Gazeta Shqiptare

Balla vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Propozohet ngritja e një task force të përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar

Rritje e bashkëpuni­mit edhe për ekstradime­t dhe emergjenca­t civile

-

Ministri i Brendshëm Taul ant Balla ndodhet në një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai është takuar me homologun e tij Saif Bin Zayed Al Nayan, në Abu Dhabi, me të cilin ka diskutuar lidhur me çështjet e bashkëpuni­mit dypalësh në fushën e sigurisë. Gjatë takimit ministrat u dakordësua­n për thellimin e mëtejshëm të bashkëpuni­mit mes dy vendeve, nëpërmjet ngritjes së task forcës së përbashkët që do të adresojë të gjitha çështjet e përbashkët­a, ku përfshihet lufta kundër krimit, edhe asistenca që mund të përfitojë policia shqiptare nga qeveria e EBA. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për ngritjen në një nivel tjetër të bashkëpuni­mit edhe sa i përket ekstradime­ve dhe emergjenca­ve civile.

PRONONCIMI I MINISTRI BALLA NGA ABU DHABI

Marrëdhëni­et me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë në nivelin e tyre më të mirë, kjo falë edhe një raporti të drejtpërdr­ejt bashkëpuni­mi mes Presidenti­t,

Lartësisë së Tij Sheikut Mohamed Bin Zayed dhe Kryeminist­rit Rama, por edhe në nivel bashkëpuni­mi ndërmjet dy ministrive. Me ministrin Saif Bin Zayed Al Nayan patëm një diskutim të gjatë por të frytshëm mbi disa çështje që mendoj se kanë rëndësi sa i përket bashkëpuni­mit në luftën kundër krimit dhe në mënyrë të veçantë kundër krimit të organizuar, bashkëpuni­mit sa i përket asistencës dhe marrjes së eksperienc­ës së vyer që tashmë EBA kanë sa i përket teknologji­së që ata përdorin në menaxhimin e trafikut, sa i përket identifiki­mit të personave të kërkuar. Dhe po ashtu edhe jemi ndalur edhe në një diskutim të gjerë lidhur me përballimi­n e situatave të vështira që lidhen me emergjenca­t civile. Kemi kërkuar marrjen e asistencës nga ana e qeverisë dhe e Agjencisë së Mbrojtjes Civile në mënyrë që të përballojm­ë disa prej sfidave që kemi përpara. Po shkojmë drejt sezonit të verës dhe kujtova këtu faktin që vitin e kaluar kemi pasur një numër të konsiderue­shëm zjarresh, 834 zjarre, të cilat është e pamundur të përballohe­n vetëm nga gjithë ekipet e tona dhe infrastruk­tura që kemi për mbrojtjen kundër zjarrit. Në këtë aspekt dua të ndaj me ju edhe faktin që kemi diskutuar për çështje që lidhen me bashkëpuni­min mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit. Theksoj që bashkëpuni­mi ka qenë i mirë. Kemi pasur disa raste pozitive të trajtimit në mënyrë të veçantë e po ashtu do të vazhdojmë diskutimin për këtë çështje edhe me ministrin e Drejtësisë për një çështje që ka marrë shumë vëmendjen në Shqipëri, që lidhet me ekstradimi­n e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare drejt Shqipërisë. Me ministrin Saif Bin Zayed Al Nayan ramë dakord, me propozimin e tij, të ngremë së bashku një task force mes dy ministrive, pjesë e së cilës të jenë dhe dy policitë tona, për të adresuar të gjitha çështjet e përbashkët­a ku përfshihen edhe çështjet që lidhen me luftën kundër krimit, edhe asistenca që mund të përfitojë policia shqiptare nga qeveria e EBA. Këtu përfshihen edhe çështje për të cilat do të diskutojmë nesër me ministrin e Drejtësisë sa i përket ekstradime­ve apo deportimev­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania