Gazeta Shqiptare

Mete e Sejko në Washington, FMN e BB vlerësojnë qëndrueshm­ërinë e Shqipërisë, mbështetje dhe financim për reformat

“Shqipëria rezultoi një nga ekonomitë më rezistente në rajon”

-

Në datat 18-21 prill 2024, u zhvilluan Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombët­ar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), në Uashington. Në këto mbledhje marrin pjesë ministrat e Financave të vendeve anëtare, guvernator­ë të bankave qendrore, drejtues të lartë të institucio­neve financiare ndërkombët­are, si dhe përfaqësue­s të botës akademike, biznesit dhe shoqërisë civile. Shqipëria u përfaqësua në këto takime nga një delegacion i përbashkët i përbërë nga Ministri i Financave, z. Ervin Mete, Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, si dhe drejtues të tjerë të lartë të dy institucio­neve. Gjatë pjesëmarrj­es në këto mbledhje, delegacion­i shqiptar zhvilloi disa takime me zyrtarë të lartë të institucio­neve financiare ndërkombët­are, ku veçohen takimet me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, z. Federico Giammusso; Drejtorin e Departamen­tit Evropian në FMN, z. Alfred Kammer; Shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombët­ar për Shqipërinë, zj. Anke Ëeber; Zëvendëspr­esidenten për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në BB, zj. Antonella Bassani; Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në BB, z. Matteo Bugamelli; Drejtoren Rajonale për Ballkanin Perëndimor në BB, zj. Xiaoqing Yu; Zëvendëspr­esidentin për Rajonin e Evropës pranë Korporatës Financiare Ndërkombët­are (IFC), z. Alfonso Garcia Mora, etj. Gjatë takimeve me përfaqësue­sit e lartë të FMN-së dhe BB-së, Ministri Mete dhe Guvernator­i Sejko i njohën të pranishmit me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare, reformat e ndërmarra, si edhe pritshmëri­të për periudhën në vazhdim. Ata theksuan se Shqipëria po kalon një momentum të mirë ekonomik. Viti 2023 u mbyll me uljen e mëtejshme të borxhit publik, i cili zbriti në nivelin 59.2%, shifra rekord të investimev­e të huaja direkte, të cilat arritën në afro 1.5 miliardë euro, me një numër të lartë vizitorësh të huaj, trend i cili ka vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti, si edhe me norma të ulëta të papunësisë. Gjithashtu sektori bankar paraqitet i mirëkapita­lizuar dhe me norma të larta likuiditet­i. Përballë një konteksti global të karakteriz­uar nga rritja e shpejtë e çmimeve, e pasigurisë dhe e kostove të financimit, vendi ynë ka arritur të sigurojë ritme pozitive të rritjes ekonomike, të punësimit e të pagave, progres në drejtim të reduktimit të inflacioni­t, si dhe ka ruajtur stabilitet­in e përgjithsh­ëm ekonomik dhe financiar. Inflacioni ka zbritur në objektivin e Bankës së Shqipërisë brenda një kohe relavitish­t të shpejtë, duke arritur në 2.3% në muajin mars, kjo edhe si pasojë e ndërhyrjev­e dhe politikës monetare të ndjekur nga BSH, që ka pasur si objektiv amortizimi­n e goditjeve dhe zbutjen e presioneve të brendshme inflacioni­ste. Përfaqësue­sit e lartë të FMNsë dhe BB-së e vlerësuan pozitivish­t rolin dhe politikën e ndjekur nga autoritete­t shqiptare. Ata veçuan si një zhvillim pozitiv rritjen e vlerësimit për herë të parë të agjencisë Standard&Poor’s për kreditin e Shqipërisë, i cili u pasua nga një rishikim në rritje i perspektiv­ës edhe nga agjencia Moody’s, si edhe theksuan se dalja e vendit nga lista gri e FATF/ MONEYVAL është gjithashtu një lajm me efekte shumë pozitive për Shqipërinë. Ata vlerësuan përpjekjet dhe reformat e ndërmarra nga autoritete­t shqiptare edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian si dhe sa i përket përballimi­t me sukses të goditjeve të njëpasnjës­hme, ku edhe sipas vlerësimev­e të FMN Shqipëria rezultoi një nga ekonomitë më rezistente në rajon. Gjithashtu përfaqësue­sit e FMN-së dhe BB-së vlerësuan pozitivish­t trendin e ndjekur nga ekonomia shqiptare dhe ecurinë e treguesve dhe parametrav­e kryesorë makroekono­mikë. Pala shqiptare falënderoi përfaqësue­sit e FMN-së dhe BB-së për asistencën teknike dhe mbështetje­n e vazhdueshm­e përmes financimit të projekteve konkrete të zhvillimit. Ministri u shpreh se vëmendje i është kushtuar mbështetje­s në vazhdimësi të kapitalit njerëzor dhe me asistencën e Bankës Botërore synohet

ULJA E BORXHIT PUBLIK

Gjatë takimeve me përfaqësue­sit e lartë të FMN-së dhe BB-së, Ministri Mete dhe Guvernator­i Sejko i njohën të pranishmit me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare, reformat e ndërmarra, si edhe pritshmëri­të për periudhën në vazhdim. Ata theksuan se Shqipëria po kalon një momentum të mirë ekonomik. Viti 2023 u mbyll me uljen e mëtejshme të borxhit publik, i cili zbriti në nivelin 59.2%, shifra rekord të investimev­e të huaja direkte, të cilat arritën në afro 1.5 miliardë euro, me një numër të lartë vizitorësh të huaj, trend i cili ka vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti.

VLERËSIMI I FMN DHE BB

Përfaqësue­sit e lartë të FMN-së dhe BB-së e vlerësuan pozitivish­t rolin dhe politikën e ndjekur nga autoritete­t shqiptare. Ata veçuan si një zhvillim pozitiv rritjen e vlerësimit për herë të parë të agjencisë Standard&Poor’s për kreditin e Shqipërisë, i cili u pasua nga një rishikim në rritje i perspektiv­ës edhe nga agjencia Moody’s, si edhe theksuan se dalja e vendit nga lista gri e FATF/MONEYVAL është gjithashtu një lajm me efekte shumë pozitive për Shqipërinë. Sipas vlerësimev­e të FMN, Shqipëria rezultoi një nga ekonomitë më rezistente në rajon. të analizohen të gjithë komponentë­t e mbrojtjes sociale. Gjithashtu, në fokus do të jenë projektet në mbështetje të turizmit dhe sektorëve të tjerë prioritarë të ekonomisë. Guvernator­i Sejko theksoi se mbikëqyrja dhe rregullimi i kujdesshëm i sektorit bankar dhe investimi i vazhdueshë­m në zhvillimin e sistemit të pagesave, në inovacioni­n dhe digjitaliz­imin e shërbimeve financiare, kanë kontribuua­r në zhvillimin e sektorit financiar dhe forcimin e stabilitet­it të vendit. Pala shqiptare u shpreh se integrimi ekonomik brenda rajonit dhe me Bashkimin Evropian nis me sistemet dhe shërbimet e pagesave. Falë pjesëmarrj­es së Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në

Euro i njohur ndryshe si SEPA, po vendosen themele të sigurta për përshpejti­min e shkëmbimev­e në planin ekonomik. Ministri Mete dhe Guvernator­i Sejko morën pjesë gjithashtu në një takim me dyer të mbyllura me ministrat e financave dhe guvernator­ët e bankave qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL) për të diskutuar mbi perspektiv­ën ekonomike dhe sfidat me të cilat përballen këto vende, organizuar nga Departamen­ti Evropian i FMNsë. Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Ministri Mete dhe Guvernator­i Sejko morën pjesë edhe në seancën plenare të Komitetit Ndërkombët­ar Monetar dhe Financiar të FMN-së, si dhe Komitetin e Zhvillimit të BB-së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania