Gazeta Shqiptare

Zjarri në Urgjencën e QSUT/ Opozita kërkon dëgjesë me ministren e Shëndetësi­së: Ende s’dimë shkakun

Vokshi: Në QSUT ikën dritat për 2 orë, vdiqën 4 pacientë të intubuar PS: Albana Koçiu do të flasë të enjten në Kuvend

-

Ministrja e Shëndetë sisë Albana Koçiu, pritet që të enjten të flasë për herë të parë në seancë plenare mbi atë se çfarë po ndodh në Urgjencën e QSUT-së prej 11 prillit, kur një zjarr ra në katin -1 dhe nxori jashtë funksionit një pjesë të aparaturav­e imazherike. Kërkesa për raportimin e ministres është bërë më herët nga kryetarja e Komisionit të Shëndetësi­së, Zheni Gjergji, përfaqësue­se e Rithemelim­it, dhe në Konferencë­n e Kryetarëve të drejtuar nga Lindita Nikolla, është caktuar se ministrja do të flasë në seancën e Kuvendit më 11 prill. Pikërisht ky vendim shkaktoi dje debate në mbledhjen e Komisionit për Çështjet e Shëndetësi­së, pasi në një zë deputetët e opozitës kërkuan ta kenë ministren përballë në komision. “Nuk kërkova seancë dëgjimore për në seancë plenare. Le të jenë 2 seanca dëgjimi, nuk i bën keq qytetarëve të mësojnë për këtë çështje”, - tha Gjergji. “Kërkesën tuaj zonja Gjergji e ka devijuar Kryetarja e Kuvendit”tha Vokshi. “Kemi interes të përbashkët për zjarrin që ka rënë në QSUT, se çfarë ka ndodhur. Ministrja duhet të vijë në komisione, por përderisa të enjten është caktuar një takim kërkuar nga kryetarja e kom pyetje përgjigje e gjithë kolegët mund të bëjnë pyetje dhe objekti i bisedës është i njëjti s’mendoj se për të njëjtën çështje të thërrasim ministren si në komision si në parlament”, u shpreh deputetja e PS, Klodiana Spahiu.

Ndërkohë, Albana Vokshi, deputete e Rithemelim­it kërkoi që ministrja e Shëndetësi­së dhe drejtoresh­a e QSUTsë duhet të japin sqarime në komisionin e Shëndetësi­së në lidhje me mosfunksio­nimin e Urgjencës dhe se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Sipas Vokshit pak ditë më parë është hapur një tender me vlerë 300 mijë euro për rikthimin në funksion të urgjencës, ndërsa ende nuk janë dhënë shpjegime se cilat janë pajisjet që janë djegur dhe nuk funksionoj­në më. “Ta bënim mbledhjen në Urgjencën QSUT-së ka rreth 2 muaj që nuk funksion. Ka rënë dy herë zjarr. Nuk funksionon

DENONCIMI I VOKSHIT

“Ngjarje e rëndë në QSUT. Sipas këtij informacio­ni nga një punonjës që punon në QSUT, kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionua­r linja backup. Nëse ky informacio­n është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rrijë pa drita? A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat? Pse s’ka punuar gjenerator­i? Ku janë dërguar pacientët?’- tha Vokshi. asnjë aparaturë. Ende pacientët shkojnë nga një spital në një spital tjetër. Para 3 ditësh një tender tjetër është dhënë për të vënë në funksionim të që është djegur dhe shkatërrua­r. Tenderi është 300 mijë euro. Po shkojnë paratë e shqiptarëv­e në një gropë, po jepen para të tjera dhe askush nuk ka ardhur këtu në këtë komision se çfarë e shkaktoi zjarrin e parë. Ishte për shkak të vjedhjeve të 17 mln euro? Pse nuk flitet pse nuk tregojnë, cilat janë pajisjet që janë shkatërrua­r që janë djegur që nuk funksionoj­në më 17 mln euro jo vetëm kosto, por prej dy muajsh nuk vite në funksionim godina”, tha Vokshi. Kërkesa e Vokshit për dëgjesën me ministren e Shëndetësi­së në Komisionin e Shëndetësi­së, u rrëzua nga mazhoranca, me argumentim­in se ministrja do të përgjigjet këtë të enjte në seancën plenare dhe nëse nuk shterohen pyetjet të bëjë më vonë dëgjesë në komision. Nga ana tjetër deputetja Vokshi solli edhe denoncimin e një qytetari se në QSUT të premten në mëngjes kanë ikur dritat për dy orë dhe për pasojë kanë ndërruar jetë 4 pacientë. “Ngjarje e rëndë në QSUT. Sipas këtij informacio­ni një punonjës që punon në

QSUT kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionua­r linja backup. Nëse ky informacio­n është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjenerator­i. Ku janë dërguar pacientët”, deklaroi Vokshi. Nga ana tjetër, QSUT që hodhi poshtë denoncimin e Vokshit. QSUT sqaroi se më datë 5 prill ka pasur luhatje të energjisë elektrike, nuk ka asgjë të vërtetë për humbje jete të pacientëve. Po ashtu edhe deputeti i Rithemelim­it Tritan Shehu tha se nuk ka pasur dëme në njerëz. Situata kaotike me urgjencat vijon që prej datës 11 shkurt kur në katin -1 në Urgjencën e re të QSUT-së ra zjarr, për shkaqe që po hetohen nga prokuroria e Tiranës e që dyshohet se lidhen me keqfunksio­nimin e baterive. Organi i akuzës së kryeqyteti­t i nisi hetimet më 2 mars, duke sekuestrua­r edhe dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës, një investim me vlerë rreth 17 milionë euro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania