Gazeta Shqiptare

RAI 3: Olsi Rama lëvizte me makinën që ishte në shërbim të trafikut të drogës

Ish-prokurori i Antimafias: Mafia ka mundësi të ndikojë vendimet e qeverisë Dokumentar­i: Emri i tij iu fshi nga dosja gjyqësore

-

Emisioni investigat­iv “Report” të RAI 3 trajtoi mbrëmjen e së dielës marrëveshj­en mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëv­e. Në investigim­in e RAI-it u shfaq Ëngjëll Agaçi si personi kyç i kësaj marrëveshj­e mes dy kryeminist­rave, marrëveshj­e e cila nuk ka pasur transparen­cën e duhur nga asnjëra palë.

Media italiane e ka cilësuar Agaçin si ish-avokat i narkotrafi­kantëve dhe person që ka tentuar të korruptojë kreun e Interpol-it të Romës. Por gazetari Giorgio Mottola ka shkuar edhe më tej gjatë emisionit duke u ndalur në luftën ndaj korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Ai është ndalur edhe tek akuzat që i janë bërë Olsi Ramës, vëllait të kryeminist­rit Edi Rama nga opozita.

“Disa hije arrijnë deri tek vëllai i kryeminist­rit Edi Rama. Nga dokumentet e hetimeve të prokuroris­ë në 2016ën që emisioni “Report” i publikon ekskluzivi­sht më poshtë rezulton se vëllai i kryeminist­rit shqiptar ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narkotrafi­kut shqiptar, persona që janë tashmë gjykuar dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrollev­e të policisë.

Nga ky hetim lindi një proces gjyqësor ku narkotrafi­kantët janë dënuar ndërsa Olsi Rama as të paktën nuk u mor në pyetje. Emri i tij, madje është fshirë nga dosjet gjyqësore”, – thuhet në dokumentin e emisionit “Report” të RAI 3 që ka publikuar edhe fotot e Olsi Ramës.

Pas akuzave të përfaqësue­sve të opozitës, vetë Olsi Rama si dhe kryeminist­ri Edi Rama i mohuan akuzat duke paralajmër­uar një padi për shpifje në gjykatë për Gazment Bardhin.

“Pavarësish­t rasteve të veçanta, në dekadën e fundit që i përket kohës së qeverisjes Rama, mafia shqiptare ka bërë një rritje epokale në cilësi, citohet”, – në reportazhi­n e RAI 3.

Në emisionin investigat­iv më të rëndësishë­m në Itali “Report” të transmetua­r në televizion­in shtetëror italian “RAI 3” u trajtua mbrëmjen e djeshme lufta ndaj korrupsion­it dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Sipas investigim­it, thuhet se mafia shqiptare ka bërë një rritje epokale në cilësi.

“Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizata­t kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshm­e. Mafia shqiptare tashmë është strukturua­r dhe ka arritur të punojë në bashkëpuni­m me Ndrangheta. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine”, – thotë Nicola Gratteri

REPUBLIKA E SHQIPERISE “PRODHIME KARBONIKE” SH.A.

prokuror i Napolit.

Në reportazh thuhet se Shqipëria renditet nga Transparen­cy Internatio­nal si një nga vendet më të korruptuar­a në Europë. Një rekord i trishtë i mbajtur prej disa dekadash. Gazetari kujton se vite më parë, kur sapo kishte ardhur në pushtet, kryeminist­ri Edi Rama kishte emëruar si këshilltar ish-prokurorin italian Francesco Mandoi që për 20 vjet kishte qenë një pikë lidhjeje mes prokuroris­ë italiane të anti-mafias dhe prokuroris­ë shqiptare.

“Nuk pati zhvillime të mëdha të ndonjë konsulence. Këshilltar në letra, por nuk më dëgjuan kurrë. Nuk më telefonuan kurrë edhe pse kishte shumë punë për të bërë. Anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafi­kantët kanë përfaqësue­sit e tyre brenda institucio­neve dhe kanë mundësi për të kushtëzuar veprimet e qeverisë”, – thotë ishkëshill­tari i Edi Ramës, prokurori i antimafias italiane Francesco Mandoi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania