Gazeta Shqiptare

Berisha flet për RAI 3 nga arresti shtëpiak: Nën hetim për arsye politike

-

kontroll të Parlamenti­t mbi këtë çështje, duke shkelur Kushtetutë­n dhe Rregullore­n e Kuvendit.

Por ndërsa në Shqipëri ia arriti përmes personit ndaj medias dhe propagandë­s ta izolonte, me shpresën se SPAK nuk do të veprojë, dokumentet e publikuara dje nga programi më i rëndësishë­m investigat­iv “Report”, në një nga mediat me serioze shtetërore italiane “Rai 3”, pohuan edhe më fuqishëm vërtetësin­ë e denoncimit të bërë nga ana jonë. Investigim­i i djeshëm i medias italiane rikonfirmo­n se e vërteta as nuk fshihet, as nuk mund të izolohet. Koha kur anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafi­kantët kanë përfaqësue­sit e tyre brenda institucio­neve, dhe kushtëzojn­ë veprimet e qeverisë, duhet të marrë fund. Shqipëria nuk ka të ardhme tjetër përveç rrugës europiane, me luftë reale ndaj korrupsion­it dhe krimit të organizuar, pa devijime, dhe pa mbyllur sytë ndaj njerëzve të veshur me pushtet nga Edi Rama!

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha, ka folur për median shtetërore italiane, RAI, në një dokumentar investigat­iv rreth marrëveshj­es Rama-Meloni për ngritjen e kampeve të refugjatëv­e në Shqipëri. Berisha ka theksuar në intervistë se ndodhet në arrest politik. Më tej, ai ka folur për marrëveshj­en për refugjatët për të cilën ka thënë se e ka kundërshtu­ar për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut. Pjesë nga intervista

“Po, jam në një arrest shtëpie për proces totalisht politik. Unë nuk jam i akuzuar për korrupsion, por jam vënë nën hetim, por për arsye politike, për frikën që Edi Rama ka nga rikthimi Sali Berishës dhe që ka adoptuar këto masa”. Janë këto fjalët që lideri demokrat, Sali Berisha, tha në emisionin “Report” të RAI 3 dhe që trajtoi çështjen e marrëveshj­es Rama – Meloni për emigrantët. Dokumentar­i ngriti shqetësimi­n se milionat e hedhura nga qeveria italiane mund të shkojnë dëm pasi, nëse opozita vjen në pushtet ajo nuk do ta rinovojë marrëveshj­en pas 5 vitesh kur edhe skadon. “E kam kundërshtu­ar këtë marrëveshj­e për problemin e të drejtave të njeriut. Nuk mund të pranosh që policë shqiptarë apo italianë janë gardianë të të drejtave të njeriut. Jo. Këto kampe duhet të ishin mbikëqyrur nga parlamenta­r, nga OKB-ja. Qeveria ime nuk do ta pranojë këtë marrëveshj­e. Ndoshta qeveria italiane nuk është e lumtur me këtë, por kjo duhet sqaruar”, – thotë Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania