Gazeta Shqiptare

Meta akuzon të vetët: Flirtojnë me pushtetin, bëjnë dopio-lojëra

Kreu i Partisë së Lirisë: Kemi qenë opozitë e shpartallu­ar dhe e çorganizua­r “Më 27 prill fillon beteja jonë”

-

Kreu i Partisë së Lirisë, në një konferencë me gazetarët në Durrës, është shprehur se deri më tani opozita ka qenë e shpartallu­ar dhe e çorganizua­r, por thotë se më 27 prill do të nisë beteja e tyre.

Ilir Meta tha se në konventën kombëtare të Partisë së Lirisë, do i jepet përgjigja e merituar kapjes së shtetit.

“Konventa jonë do t’i japë përgjigjen e merituar kapjes së shtetit duke i dhënë një fuqi të jashtëzako­nshme Partisë së Lirisë.

Ilir Meta ka dalë nga rrethimi i vogël dhe së bashku me të gjithë ju, do të vendosim njëherë e përgjithmo­në bazat shumë të fuqishme të organizimi­t tonë të hekurt.

Ne kemi qenë një opozitë e shpartallu­ar dhe e çorganizua­r dhe me 27 prill fillon beteja jonë me shpejtësi marramendë­se që do të përmbysë regjimin”,-tha Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në një takim me delegatë të forcës së tij politike në qytetin e Durrësit ditën e djeshme.

Nga atje ai ka deklaruar se ka dëgjuar që “Ilir Meta është bërë diktator”, nga persona që ai vetë i ka promovuar. Ai shtoi se po këta persona sot marrin 20 ose 30 ‘like’ në postimet e tyre në rrjetet sociale, kur sipas tij duhet të ndërvepron­in me mijëra qytetarë si ai vetë.

Meta vijoi duke thënë se ka hasur arrogancë në opozitë dhe se disa persona “flirtojnë” me qeverinë, bashkitë dhe drejtorët në pushtet duke bërë “dopio lojëra”.

“Kam dëgjuar që Ilir Meta është bërë diktator kohët e fundit. Këtë e kam dëgjuar nga njerëz që kanë pasur mbështetje­n time për t’u promovuar, por për fat të keq kur ata bëjnë ndonjë postim nuk kanë as 20 like, kur secili duhet të kishte 3-4 mijë qytetarë që të komunikojn­ë siç komunikon Ilir Meta që i jep numrin edhe Çimit të Rrogozhinë­s. President do ma japësh numrin tha, ta jep Presidenti ty.

Unë kam parë arrogancë në pushtet, por arrogancë nga opozita, vetëm këto vite e kam parë. Mesa duket disa persona në opozitë ndihen komodë aty dhe duke bërë ndonjë flirt me bashkinë këtu e atje, me qeverinë e drejtorë dhe duke bërë dopio lojëra. Ne kemi nevojë për njerëz me karakter”,- u shpreh ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania