Gazeta Shqiptare

Shoqata e Ndërtuesve kërkon në Kushtetues­e shfuqizimi­n e vendimit për rritjen e referencës së apartament­eve

“Shtoi 40% detyrimet e taksës së infrastruk­turës dhe deri 300 euro/m2 çmimet”

-

Rritja e çmimeve të ref erencës së apartament eve për Tiranën jo vetëm shtoi detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës, por dha efekt të menjëhersh­ëm te kostot e aktiviteti­t të ndërtimit, pasi mbi këto çmime përcaktohe­t vlera e taksës në infrastruk­turë. Shoqata e Ndërtuesve ka kërkuar në Gjykatën Kushtetues­e shfuqizimi­n e pjesshëm të vendimit të miratuar korrikun e kaluar me rritjen e çmimeve të referencës. Seanca e parë që do të jetë publike është përcaktuar të zhvillohet më 18 Qershor 2024. Referuar objektit të padisë nga Shoqata e Ndërtuesve kërkohet shfuqizimi i aneksit 1 të vendimit ku përcakton çmimet e ndryshuara të referencav­e të shitblerje­s së apartament­eve dhe shkronjës “dh” të aneksit 2 të vendimit që përcakton veprime prapavepru­ese për “çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimore për ndërtimet e reja regjistrua­r sipas lejes së përdorimit në ASHK, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do të indeksohet me koeficient­in 0.2 (zero pikë dy) herë më i lartë se çmimi i sipërfaqes së apartament­it të banimit sipas listës së përcaktuar aneksin 1 që i bashkëlidh­et këtij vendimi, për 5 vitet e para pas regjistrim­it të lejes së përdorimit në ASHK. “Shfuqizimi­n e pjesshëm të vendimit nr. 457, datë 26.07.2023 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në vendimin nr. 132, datë 07.03.2018 të Këshillit të Ministrave “Për metodologj­inë për përcaktimi­n e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshm­e “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioriteti­n e informacio­nit dhe të dhënave për përcaktimi­n e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”, të ndryshuar” (VKM nr. 457/2023) shkronjës “dh” të Aneksit 2, si dhe në pjesën që ka emërtuar të përcaktoje në Aneksin 1, pika a.2) se çmimet mesatare referuese të shitblerje­s së ndërtesave që përdoren për qëllime banimi për Bashkinë Tiranë, do të zbatohen për lejet e ndërtimit të dhëna pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, si të papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n.

2. Pezullimin e zbatimit të shkronjës “dh” të Aneksit 2, si dhe pikës a.2) të Aneksit 1, për lejet e ndërtimit të dhëna përpara hyrjes në fuqi të VKM-së nr. 457/2023 deri në hyrjen në fuqi të vendimit të

Gjykatës Kushtetues­e”, citohet në objektin e padisë dërguar Gjykatës Kushtetues­e. Shtoi 40% detyrimet e taksës së infrastruk­turës dhe deri 300 euro/m2 çmimet. Taksës së ndikimit në infrastruk­turë nga ndërtimet e reja i nënshtrohe­n të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimor­e dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administra­tive, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit. Për Tiranën është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat nga gushti i vitit të kaluar u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritja të tyre pati edhe për 5 komuna të kryeqyteti­t, si: Kashar, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve Erjon Harizi tha se pas ndryshimev­e të referencës detyrimi i taksës së ndikimit në infrastruk­turë u rrit mesatarish­t 40% për metër katror në Tiranë. Nga rritja e kostos së taksave çmimet e apartament­eve në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve janë rritur 200 deri 300 euro për metër katror. Në 2022 nga taksa e ndikimit në infrastruk­turë Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliard lekë dhe 7 miliardë lekë për 2023. Parashikim­et e arkëtimeve për këtë taksë referuar të dhënave nga buxheti pritet të jenë për 2024 në vlerën e 6,3 miliardë lekëve dhe periudhën 2025-2026 nga 6,5 miliardë lekë. Shoqata e Ndërtuesve edhe në letrën dërguar në muajin shtator kryeminist­rit Edi Rama

DEKLARATA E KREUT TË SHOQATËS

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve Erjon Harizi tha se pas ndryshimev­e të referencës detyrimi i taksës së ndikimit në infrastruk­turë u rrit mesatarish­t 40% për metër katror në Tiranë. Nga rritja e kostos së taksave çmimet e apartament­eve në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve janë rritur 200 deri 300 euro për metër katror. Në 2022 nga taksa e ndikimit në infrastruk­turë Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliard lekë dhe 7 miliardë lekë për 2023. Parashikim­et e arkëtimeve për këtë taksë pritet të jenë për 2024 në vlerën e 6,3 miliardë lekëve dhe periudhën 2025-2026 nga 6,5 miliardë lekë. paralajmër­oi se me hyrjen në fuqi të vendimit për rritjen e çmimeve fiskale do të shtohet barra fiskale si te individët dhe ndërtuesit. Përveçse efekteve të rritjes së taksës së pasurisë vendimi për rritjen e çmimeve të referencës, sipas shoqatës së Ndërtuesve do të rrisin edhe detyrimin e tatimit mbi të ardhurat për rastet e transaksio­neve të shitblerje­s, edhe te ata individë që kanë kryer rivlerësim­in e shtëpive. “Në kushtet ku VKMja nr. 457 ka hyrë në fuqi me publikimin në Fletore Zyrtare nr. 112 në datë 28.07.2023, për zonat ku është rritur çmimi i referencës, ndryshimi do të jap një efekt të menjëhersh­ëm në financat e individëve dhe subjekteve juridik, pronar të pasurive të paluajtshm­e. Por njëkohësis­ht, çmimet e referencës të parashikua­ra në këtë VKM, gjejnë përdorim për përcaktimi­n e çmimit të referencës për efekte të aplikimit të taksës për kalimin e pronësisë të parashikua­r në Ligjin “Për të ardhurat”, duke dhënë kështu një impakt të menjëhersh­ëm mbi individët që do të kryejnë transaksio­ne me pasuri të paluajtshm­e, përfshirë edhe ata që kanë kryer rishtazi rivlerësim­in sipas Ligjit nr. 90/ 2019 “Për rivlerësim­in e pasurisë së paluajtshm­e. Vendimi, jep një impakt të menjëhersh­ëm edhe mbi aktiviteti­n e ndërtimit, duke qenë se këto çmime shërbejnë si faktor kryesor për përcaktimi­n e vlerës së taksës në infrastruk­turë dhe në vlera monetare zëvendësue­se e taksës 3% të kontributi­t në strehimin social (sipas praktikës të adaptuar nga Bashkia Tiranë me VKB nr. Nr.105, datë 25.10.2019) dhe për pasojë edhe mbi Tatim Fitimin”, citohej në letrën e Shoqatës së Ndërtuesve.

Shoqata e Ndërtuesve propozoi që hyrja në fuqi e vendimit me çmimet e rritura fiskale të jetë graduale ose aplikimi kundrejt zhvilluesv­e të lidhet vetëm me projekte që nisen dhe përfundojn­ë pas hyrjes në fuqi të vendimit./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania