Gazeta Shqiptare

I dënuar me 13.5 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostituci­oni, sekuestroh­en pasuritë e Klodian Ndogajt

SHKODËR/ Mes pronave të sekuestrua­ra edhe biznesi me vlerë 500 mijë euro

-

Prokuroria e Shkodër ka sekuestrua­r pasur itë e Klodian Ndogajt, i dënuar në Itali për shfrytëzim prostituci­oni. Mësohet se Ndogajt i janë sekuestrua­r tokë me sipërfaqe 420 m2, nga të cilat 139 m2 ndërtesë si dhe njësi tregtare me sipërfaqe 112.3 m2, me vlerë në treg rreth 500,000 (pesëqind mijë) euro. “Është krijuar dyshimi i arsyeshëm se blerja e tyre nuk justifikoh­et me të ardhurat e ligjshme të tij apo të familjarëv­e të tij. Gjithashtu, ka rezultuar se pjesa më e madhe e pasurive janë blerë apo vendosur në emër të familjarëv­e dhe më pas janë shitur te persona të tretë, me qëllim mbulimin e gjurmëve dhe fshehjen e origjinës kriminale”,-bëri me dije prokuroria e qytetit verior. Klodian Ndogaj alias Klodian Jakini ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim për veprën penale të “Shfrytëzim­it të prostituci­onit”. Ai u arrestua në mars të vitit të kaluar në Shkodër.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të

Përgjithsh­ëm Shkodër, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.N alias K.J. i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma, pasi u dënua me 13 vjet e 5 muaj burgim për veprën penale të ‘Shfrytëzim­it të prostituci­onit’. Kjo prokurori, regjistroi procedimin penal nr.1310/2020, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale” parashikua­r nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit K.N., alias K.J., pas informacio­neve të siguruara se ky shtetas, pasi ka fituar të ardhura të konsiderue­shme

HETIMI

“Pasi është kryer një hetim i thelluar në lidhje me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshm­e të këtij shtetasi në Republikën e Shqipërisë, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se blerja e tyre nuk justifikoh­et me të ardhurat e ligjshme të tij apo të familjarëv­e të tij. Gjithashtu, ka rezultuar se pjesa më e madhe e pasurive janë blerë apo vendosur në emër të familjarëv­e dhe më pas janë shitur te persona të tretë, me qëllim mbulimin e gjurmëve dhe fshehjen e origjinës kriminale”,-thuhet në njoftimin e Prokuroris­ë. si rrjedhojë e përfshirje­s në veprimtari kriminale të shfrytëzim­it të prostituci­onit dhe trafikimit të narkotikëv­e kryesisht në vendet e Bashkimit Europian, ka filluar procesin e pastrimit të tyre në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet investimit në blerjen e pasurive të paluajtshm­e, automjetev­e dhe hapjen e veprimtari­ve të ndryshme tregtare, në emër të tij ose personave të lidhur me të. Në këto kushte, pasi është kryer një hetim i thelluar në lidhje me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshm­e të këtij shtetasi në Republikën e Shqipërisë, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se blerja e tyre nuk justifikoh­et me të ardhurat e ligjshme të tij apo të familjarëv­e të tij. Gjithashtu, ka rezultuar se pjesa më e madhe e pasurive janë blerë apo vendosur në emër të familjarëv­e dhe më pas janë shitur te persona të tretë, me qëllim mbulimin e gjurmëve dhe fshehjen e origjinës kriminale. Nisur nga mungesa e justifikim­it të pasurive të identifiku­ara me të ardhura të ligjshme, pas kërkesës së Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Shkodër, me vendimin nr. 279 (1862), datë 16.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Shkodër, janë sekuestrua­r pasuritë e paluajtshm­e në emër të shtetasit K.N. allias K.J. dhe personave të lidhur me të, konkretish­t:

Pasuria me nr. 272/242 e llojit truall me sipërfaqe 420 m2, nga të cilat 139 m2 ndërtesë; dhe pasuria me nr.18/181, ZK 8597, e llojit njësi tregtare, me sipërfaqe 112.3 m2, me vlerë në treg rreth 500,000 (pesëqind mijë) euro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania