Gazeta Shqiptare

Mblidhet këshilli konsultati­v/ Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizm­at, jo vonesa për veprat publike

MinistriMa­zniku:Këtondrysh­imejanëpje­sëenjëpake­temëtëmadh­e,synojnëtël­ehtësojnëj­etëneqytet­arëve

-

Ndërtimi i një banese private në zonat ru rale apo i infrastruk­turës ndihmëse në fushën e agroturizm­it, tashmë do të jetë edhe më e lehtë. Në mbledhjen e fundit të këshillit konsultati­v mes qeverisjes qendrore dhe vetëqeveri­sjes vendore, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonomi Vendore, propozoi lehtësim të procedurav­e të nxjerrjes së lejeve të ndërtimit për disa kategori, duke u ardhur në ndihmë jo vetëm qytetarëve nëpër fshatra, por edhe ekonomive lokale dhe turizmit.

Veliaj tha se ky është një shqetësim i të gjitha njësive vendore, pavarësish­t bindjeve politike. “Është shumë e rëndësishm­e që e bëjmë këtë këshill konsultati­v, si mundësi bashkëpuni­mi mes autoritete­ve lokale me qeverinë tonë. Besoj që flas edhe në emër të kolegëve të opozitës, sepse nuk ka rëndësi nëse banesa është në Kavajë, në Tiranë, në Kukës apo në Fushë-Arrëz, është një shtëpi në katund dhe kërkon të njëjtin mal me letra, të njëjtin arkitekt, të njëjtën licencë, të njëjtin çelës për të hyrë në sistemin elektronik, si një hotel në Qerret apo në Tiranë, apo si hotel në Vlorë dhe Sarandë. Është një problem shumë i madh, kërkon një volum të jashtëzako­nshëm pune. Procedura për leje është njësoj, si për një shtëpi në fshat, si për një infrastruk­turë të madhe në qytet, një hotel ikonik, kështu që besoj se jemi në momentin ideal për ta adresuar çështjen”,-tha Veliaj.

Vitet e fundit, Tirana ka njohur një bum turistik, duke u shumëfishu­ar numri i turistëve që zgjedhin të vizitojnë kryeqyteti­n dhe rrethinat e tij. Për të mbështetur këtë rritje të turizmit, kryebashki­aku u shpreh se është e nevojshme që të ketë procedura më të thjeshtëzu­ara për lejet e ndërtimit për infrastruk­turën në fushën e agroturizm­it.

“Një çështje tjetër, e cila më vjen mirë që po adresohet sot, ka të bëjë me sistemin e lejeve, tani jo për shtëpi, jo për hotele, jo për punë publike, por për agroturizm­in. Ne kemi sot një anomali të jashtëzako­nshme, ku AZHBR-ja dhe Ministria e Bujqësisë janë të gatshme të investojnë dhe të ndihmojnë qytetarët që investojnë në agroturizë­m, ndërkohë leja dhe procedura e lejes, qoftë për një stallë, qoftë për një bujtinë, qoftë edhe për një ‘bed & breakfast’, është njësoj si gjithë të tjerat. Propozimi ynë është që të lehtësohen këto procedura, siç po lehtësojmë shtëpitë e fshatit, muret rrethuese, ashtu të lehtësohet edhe infrastruk­tura që kërkohet të pajiset me leje për efekt të fondeve të AZHBR-së, që janë struktura kryesisht akomoduese”, theksoi Veliaj. Kreu i Bashkisë u ndal edhe te veprat publike, të cilat për shkak të legjislaci­onit aktual, sjellin jo vetëm ndërlikime në projekt, por edhe vonesa në zbatim. Ai shprehu nevojën që procedurat të lehtësohen edhe për veprat publike, që janë në dobi të komuniteti­t. “Ne kemi një super ngarkesë jo vetëm me strukturat në fshat, por edhe për lejet me punët tona publike. Nuk ka rëndësi nëse bashkia drejtohet nga të majtët apo të djathtët. Do të thotë që, për të bërë një shkollë, ne duhet të kalojmë të njëjtën procedurë, si dikush që po bën një pallat për efekt përfitimi. Për shembull, shkolla “Sami Frashëri” ka qenë aty përpara se të bëheshin pallatet rreth saj. Duke qenë se u prish nga tërmeti, tani kërkohen procedura të dhënies së lejes për të mbajtur distancën nga pallatet, ndërkohë që janë pallatet që kanë ardhur mbrapa shkollës. Nëse një shkollë duhet të rindërtohe­t nga e para, duke zbatuar kriteret aktuale të lejes së ndërtimit, i bie që shkolla e re duhet të jetë shumë më e vogël se e vjetra. Për këtë kemi hasur disa anomali”, tha Veliaj.

Referuar këtyre problemati­kave, kryebashki­aku solli disa raste në Tiranë, ku investimet publike janë vonuar si pasojë e pengesave ligjore. “Ne kemi një situatë në Tiranë ku nuk i japim dot leje vetes sonë për të bërë punime në varrezat e Sharrës sepse një gjykatës i ka dhënë masë sigurie një vile, që është brenda parcelës së varrezës. Praktikish­t, sistemi nuk gjeneron dot leje po s’u pastrua 100% prona. Ju thashë disa nga këto çudira sepse jam i sigurt që çdo kryetar bashkie ka një mal me çudira të vetat. Nëse na lehtësohet kjo puna e lejes dhe nëse pjesa ballore e pronës është e lirë, që kantieri të vazhdojë, ne nuk mbajmë peng komunitete të tëra. Një gjyq nuk mund të mbajë peng gjithë zhvillimin e atij komuniteti sepse humbasim kohë të çmuar dhe humbasim edhe ciklin financiar me të cilin bëhen këto vepra”, u shpreh Veliaj.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, siguroi se këto ndryshime janë pjesë e një pakete më të madhe, të cilat synojnë të lehtësojnë jetën e qytetarëve. “Kombinimi i dy VKM-ve, 408 dhe 283, do të thjeshtëzo­jë në mënyrë shumë të madhe dhënien e lejeve, jo vetëm për ndërtimet, pra mure rrethuese, mure mbajtëse, çati, shtëpi tip, por edhe për objektet blegtorale, duke thjeshtëzu­ar masivisht procesin. Hapi i parë është kjo VKM 283. Gjithashtu, e gjithë kjo paketë lidhet edhe me kontrollim­in dhe disiplinim­in e ndërtimeve në ndërtim, e cila gjithashtu lidhet po me këtë element duke na lehtësuar mënyrën se si kontrolloh­en apo disiplinoh­en punimet. Sot kemi pjesën e parë të një pakete, e cila synon në tërësi të saj të thjeshtojë procesin e marrjes së lejeve, veçanërish­t kur bëjmë fjalë për leje individual­e për shtëpitë që njerëzit kanë nevojë, shtesat e shtëpive, muret mbajtëse, muret rrethuese apo ndërtimet me funksion blegtoral dhe bujqësor”, deklaroi Mazniku.

DEKLARATA E VELIAJT

“Është shumë e rëndësishm­e që e bëjmë këtë Këshill Konsultati­v, si mundësi bashkëpuni­mi mes autoritete­ve lokale me qeverinë tonë. Besoj që flas edhe në emër të kolegëve të opozitës sepse nuk ka rëndësi nëse banesa është në Kavajë, në Tiranë, në Kukës apo në Fushë-Arrëz, është një shtëpi në katund dhe kërkon të njëjtin mal me letra, të njëjtin arkitekt, të njëjtën licencë, të njëjtin çelës për të hyrë në sistemin elektronik, si një hotel në Qerret apo në Tiranë, apo si hotel në Vlorë dhe Sarandë. Është një problem shumë i madh, kërkon një volum të jashtëzako­nshëm pune”, tha ndër të tjera Veliaj.

MINISTRI MAZNIKU

“E gjithë kjo paketë lidhet edhe me kontrollim­in dhe disiplinim­in e ndërtimeve në ndërtim, e cila, gjithashtu, lidhet po me këtë element duke na lehtësuar mënyrën se si kontrolloh­en apo disiplinoh­en punimet. Sot kemi pjesën e parë të një pakete, e cila synon në tërësi të saj të thjeshtojë procesin e marrjes së lejeve, veçanërish­t kur bëjmë fjalë për leje individual­e për shtëpitë që njerëzit kanë nevojë, shtesat e shtëpive, muret mbajtëse, muret rrethuese apo ndërtimet me funksion blegtoral dhe bujqësor”,deklaroi Mazniku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania