Gazeta Shqiptare

Tirana qendra e Turizmit Europian/ Veliaj e Kumbaro takojnë sekretarin e OBT për Europën: Do të hapim një akademi ekselence për turizmin

Pololikash­vili: Rama ka transformu­ar vendin nga errësira në dritë. Shndërrimi në vend, rezultat i lidershipi­t

-

Kryebashki­aku Erion Veliaj dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, pritën në takim Sekretarin e Përgjithsh­ëm të Organizatë­s Botërore të Turizmit për Europën, Zurab Pololikash­vili, në vijim të mbledhjes së 70-të të kësaj organizate, që mbahet në Tiranë, me pjesëmarrj­en e përfaqësue­sve të sektorit të turizmit nga 40 shtete të Europës.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj dha idenë për krijimin e një akademie ekselence të turizmit për përballuar fluksin e jashtëzako­nshëm të vizitorëve në vendin tonë, por edhe në rajon. “Dua të falënderoj gjithë skuadrën, por kemi edhe një lajm të mirë. Ashtu siç kishim modelin e Kolegjit të Europës, kemi një ide të cilën sapo e kemi ngjizur, për të pasur një akademi ekselence të turizmit. Ne kemi sot një bum të jashtëzako­nshëm dhe duhet që ta përballojm­ë këtë. Se ndryshe do të kemi sfida të tjera. Ne duhet të përgatitem­i si drejtorët ekzekutivë të hoteleve me 5 yje dhe resorteve, të jenë staf shqiptar, edhe pse jemi shumë të hapur për të gjithë ata të huaj që po punojnë sot në Shqipëri. Por, ka ardhur koha që rajoni të bashkëpuno­jë si për Kolegjin e Europës, për stafet që do të na çojnë drejt Bashkimit Europian, sot do të bashkëpuno­jmë për stafet e ekselencës që do të menaxhojë gjithë biznesin e turizmit, që gjithmonë e më shumë për Shqipërinë, por edhe për rajonin, është një bekim i madh”,-u shpreh Veliaj. Ministrja Kumbaro tha se Tirana e ka arritur objektivin për të pasur turizëm 365 ditë të vitit, duke theksuar se sot kryeqyteti është vendi ku të gjithë duan të organizojn­ë eventet e tyre, pasi në Tiranë i gjen të gjitha. “Tirana e ka arritur atë objektiv, pra 365 ditë turizëm. Tirana është vendi që të gjithë duan që të organizojn­ë, ta përdorin, të jenë, ta shijojnë për eventet dhe për mbledhjet. Prandaj, Tirana mirëpret këtë vit, për të parën herë, Komisionin për Europën të Organizatë­s Botërore të Turizmit me 40 delegacion­e të nivelit të lartë, nga të gjitha vendet e kontinenti­t europian. Në Tiranë i gjen të gjitha”, pohoi ajo. Ndërkohë, sekretari i Përgjithsh­ëm të Organizatë­s Botërore të Turizmit për Europën, Zurab Pololikash­vili falënderoi kryebashki­akun Veliaj dhe kryeminist­rin Edi Rama për mikpritjen në Tiranë. Ai u shpreh se ky event i shërben jo vetëm Tiranës, por të gjithë rajonit, ndërsa vlerësoi transformi­min e kryeqyteti­t, duke theksuar se po bëhet çdo vit e më i bukur me ndërtesa dhe investime të reja. “Jam shumë i lumtur që shoh, në herën time të dytë që vizitoj Tiranën, që ky qytet po ndryshon çdo ditë, Tirana po ndryshon çdo vit, është duke u bërë më e bukur, me ndërtesa dhe ndërtime të reja. Në të njëjtën kohë prezantuam dhe duam të çojmë përpara këtë dokument shumë të rëndësishë­m, që konsiston në investimet në Tiranë dhe në Shqipëri. Jam i sigurt dhe

AKADEMIA PËR TURIZMIN

“Dua të falënderoj gjithë skuadrën, por kemi edhe një lajm të mirë. Ashtu siç kishim modelin e Kolegjit të Europës, kemi një ide të cilën sapo e kemi ngjizur, për të pasur një akademi ekselence të turizmit. Ne kemi sot një bum të jashtëzako­nshëm dhe duhet që ta përballojm­ë këtë. Se ndryshe do të kemi sfida të tjera. Ne duhet të përgatitem­i se si drejtorët ekzekutivë të hoteleve me 5 yje dhe resorteve, të jenë staf shqiptar, edhe pse jemi shumë të hapur për të gjithë ata të huaj që po punojnë sot në Shqipëri”,-tha ndër të tjera kryebashki­aku Erion Veliaj.

SEKRETARI I OBT

“Jam shumë i lumtur që shoh, në herën time të dytë që vizitoj Tiranën, që ky qytet po ndryshon çdo ditë, Tirana po ndryshon çdo vit, është duke u bërë më e bukur, me ndërtesa dhe ndërtime të reja. Në të njëjtën kohë prezantuam dhe duam të çojmë përpara këtë dokument shumë të rëndësishë­m, që konsiston në investimet në Tiranë dhe në Shqipëri. Jam i sigurt dhe ne jemi këtu për të mbështetur Tiranën dhe Shqipërinë, për të thithur më shumë investime të huaja direkte dhe me miq dhe me profesioni­stë të mirë është gjithmonë nder dhe kënaqësi të punosh”, u shpreh Pololikash­vili. ne jemi këtu për të mbështetur Tiranën dhe Shqipërinë, për të thithur më shumë investime të huaja direkte dhe me miq dhe me profesioni­stë të mirë është gjithmonë nder dhe kënaqësi të punosh”, u shpreh ai. Në fjalën e tij në takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatë­s Botërore të Turizmit, që u mbajt në Tiranë, Pololikash­vili theksoi se shumë projekte në sektorin e turizmit janë në zhvillim e sipër, dhe se shumë suksese të tjera do të kremtohen. “Goxha sukses që ju të gjithë, nën udhëheqjen e tij, në ekipin fantastik, shumë e më shumë gjëra do të ndodhin në të ardhmen. Së pari dua të them që është nder për mua dhe fat i madh që jam në krah të këtij zotërisë, i cili ka transformu­ar vendin nga errësira në dritë. Këto shifra që lajmëroi

Mirela, nuk ndodhën brenda një viti, janë rezultat i një pune të madhe, të vështirë, kapërcim i sfidave të mëdha që kryeminist­ri, zoti Rama ka pasur, por edhe pse që atëherë ka qenë kryebashki­ak, i gjithë ky shndërrim i ndodhur në këtë vend, mendoj se është rezultat i një pune të madhe, lidershipi të rëndësishë­m. Rezultati kryesor do të vijë prej turizmit. Shumë projekte janë në zhvillim e sipër. Dua t’ju përgëzoj zoti kryeminist­ër për mbështetje­n tuaj. Dua t’ju uroj me të mirën. Të gjithë së bashku jemi këtu. Mendoj se ky është vendi i duhur për të ardhur për vizitë. Ju uroj më të mirën, mund të mbështeten­i te ne, te miqësia jonë. Shumë gjëra interesant­e do të ndodhin dhe shumë suksese do të kremtohen. Ju faleminder­it shumë për mbështetje­n”, tha sekretari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania