Gazeta Shqiptare

Arrestohet në portin e Durrësit 66-vjeçari italian për trafik armësh, nën hetim një tjetër për mosdeklari­m parash

-

DURRËS – Një rast i ten tativës së trafikimit të armëve të zjarrit është goditur në Portin e Durrësit. Në pranga ka përfunduar Giovanni Bedini, i cili po trafikonte një automatik drejt Italisë. Mësohet se 66vjeçari italian e kishte fshehur armën poshtë dyshekut në një rulot. Ndërkohë, është proceduar penalisht 31-vjeçari Ergit Haka për mosdeklari­min në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë. “Policia Kufitare e Durrësit finalizoi operacioni­n e koduar “Border”, gjatë të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri dhe një rast i modeklarim­it të parave. U sekuestrua­n 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 16 300 euro dhe 100 paund. Për tentativën e trafikimit të armës së zjarrit, u arrestua shtetasi italian G.B., 66 vjeç, ndërsa për rastin tjetër u procedua penalisht E.H., 31 vjeç, poseduesi i parave. Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrollev­e në hyrje/ dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalim­in dhe goditjen e paligjshmë­rive kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, në dalje të RSh-së, dhe një rast të mosdeklari­mit të parave, në hyrje. Për këto raste, veprimet hetimore dhe procedural­e janë kryer nga specialist­ët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracioni­n Durrës, të cilët kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. B., për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., për veprën penale “Mosdeklari­mi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedural­e i kanë kaluar Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania