Gazeta Shqiptare

“Kujdestari­në e djalit do e zgjidhim me kanun”/ 23-vjeçarja rrëfen përplasjen me vjehrrit: Kur vdiq bashkëshor­ti s’donin të më lejonin të ikja

“Shko hiq denoncimet dhe lëri budallallë­qet, e dimë që e bën për para” Flet vëllai i Barie Gjunit: Motra e ka trajtuar Ilen si princeshë, ajo mori ilaçet e djalit dhe i hodhi në kanal

-

Nëna e 3-vjeçarit të rrëmbyer nga gjysh ja, ka treguar dje më shumë detaje për ngjarjen. Ile Gjuni rrëfeu përplasjen me vjehrrit e saj pas vdekjes së bashkëshor­tit Avni Gjuni në një aksident me makinë rreth 1 vit më parë. 23-vjeçarja, në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatore­s Evis Ahmeti në “News 24”, tha se vjehrrit nuk donin ta lejonin që të ikte nga banesa e tyre dhe se për kujdestari­në e djalit të saj, Amarit, i kanë thënë që do e zgjidhnin me Kanun. Gjithashtu, ajo iu është përgjigjur edhe akuzave të vëllait të vjehrrës së saj, Barie Gjunit, i cili e akuzoi se gjithçka e bën për para. “Paratë e siguracion­it i ka ndarë avokati, janë ndarë në pjesë të barabartë, ka marrë djali, unë dhe vjehrri me vjehrrën”,-tha ajo, duke shtuar se nuk është e vërtetë që do të martohet dhe largohet jashtë vendit.

Ile Gjuni: Nuk është e vërtetë. Fëmijën i kam thënë e kam vizituar dhe do ta vizitoj unë, sepse nuk e di ku e ke dërguar, ka doktorin e vet. S’kam folur fare, nuk është fare në Belgjikë, e ka dërguar të motrën sa në Buzë Madhe, e vende të tjera. Nuk ikën dot në Belgjikë, sepse është shpallur në kërkim. Paratë e siguracion­it i ka ndarë avokati, janë ndarë në pjesë të barabartë. Ka marrë djali, unë dhe vjehrri me vjehrrën. Më tha “Do të bëj plan që do ta marr”. Nuk i kam thënë që nuk do të ta jap. I thashë do që të shkojmë në gjyq, më tha jo, do e bëjmë me kanun. Kur vdiq Avniu nuk donte të më lejonte të ikja. Djali flinte me mua dhe vjehrrën, unë isha në punë dhe bëja edhe punët e shtëpisë. Nuk është e vërtetë që kam dashur të iki jashtë vendit apo që të martohem. Ia kam thënë edhe familjes që nuk largohem. Ndërkohë vëllai i Barie Gjunit, iu kundërpërg­jigj duke u shprehur se e motra e tij ka kërkuar vetëm që 3

RRËFIMI I ILE GJUNIT

“Vjehrra më tha “do të bëj plan që do ta marr”. Nuk i kam thënë që nuk do të ta jap. I thashë do që të shkojmë në gjyq, më tha jo, do e bëjmë me kanun. Kur vdiq Avniu nuk donte të më lejonte të ikja. Djali flinte me mua dhe vjehrrën, unë isha në punë dhe bëja edhe punët e shtëpisë. Nuk është e vërtetë që kam dashur të iki jashtë vendit apo që të martohem. Ia kam thënë edhe familjes që nuk largohem. Ndërkohë vëllai i Barie Gjunit, iu kundërpërg­jigj duke u shprehur se e motra e tij ka kërkuar vetëm që 3-vjeçari të rritet me dashurie dhe se Ile Gjuni mund të martohet, pasi është vajzë e re. vjeçari të rritet me dashuri dhe se Ile Gjuni mund të martohet, pasi është vajzë e re.

I vëllai i Barie Gjunit: Si nënë që je, të vijë turp që fute veten në këtë situatë. Këtu ka shtet e ligj. Me ligj do ta zgjidhim. Kam qenë në Shqipëri, sepse kam babain pa qejf, shkoj e vij, nuk jam në kërkim. Këto ditë do të rikthehem. Kanë kërkuar mbas aksidentit që fëmija të rritet me dashuri për të dy palët. Nuk kanë dashur që të rritet pa nënë e baba. Ajo do të martohet se është gocë e re. Por t’i ndalosh vizitat e nipit, është absurde.

RRËFIMI I VËLLAIT TË GJYSHES

Vëllai i Barie Gjunit, gjyshes që rrëmbeu nipin 3vjeçar dhe ia riktheu nuses pas gati një jave, ka hedhur akuza ndaj 23-vjeçares Ile Gjuni duke u shprehur se gjithçka e bën për para. Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur”, ai iu drejtua 23-vjeçares duke u shprehur se: “O Ile e dimë qe e ke bërë për para. Në momentin

APELI I VËLLAIT TË GJYSHES

“O Ile, e dimë që e ke bërë për para. Momenti kur ka lindur Amari deri në vdekjen e babait të tij, ka jetuar me motrën time. Shko hiqi denoncimet, lëri budallallë­qet, hyr në dialog që fëmija të ketë dashuri nga të dyja familja. Në momentin kur mori paratë e siguracion­it të bashkëshor­tit të ndjerë filloi të lejonte gjyshërit të shikonin nipin, se më përpara nuk i lejonte. Kush e rriti fëmijën. Është turp që ta sillte këtë çështje, mjafton që t’i jepte ilaçet djalit”, tha vëllai i Barie Gjunit. kur mori paratë e siguracion­it të bashkëshor­tit të ndjerë filloi të lejonte gjyshërit të shikonin nipin, se më përpara nuk i lejonte”. Ai theksoi se Ile Gjuni nuk e ka lejuar gjyshërit të shihnin nipin pas largimit nga banesa e tyre pas vdekjes së bashkëshor­tit, Avni Gjuni. I vëllai i Baries deklaroi se e motra kishte dërguar nipin 3-vjeçar për ta vizituar pasi ishte me kollë dhe kur i dërgoi ilaçet nuses së saj, sipas tij, kjo e fundit ia kishte hedhur në kanal.

I vëllai i Barie Gjunit: “Nuk quhet rrëmbim, se ka marrë për të mos e kthyer më. Motra thjesht e ka marrë për t’i vazhduar ilaçet pasi e vizitoi tek doktori, fëmija doli i ftohur, i sëmurë. I mori ilaçet, ia çoi nënës së tij dhe i tha ‘fëmija ka dalë i ftohur, ka 7 muaj me kollë, e vizituam ne, ja ku i ke ilaçet a mund t’ia japësh?’. Motra ime ia ka blerë vetë ilaçet, por zonja i ka hedhur në kanal. Ka thënë ‘fëmija nuk është i sëmurë, s’ka nevojë që ta vizitoni ju’. Nga kjo arsye është detyruar motra që të marrë fëmijën, dhe në policinë e Durrësit e ka dorëzuar me ilaçet që ia vazhdonte çdo ditë. Kjo është arsyeja që e ka marrë, thjesht për t’i dhënë ilaçet fëmijët. Nuk e ka rrëmbyer, ka ardhur me çantën e ilaçeve, edhe dhëndri ia ka treguar policisë. Ajo është treguar shumë e keqe, mbas vdekjes së djalit rreth 2 muaj e gjysmë s’kanë pasur të

drejtë gjyshja dhe gjyshi për ta vizituar, arsyet ajo i di vetë. E gjithë familja i kemi shkuar për të biseduar, se boll fëmija humbi babën, fëmija do dashuri e jo para. Ilja i thoshte motrës 24 orë që t’i fëmijën nuk ke për ta parë kurrë, mbas disa kohësh me ndërhyrje të tjerë ranë dakord që ta shikonin të shtunën e të dielën nga 3 orë fëmijën, kjo është e vërteta që të gjithë e dinë. Më vjen turp që ta them unë të vërtetën nga Belgjika, kur e dinë të gjithë. Motra kërkonte që nipi të flinte tek shtëpia e saj, por ajo nuk pranonte. E detyroi motrën që ta mbante. I kam shkuar nga Belgjika në shtëpi për këtë punë, i kam thënë ‘lëri ato budallëqe, se fëmija do dashuri, si nga ana jote ashtu edhe

nga ana e gjyshërve’. Nuk di që do të fejohej. Kur ka qenë nipi im gjallë, Ilja është trajtuar si princeshë nga motra ime. Ti vijë turp, e di mirë që nuk e ka marrë për të mos e dorëzuar. Thjesht kërkonte që nipi të shkonte të flinte një fundjavë tek shtëpia e tyre. O Ile e dimë që e ke bërë për para. Momenti kur ka lindur Amari deri në vdekjen e babait të tij, ka jetuar me motrën time. Shko hiqi denoncimet, lëri budallëqet, hyr në dialog që fëmija të ketë dashuri nga të dyja familja. Në momentin kur mori paratë e siguracion­it të bashkëshor­tit të ndjerë filloi të lejonte gjyshërit të shikonin nipin, se më përpara nuk i lejonte. Kush e rriti fëmijën. Është turp që ta sillte këtë çështje, mjafton që t’i jepte ilaçet djalit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania