Gazeta Shqiptare

Raporti/ Numri i procedimev­e penale për pastrimin e parave prek nivelin më të ulët në 5 vjet

Tirana mban rekord me 25 për qind të totalit, e ndjekur nga Vlora, Lezha dhe Fieri

-

Numri i procedimev­e penale të prokuror isë për veprën penale të pastrimit të parave pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas raportit vjetor të Prokurorit të Përgjithsh­ëm, për vitin e kaluar numri i procedimev­e të regjistrua­ra për vepra penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale pësoi rënie me 35%, duke zbritur në 158, nga 244 të regjistrua­ra një vit më parë.

Koeficient­i i kriminalit­etit për 100 000 banorë për këtë grup veprash në vitin 2023 zbriti në 5,72, ndërsa në vitin 2022 ka qenë 8,73. Gjithashtu, në krahasim me vitin 2022 pati ulje të procedimev­e të dërguara në gjykatë nga 27 në 14. Rënie pësoi edhe numri i të pandehurve të regjistrua­r, nga 40 në 15, numri i të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë (nga 43 në 27) dhe numri i të pandehurve të dënuar nga gjykata (nga 31 në 22). Sipas shqiptare. Ndërkohë që kërkesat për justifikim­in e burimit të parave që hyjnë në sektorin bankar janë bërë gjithnjë e më të forta, është sidomos sektori i pasurive të paluajtshm­e vlerësohet se thith investime të mëdha që kanë burim të dyshimtë. Vlerësohet se këto fonde kanë mbështetur në një masë të konsiderue­shme ciklin e ri të zhvillimit të këtij sektori, në vitet pas pandemisë. Megjithatë, numri i procedimev­e penale të prokuroris­ë pësoi rënie për të dytin vit radhazi vitin e kaluar, fakt që vë në dyshim angazhimin e zinxhirit të institucio­neve ligjzbatue­se në luftën kundër pastrimit të parave. Në tetor të vitit të kaluar, Shqipëria doli nga statusi i monitorimi­t të shtuar i Task Forcës për Veprimin Financiar (FATF) ose e ashtuquajt­ura “lista gri” e pastrimit të parave. Përveç efektit pozitiv reputacion­al, dalja nga lista gri ndikon pozitivish­t kryerjen e transaksio­neve në sistemin financiar, sidomos të atyre ndërkombët­are./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania