje të lirë. Pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, SPAK nisi procedimin penal për procedurën e ndjekur nga autoriteti kontraktor Bashkia Tropojë, në prokurimin publik me objekt “Shkolla “Asim Vokshi” palestër dhe terrene sportive dhe sistemime të jashtme në gjimnazin “Asim Vokshi””, me fond limit 50.319.591 lekë, pa Tvsh, lloji i procedurës e hapur. Nga hetimet ka rezultuar se 3 të pandehurit me veprimet e tyre si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, gjatë vlerësimit të ofertave, nuk kanë trajtuar në mënyrë të barabartë operatorët ekonomikë pjesëmarrë­s në procedurën e prokurimit. SPAK bën me dije se megjithëse Bashkimi i Operatorëv­e Ekonomikë “Halili 1 & Shendelli”, ka paraqitur ofertën më të ulët në vlerën 42.072.833 lekë, pa Tvsh, tre të akuzuarit në kundërshti­m me Ligjin dhe Rregullat e prokurimit publik, si dhe me kriterin e vendosur në dokumentet standarde të tenderit, kanë shpallur fitues operatorin ekonomik “4 A-M”, me ofertën 50.269.533 lekë pa Tvsh, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 8.196.700 lekë (si diferencë midis dy ofertave).

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe

Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me marrëveshj­e për pranimin e fajësisë, të procedimit penal Nr. 288, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve:

Zenel Çela, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, parashikua­r nga neni 258, i Kodit Penal (hetuar në gjendje të lirë);

Ramiz Bardhi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, parashikua­r nga neni 258, i Kodit Penal (hetuar në gjendje të lirë);

Rexhep Ismajlisuf­aj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, parashikua­r nga neni 258, i

ZYRTARËT PRANOJNË FAJËSINË

Sipas SPAK zyrtarët ia kanë dhënë tenderin kompanisë “4 A-M” që dha ofertën 8 mln lekë më të lartë e jo kompanisë “Halili 1 & Shendelli”, e cila kishte paraqitur ofertën më të ulët në vlerën 42.072.833 lekë, pa Tvsh. SPAK bëri dje me dije se dërgoi për gjykim Zenel Çelën, Ramiz Bardhin dhe Rexhep Ismajlisuf­aj, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të hetuar në gjendje të lirë në kuadër të procedimit penal Nr. 288, të vitit 2021. Vetë zyrtarët kanë pranuar fajësinë dhe SPAK dorëzoi në GJKKO kërkesën me marrëveshj­e për pranimin e fajësisë në ngarkim të tyre.

Kodit Penal (hetuar gjendje të lirë);

Procedimi penal Nr. 288, i vitit 2021, është regjistrua­r mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Objekt i hetimit të këtij procedimi penal ka qenë procedura e ndjekur nga autoriteti kontraktor Bashkia Tropojë, në prokurimin publik me objekt “Shkolla “Asim Vokshi”palestër dhe terrene sportive dhe sistemime të jashtme në gjimnazin “Asim Vokshi””, me fond limit 50.319.591 lekë, pa Tvsh, lloji i procedurës e hapur.

Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbullua­ra në funksion të hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar, se të pandehurit me veprimet e tyre si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, gjatë vlerësimit të ofertave, nuk kanë trajtuar në mënyrë të barabartë operatorët ekonomikë pjesëmarrë­s në procedurën e prokurimit me objekt “Shkolla “Asim Vokshi””, Bashkia Tropojë. Megjithëse Bashkimi i Operatorëv­e Ekonomikë “Halili 1 & Shendelli”, ka paraqitur ofertën më të ulët në vlerën 42.072.833 lekë, pa Tvsh, të pandehurit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshti­m me Ligjin dhe Rregullat e prokurimit publik, si dhe me kriterin e vendosur në dokumentat standarte të tenderit, kanë shpallur fitues operatorin ekonomik “4 A-M”, me ofertën 50.269.533 lekë pa Tvsh, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 8.196.700 lekë (si diferencë midis dy ofertave).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania