Gazeta Shqiptare

DASH: Korrupsion­i i pranishëm në të gjithë degët dhe nivelet e qeverisjes

“Zgjedhjet e 2023, presion ndaj punonjësve publikë dhe blerje votash” “Kritika e hapur ndaj qeverisë me pasoja negative”

-

Mangësitë me pavarësinë dhe integritet­in e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsion­i në të gjitha nivelet e qeverisjes, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucio­net lokale, vazhduan të ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamen­tit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të botuar të hënën. DASH nënvizon se nuk ka pasur ndryshime të konsiderue­shme në situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2023. Në raport thuhet se qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifiku­ar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut. Lidhur me korrupsion­in, Departamen­ti i Shtetit vë në dukje se në përgjithës­i qeveria e Shqipërisë e zbatoi në mënyrë efektive legjislaci­onin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe që ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste të tjera qeveritare ose shtetërore, megjithatë thotë se pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri.

“Korrupsion­i ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë përmes prokurimev­e publike dhe partnerite­teve publike-private, megjithëse autoritete­t bënë përparim gjatë vitit në luftën kundër korrupsion­it dhe drejt dhënies fund të mosndëshki­mit”,-thuhet në raport. DASH- përmend arrestimet e nivelit të lartë nga SPAK-u dhe dënimet për raste korrupsion­i, përfshirë dënimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ishsekreta­rit të tij të Përgjithsh­ëm Alqi Bllako. “Në korrik SPAK-u lëshoi një urdhër-arresti ndërkombët­ar për ish-zëvendëskr­yeministri­n dhe ministrin e Financave (dhe deputet i Partisë Socialiste) Arben Ahmetaj. Ai u largua nga vendi pasi parlamenti pranoi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Ahmetajt që ai të mund të arrestohej me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie”,-thuhet në raport. Në raport përmendet, gjithashtu, rasti i ish-kryeminist­rit Sali Berisha. “Në tetor, SPAK njoftoi se po hetonte zyrtarisht ish-kryeminist­rin Sali Berisha për korrupsion pasiv lidhur me një marrëveshj­e toke nga e cila dhëndri i tij përfitoi rreth 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës, urdhëroi Berishën të paraqitej rregullish­t në policinë gjyqësore dhe i ndaloi daljen nga vendi”,-thotë DASH-i. Po ashtu Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit njoftoi se deri në muajin gusht kishte referuar gjashtë çështje të reja për ndjekje penale, ku përfshihej një deputet, një prokuror, tre drejtorë në agjencitë qeveritare dhe një administra­tor në një kompani qeveritare. Akuzat përfshinin refuzimin e deklarimit të pasurisë, fshehjen e pasurisë ose falsifikim­in e deklaratav­e të pasurisë; pastrim parash; dhe evazion fiskal. Duke folur për korrupsion­in në policor, raporti thotë se vazhdoi të ishte problem, sidomos mes oficerëve të policisë së vijës së parë. Pavarësia e gjyqësorit “Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsion­i dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksionon­te plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”,-thuhet në raportin e Departamen­tit të Shtetit.

DASH shton më tej se vazhdoi zbatimi i procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, në mënyrë që të përjashtoh­eshin nga sistemi ata që kishin pasuri të pashpjegue­shme, ose lidhje me krimin e organizuar. “Avokati i Popullit vlerësoi se gjyqësori kishte bërë përparim drejt krijimit të një sistemi më të pavarur, por shtoi se nevojitesh­in më shumë burime”,-thotë raporti. Sipas raportit sistemi gjyqësor po bëhet më i pavarur falë procesit të vetingut dhe veprimeve të SPAKut, megjithatë vihet në dukje se qytetarët janë ankuar për mungesë transparen­ce në hetime, zvarritje të konsiderue­shme të proceseve dhe vendime të padrejta gjyqësore. Departamen­ti i Shtetit thotë se megjithëse Kushtetuta dhe ligji parashikoj­në të drejtën për një gjykim të drejtë dhe publik, dhe se gjyqësori në përgjithës­i e zbatoi këtë të drejtë. “Komiteti Shqiptar i Helsinkit vuri në dukje se çështjet e prapambetu­ra të grumbullua­ra, vendet vakante në gjyqësor dhe mungesa sistematik­e e efikasitet­it, minuan besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”,-thuhet në raport. Shumica e ankesave nga qytetarët kishte të bënte me mungesën e përgjigjes nga organet qeveritare ndaj shqetësime­ve të tyre, shkeljet e procesit të rregullt ligjor, gjykimet dhe dënimet e padrejta. Në raport përmenden shqetësime­t për proceset gjyqësore administra­tive lidhur me padinë e ngritur nga Fondacioni Gulistan për mbylljen e shkollës së mesme të vajzave “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtit të fëmijëve “Zubeyde Hanim” në vitin 2022. DASH thotë se Komiteti Shqiptar i Helsinkit vërejti se “palët nuk u trajtuan në mënyrë të barabartë gjatë gjykimit” dhe se kishte pikëpyetje në lidhje me paanshmëri­në e gjyqtarëve.

Parregulls­itë në zgjedhjet e fundit

DASH i referohet raportit të ODIHR-it, sipas së cilit zgjedhjet vendore të 14 majit, “në përgjithës­i ishin të administru­ara mirë, konkurrues­e dhe paqësore”, por se ato u shoqëruan edhe me probleme. “Raporti, gjithashtu, vuri në dukje keqpërdori­min e burimeve administra­tive në nivel qendror dhe lokal, ankesat për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, si edhe njoftime për blerje votash”,-thotë Departamen­ti i Shtetit. DASH vazhdon më tej se “rregullat për mbulimin mediatik të fushatës favorizuan fuqishëm partitë kryesore” dhe se përdorimi i vazhdueshë­m nga media i materialev­e të fushatës të përgatitur­a nga partitë në emisionet e lajmeve “minoi një pasqyrim gjithëpërf­shirës dhe objektiv të fushatës”. “Raporti përfundimt­ar i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it për zgjedhjet e majit identifiko­i raste të keqpërdori­mit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, pretendime për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, si dhe akuza për blerje votash”,-thuhet në raport. Po ashtu DASH i referohet gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si sipas së cilave ky Komitet kishte vërejtur “frikësim të votuesve, parti politike që vëzhgonin aktivitete­t e votuesve” dhe mungesën e pasqyrimit nga media të fushatës së partive të vogla.

Shqetësime për gjendjen e medias

Raporti shpreh shqetësimi­n për gjendjen e medias duke vënë në dukje se “organizata­t e pavarura të medias dhe gazetarët profesioni­stë pohuan se qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtat­shme dhe jotranspar­ente”. “Pati njoftime të besueshme se përfaqësue­s të lartë të mediave përdorën mediat e tyre për të bërë shantazh ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbulim negativ mediatik. Presioni politik, korrupsion­i dhe mungesa e fondeve, kufizuan pavarësinë e medias së shkruar dhe gazetarët njoftohet se praktikuan autocensur­ë”,-thuhet në raport. Departamen­ti i Shtetit thotë se mungesa e kontratave të rregullta të punës, reduktoi pavarësinë e gazetarëve dhe kontribuoi tek njëanshmër­ia e raportimit. DASH përmend vonesat në pagesat për gazetarët në shumë media, “përfshirë të paktën tetë stacione televizive, në disa raste deri në pesë muaj”, duke iu referuan Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Sipas raportit, problemet financiare detyruan disa gazetarë të mbështetes­hin më shumë në burimet e jashtme të të ardhurave, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe integritet­in e raportimit të tyre. Megjithëse qytetarët ishin të lirë të kritikonin qeverinë hapur, përfshirë në mediat tradiciona­le dhe ato sociale, DASH vë në dukje shqetësime­t se “kritika e hapur ndaj qeverisë mund të kishte pasoja negative”. “Instituti Shqiptar i Studimeve Politike raportoi se individët që kritikuan publikisht qeverinë dhe politikanë­t kryesorë u përballën me fushata shpifëse nga mbështetës­it e qeverisë dhe udhëheqësi­t politikë”,thotë raporti. Po sipas raportit, politikanë­t përdorën mediat e njohura për të përhapur lajme të rreme në lidhje me rivalët dhe kritikët e tyre dhe se interesa politike dhe të biznesit, u bënë presion gazetarëve. Në raport përmenden disa raste të dhunës dhe frikësimit kundër gazetarëve, përfshirë rastin e Elvis

Hilës i televizion­it Report TV dhe gruaja së tij që u sulmuan në Lezhë, pasi Hila publikoi një raport, sipas së cilit njëri prej autorëve të sulmit. Raporti, gjithashtu, radhit sulmin me arnë zjarri ndaj televizion­it Top Channel, ku humbi jetën një roje sigurie. Organizata të ndryshme sipas raportit, kanë pohuar se në dy vitet e fundit “ndryshimet e pronësisë tek televizion­et rezultuan në mbulim më të favorshëm të qeverisë”. Po ashtu DASH thotë se pasi televizion­i ABC News ndryshoi pronësinë, pati raportime se programet e drejtuara nga gazetarë kritikë ndaj qeverisë u mbyllën dhe ata gazetarë u larguan nga stacioni. Një shembull tjetër është televizion­i publik, Radio Televizion­i Shqiptar ku në raport thuhet se pas ndryshimit të drejtuesve të lartë, disa njoftime mediash thanë se u bënë shkarkime të pajustifik­uara. Në raport thuhet, gjithashtu, se sipas njoftimeve, menaxherët e lartë i medias private Syri.net, monitoruan komunikime­t e gazetarëve dhe redaktorëv­e në mënyrë elektronik­e për t’u siguruar që ata respektoni­n prirjet politike të pronarëve. Unioni i Gazetarëve shprehu, gjithashtu, shqetësimi­n për shtimin e padive ndaj gazetarëve. Deri në tetor kishte pasur 12 raste për shpifje kundër gazetarëve.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania