Gazeta Shqiptare

Sytë e lagur

- Nga Edison Ypi

Mu lagën syt. O Zot ç’më gjet’. Pse ndodhi? Nga më erdhi? Çfarë të bëj? Nga t’ja mbaj?

Nuk griva asnjë qepë. Nuk preva padashje gishtin, dhe më doli pak gjak, pastaj lot, dhe mu lagën syt. Jo. Asgjë e tillë nuk ndodhi.

As tërmet nuk ra, e aq u tremba, sa nga frika u lotova.

Nuk pashë Diellin drejt me sy, dhe pësova ibyrje, pastaj qarje.

Mund të më lageshin syt edhe nga përplasja e beftë me ndonjë shtyllë ose mur. Por nuk u përplasa me asnjë shtyllë a mur, apo hu’, dhe as nuk u rrëzova e u dërrmova mbi trotuar apo asfalt.

Kalimi nëpër Mokër, Skrapar, Mirditë, Pukë, mund të ishte një shkak bindës pse sytë mu lagën, mirpo në këto vende magjike u bë kohë që s’kam vajtur.

Sa herë vete në Kosovë më rrjedhin lotët rrëkè nga meraku për fatin qorr të asaj toke të bekuar. Në këto raste për lotët nuk mbaj shami’, i fshi me duar. Por dhe në Kosovë kah moti s’kam qënë.

T’i biesh rrotull Dumresë magjike me kodra të buta dhe liqere të kaltra, të rrjedhin lot nga mahnitja, është më se e natyrshme për cilindo që në vend të zemrës nuk ka një gur. Por halli se lotët e Dumresë dihet ku rrjedhin e lagin. Ndërsa lotët e mia janë një zarf i mbyllur pa pullë, vulë, emër, mbiemër, adresë sipër.

Ta kisha parë në ëndërr Hasien që kaloi një natë dimri mbledhur krruspull te qoshja e Urës së Matit ku maces do i kishin dalë të shtatë shpirtrat dhe qeni do kishte ngordhur dhjetë herë, trishtimi do më pështillej e shtrëngont­e si Laokoontin

gjarpëri, dhe një det me lot do më shtrydhte, por atë ëndërr nuk e pashë, dhe as kjo nuk ndodhi.

Nuk dëgjova Erik Satie, të thuash se u rrënqetha nga tingujt, dhe me dënesë qava sa një përrua me lot e mbusha. Ka kohë që nga frika e lotëve s’po dëgjoj nga ajo lloj muzike.

Po të më kishte ardhur në kujtesë një mbledhje kolektivi, një kazan me lotë do ishte i sigurtë. Por kujtesa ime me ato mënxyra ka kohë që s’po merret.

As nuk u sherrosa aq keq me ndonjë mik sa të më vinte aq inat sa sytë të më lagen, se prej kohësh kafenetë i kam zët, dhe rrallë flas me ndonjë mik.

S’ja prisha qefin asnjë mikeshe, që të thuash se për atë lagie sysh mikesha u bë shkak.

Të më ishte kujtuar ndonjë gjë e trishtë nga e kaluara e largët, mund të ishte arësye e mjaftueshm­e për lot, por asgjë e trishtë e kaluar apo e tashme s’e ka vizituar zotninë time kahone.

Të vijë një kohë që të mos ngjitesh dot në majë të malit, s’ësht shaka’, është dhimbje e padurueshm­e, shkak i plotë për lagie sysh, por s’ka asnjë gjasë sa kohë nuk është fakt por vetëm supozim.

Të them se erdhi ujku natën ma shembi vathën, çau dhen e dhi, dhe lotët vu’ nga keqardhja, do gënjeja, se s’kam as vathë as bagëti.

Apo të ankohem se erdhi natë skilja më hëngri pulat e kotecit, s’do ment që do jetë rrenë, se s’kam as pula as kotec.

I ra zjarri kasolles, e mbeta jashtë në erë e në shi dhe qava, do ishte rrenë, se shtëpinë e kam prej betoni.

A vallë u përlota sepse s’mu kujtua në cilën datë vrau veten Zef Serembja, i madhi Poet ? Jo, sepse atë datë s’e kam ditur kurrë.

Nuk besoj gjithashtu se sytë mu lagën ngaqë mu kujtuan harqet e njërës, sytë e tjetrës, kurmi vibrant nën fustan i një të trete. Ato ku m’i gjen, por nuk është rasti.

Ndoshta u laga pasi përpiva një libër që më solli në vëmendje një dashni të vjetër të paprekur dhe të rrezikshme si ato bombat e paplasura harruar andejkënde­j nga luftrat e kaluara që shpërthejn­ë kur s’ta merr mendja. Jo as kjo. Po të më kishte shkaktuar lotët një bombë e tillë, do i dëgjohej zhurma.

Por ndoshta ndodhi që një plagë mes mijrave që kishte zënë kore, papritmas rrodhi dhe dhembi. As kjo. Se s’durova asnjë dhimbje, s’më dogji asnjë mall, s’më dehu asnjë mallëngjim, s’klitha asnjë rënkim. Epo pse mu lagën sytë ?

por mbivendos një pushtet kundër tjetrit, sipas nevojave të çastit. Në këtë rast ekzekutivi është i lumtur të qeverisë pa ndërprerje duke lëshuar në golletë e drejtësisë disa eksponentë të saj. Kjo duket si rivendikim i publikut-ata vjedhin, por edhe dënohen-, por çka nuk prodhon është përgjegjës­ia. Ku është përgjegjës­ia politike në këtë rast? Kush e mban? Kush e reflekton?

Së dyti, politika, nëpërmjet qeverisë dhe bashkisë, nuk mund t’u nxjerrë përpara votuesve shqiptarë drejtësinë si mburojë. Sikur për asgjë tjetër, për atë se në Shqipëri, ndryshe nga sa në Amerikë, nuk votohet drejtpërdr­ejt për prokurorët dhe gjykatësit. Pra, nuk lahen duart e Ponc Pilatit qeverisës duke thënë se e zgjidh trupa juridike hebreje dënimin e Krishtit, se nuk është çështje e Romës politike, por punë banditësh dhe gjykatash.

Kjo bëhet, sigurisht, për të zhveshur qeverinë/bashkinë nga përgjegjës­itë dhe për ta zhvendsour debatin publik drejt gërmushjev­e të tipit “Krishti apo Baraba?”. Në fund shpëton Baraba, sigurisht, edhe pse në këtë lojën tonë nuk asnjë Krisht.

Duhet shtuar se, drejtësisë së re i shkon për shtat ky shtet i ri jolegjitim i bazuar në justiciali­smo, qoftë edhe për faktin banal se i motivon të kërkojnë rritje rrogash dhe benefite të tjera nga qeveria (siç edhe kanë bërë). Pa harruar idealizimi­n e tyre nëpërmjet sondazhesh që heroizojnë ata dhe ndihmojnë qeverinë.

Ky pakt mefistofel­ian mes qeverisë dhe drejtësisë, për të lejuar një justiciali­smo ad hoc zhbën përpjekjet shtetndërt­uese të 32 viteve e disa qeverive. Ekzekutivi nuk mund të fshihet pas gjyqësorit dhe as të zgjidhë kriza politike nëpërmjet tij. Gjyqësori nuk mund të luajë rolin e parzmores së qeverisë, duke ruajtur krerët e saj dhe duke rrokullisu­r ‘koka turku’. Kush i prin fushatave politike duhet ta mbajë edhe barrën e fajit për ekipin që ndërton dhe zgjedh për të qeverisur pas fitores.

Futja e drejtësisë në mes kësaj aksiome demokratik­e, publikut dhe interesit të tij, është asgjë më pak se trupa juridike që ekzekuton Krishtin dhe lë në qarkullim Barabën (Krishti në këtë rast është një sistem i drejtë i shtetit ligjor dhe demokratik)./POLITIKO

© SYRI.net

DASHI

Sot do të keni një saktësi të jashtëzako­nshme. Ju do të rishikoni gjithçka në lidhje me shpenzimet tuaja. Përkundër asaj që mendojnë të tjerët, është e rëndësishm­e të fokusoheni të aspekti profesiona­l.

DEMI

Nëse dëshironi të siguroni veten, sot mund të punoni në pamjen tuaj të jashtme.

Ju mund të keni një prirje për të ndryshuar diçka, por nuk keni pse ta teproni.

BINJAKET

Ju ndoshta jeni duke kërkuar objektiva të rinj në karrierën tuaj dhe jetën personale.

Nëse mundeni, duhet të përpiqeni të organizoni takime të rregullta me ta.

GAFORJA

Kjo do të jetë një ditë e mrekullues­hme për ju dhe familjen tuaj. Ju takon ju të kujdeseni për ta. Është radha juaj të planifikon­i gjërat në familje.

Një udhëtim do të jetë shumë

LUANI PESHORJA AKREPI SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT

i favorshëm.

Një ditë e mrekullues­hme ju pret. Jeta po ju jep më shumë hapësirë dhe liri për momentin. Ju mund të përfitoni nga kjo hapësirë për të bërë diçka me krijimtari­në tuaj. Çfarë do të donit të bënit, është koha tani.

VIRGJERESH­A

A ndiheni sikur jeni në një video-lojë dhe jeni gati të kafshoheni nga një përbindësh? kjo ka të bëjë me karrierën ose jetën tuaj personale, duhet të gjeni një territor neutral, ku mund të relaksohen­i.

E vërteta zakonisht nuk vjen me mashtrime ose drita ndezëse. Kjo është arsyeja pse është pak më e vështirë të njihet. Tendenca juaj do të jetë të ecni përpara verbërisht me një projekt.

Kjo është një kohë fantastike për ju për të ecur përpara me qëllimet që keni vendosur. Nëse planifikon­i të bëni ndonjë udhëtim, gjasat janë që ai të realizohet më shpejt nga sa e kishit menduar.

Aspekti planetar po ju thotë të shikoni se çfarë hani. Pse nuk mendoni të hani më shumë fruta? Blini frutat më të mira që mund të gjeni dhe tregohuni vërtet të mirë me veten. Në aspektin profesiona­l do të merrni lajme pozitive. Çfarë dite perfekte për të bërë një masazh, ose për të shijuar një sauna! Kohët e fundit keni akumuluar shumë tension dhe stres dhe mund ta keni pasur të vështirë të përpiqeni të qetësoheni. Mundohuni të fokusoheni te vetja sot.

Nëse keni qenë në mëdyshje nëse duhet të nisni një dietë, kjo do të ishte një ditë e shkëlqyesh­me për të filluar.

Mos pini shumë alkool dhe qëndroni larg gjërave të ëmbla.

Nëse nuk mendoni se fitoni mjaft para, kjo është koha për të bërë diçka për këtë. Në aspektin sentimenta­l, sot mund të takoni një person shumë interesant, që do t’ju ndryshojë ditën.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania