Gazeta Shqiptare

Operacioni “Tempulli 2”/ Shisnin dhe kultivonin drogë, përfundojn­ë në pranga 5 persona në Lezhë

Goditen 3 raste të veprimtari­së kriminale, sekuestroh­en 2450 fara kanabisi e kokainë

-

Policia e Lezhës ka godi tur 3 raste të veprim tarive kriminale në fushën e narkotikëv­e gjatë operacioni­t të koduar Tempulli 2", duke vënë në pranga 5 persona. Në rastin e parë, 3 persona në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin ishin implikuar në fushën e narkotikëv­e. Gjatë kontrollev­e në banesa iu gjetën 2450 fara kanabisi, një sasi lënde narkotike kanabis sativa, një grirëse për lëndën narkotike dhe 3 celularë. Policia arrestoi 36vjeçarin Fatjon Canga, 39vjeçarin Erbardh Gjeloshi dhe 34-vjeçarin Xhovano Ivanaj. Ndërkohë, në pranga ranë edhe dy të rinj, 23-vjeçari Aldo Dodaj dhe Kristjan Bazol, 29 vjeç. Mësohet se të dyve iu janë gjetur doza kanabisi dhe kokaine, të cilat dyshohet se i shisnin në afërsi të shkollave.

NJOFTIMI I POLICISË Si rezultat i punës së vazhdueshm­e policore dhe hetimore që po kryhet në kuadër të megaoperac­ionit mbarëkombë­tar të koduar “Tempulli 2”, me objektiv parandalim­in, konstatimi­n dhe goditjen e tentativav­e për kultivimin të bimëve narkotike, si dhe të rasteve të shitjes në sasi dhe/ ose doza të lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme, specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e, në bashkëpuni­m me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, të mbështetur nga informacio­net nga inteligjen­ca policore, goditën 3 raste në këto fusha.

Pas shkëmbimit të informacio­nit me Policinë e Shkodrës dhe koordinimi­t të punës me të, u arrestuan në flagrancë, në qytetin e Lezhës, shtetasit F.C., 36 vjeç, Gj.I., 34 vjeç dhe E.Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, janë implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëv­e.

Nga kontrollet fizike dhe në banesa, këtyre shtetasve iu gjetën 2450 fara kanabisi, një sasi lënde narkotike kanabis sativa, një grirëse për lëndën narkotike dhe 3 celularë.

Në bashkëpuni­m me specialist­ët e qarkullimi­t rrugor të DVP Lezhë, arrestua në flagrancë shtetasi A.D., 23 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, dyshohet me

PERSONAT E ARRESTUAR

1.Fatjon Canga, 36 vjeç

2.Erbardh Gjeloshi, 39 vjeç

3. Xhovano Ivanaj, 34 vjeç

4.Aldo Dodaj, 23 vjeç

5.Kristjan Bazol, 29 vjeç qëllim shitjen në afërsi të shkollave.

U arrestua në flagrancë shtetasi K.B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në doza, dyshohet me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.

Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania