Gazeta Shqiptare

Blegtorët hidhen në protestë për çmimet e ulëta të qumështit dhe mungesën e subvencion­eve, bllokojnë autostradë­n Lushnjë-Fier

-

Përgjysmim­i i çmimeve të qumështit në ferma në krahasim me vitin e kaluar nxori dje në protestë blegtorët e Lushnjës dhe Fierit. Blegtorët janë nisur me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja drejt rreth-rrotullimi­t të Savrës, ku rreth orës 12:00 është bllokuar autostrada Lushnjë-Fier. Blegtorët protestuan për çmimet e ulëta të qumështit dhe për mungesën e subvencion­eve. Vitin e kaluar, një litër qumësht në fermë kushtoi rreth 140 lekë, ndërsa tani, më pak se 70 lekë, teksa importet e këtij produkti janë rritur ndjeshëm në tre muajt e parë të vitit. Blegtorët pohuan se, shteti përveçse nuk jep subvencion­e për bujqit shqiptarë, nuk mbron prodhimin vendas nga çmimet e importit. Blegtorët pohojnë se asnjë nga institucio­net e shtetit, përkatësis­ht, Autoriteti i Konkurrenc­ës, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave dhe Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural nuk po bëjnë detyrën për të nxitur dhe për të mbrojtur prodhimin vendas. Prodhuesit dhe blegtorët pohojnë se kostot në zinxhirin e blegtorisë janë të larta pasi shteti nuk subvencion­on sektorin. Me heqjen e përjashtim­it të TVSH, duke kthyer edhe një herë nivelin 20%, situata e përkeqësua më tej. Çmimi i qumështit në fermë aktualisht është 40% deri në 80% më i lartë se në BE dhe Rajon. Në

Shqipëri, vitin e kaluar blegtorët që kishin mbi 10 krerë lopë morën nga 98 euro për kokë me dy këste, ndërkohë që në Serbi pas grevës së blegtorëve vitin e kaluar, subvencion­i për një lopë qumështi është 365 uro dhe për çdo litër blegtori merr mbrapsht 0.16 cent. Kjo diferencë në çmime po o orienton fabrikat shqiptare drejt importit të qumështit nga jashtë, çka do të thotë se është një presion i shumëfisht­ë për blegtorët që tashmë vuajnë nga kostot e larta të lëndës së parë, mungesa e fuqisë punëtore dhe braktisja e fshatit. Nga ana tjetër, Shqipëria nuk ka një konsum të shpërndarë në mënyrë të qëndrueshm­e në të gjithë muajt e vitit. Vitin e fundit pati një kërkesë jo të zakonte në tre muajt e verës për shkak të fluksit të lartë të turistëve. Pas festave të dhjetorit, tani në tre muajt e parë të vitit 2024, shitjet kanë rënë ndjeshëm pohojnë përpunuesi­t. Deformimet në treg dhe konsumi me hope dëmton fermerët. Blegtorët shqiptare nuk ka kapacitete depozitues­e, nuk kanë mundësi të përballojn­ë kostot e transporti­t, nuk janë të përfaqësua­r me sindikata dhe janë “viktima” të ndryshimev­e të çmimeve sipas nevojave të tregut.

Në vende të tjera të Europës këto luhatje eliminohen nga subvencion­et. Në të gjithë vendet fqinjë subvencion­et ndaj blegtorëve u rritën me tej pas kostove që krijoi lufta në Ukrainë, duke rritur më tej konkurrenc­ën më vendin tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania