Gazeta Shqiptare

“U fikën dritat 2 orë e vdiqën 4 të intubuar” Reagon QSUT: E pavërtetë, pati luhatje energjie, por jeta e pacientëve s’është cenuar

-

TIRANË - Pas deklaratës së deputetes së Rithemelim­it, Albana Vokshi se mëngjesin e së premtes kanë ikur dritat për dy orë në QSUT dhe për pasojë kanë humbur jetën 4 pacientë të intubuar, ka reaguar Qendra Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”. Sipas QSUT-së në datën 5 prill në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacio­nit Qendror, por kjo nuk ka cenuar shëndetin e pacientëve. QSUT bën me dije se reagimi i stafit teknik ka qenë i menjëhersh­ëm, duke i dhënë zgjidhje problemati­kës dhe duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizim­in e situatës. “QSUNT shpreh keqardhje për deklaratat e pavërteta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësi­në, të cilat afektojnë drejtpërdr­ejtë pacientët dhe shëndetin e tyre. Qendra Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”, sa i takon deklaratav­e të bëra nga anëtarët e komisionit për ndërprerje të energjisë elektrike në një prej godinave të këtij spitali sqaron si më poshtë vijon: Në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacio­nit Qendror. I menjëhersh­ëm ka qenë reagimi i teknikëve shtesë të gatishmëri­së të QSUT-së të cilët në bashkëpuni­m me Operatorin e Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike i kanë dhënë zgjidhje kësaj problemati­ke duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizim­in e situatës. QSUNT sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë sikurse është raportuar ditën e sotme për humbje jete të pacientëve dhe se shërbimi ndaj tyre nuk është cenuar në asnjë moment”, - thuhet në reagim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania