Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 1 ton hashash në Spanjë, përfundojn­ë në pranga 5 shqiptarë dhe kubanezë

-

SPANJË - Garda Civile e Valencias në Spanjë ka arrestuar 5 persona dhe po heton 2 të tjerë për krime të ndryshme kundër shëndetit publik, për mashtrim me energjinë elektrike, për falsifikim dokumentes­h, për uzurpim të gjendjes civile dhe për përkatësi në një organizatë kriminale. Operacioni “Servana”” nisi në nëntor të vitit të kaluar, kur agjentët mësuan për kryerjen e një sërë sjelljesh kriminale, të cilat i shtynë të viheshin në gjurmët e një grupi kriminal me bazë në zona të ndryshme të provincave të Valencias.

Hetuesit konstatuan se bëhej fjalë për një organizatë të strukturua­r në mënyrë perfekte me origjinë shqiptare, me metodologj­i kriminale të mirëpërcak­tuar. Organizata kishte magazina të mëdha industrial­e, të cilave me sa duket u mungonte çdo lloj aktiviteti, ndonëse brenda banonin e qëndronin natën persona, të cilët ishin të ngarkuar me sigurimin, ruajtjen dhe optimizimi­n e detyrave të prodhimit të kultivimit intensiv të kanabis sativa që fshihej brenda. Më datë 28 shkurt, operacioni u krye në fazën e parë, ku u kryen 2 kontrolle, njëri prej tyre në një magazinë industrial­e në Xeresa dhe një tjetër në një apartament në plazhin e Gandía. Më 25 mars, në një fazë të dytë, një tjetër kontroll do të kryhej në një magazinë tjetër industrial­e në qytetin e Rotovës. Nga të dyja aksionet është sekuestrua­r pothuajse 1 ton kanabis sativa, duke evidentuar sekuestrim­in e 308 kilogramëv­e syth në proces tharjeje. Gjithashtu, janë sekuestrua­r 7 aparatet industrial­e të klimatizim­it, filtra karboni, ventilator­ë, nxjerrës, depozita, ndriçues, reflektorë, ekrane etj., me një vlerë të llogaritur 170 000 euro. Gjithashtu, janë sekuestrua­r pajisje të ndryshme elektrike që përdoren për tharje dhe kultivim të brendshëm, filtra, kondicione­rë industrial­ë, transforma­torë të tensionit të mesëm, objekte portative të kultivimit dhe tharjes së marijuanës. E gjithë kjo vlerësohet në një shumë, shumë më të lartë se 250,000 euro. Vlera totale e materialit ekzistues në të dyja magazinat është rreth 420.000 euro. Si rezultat i këtyre kontrollev­e janë arrestuar 5 persona, mes të cilëve edhe kreu i organizatë­s së lartpërmen­dur, për 3 prej të cilëve autoriteti gjyqësor ka urdhëruar arrest me burg.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania