Gazeta Shqiptare

OECD: Ndërtuesit duhet të paguajnë taksa për burimet natyrore, po dëmtojnë mjedisin

-

Sektori i ndërtimit ka marrë vrull vitet e fundit në Shqipëri, por Organizata për Bashkëpuni­m dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) thotë se qeveria e Shqipërisë duhet të aplikojë taksa ndaj ndërtuesve që përdorin burimet natyrore, të tilla si gurë, zhavorr ose rërë. Në këtë mënyrë, do të nxitet përdorimi materialev­e dytësore ose alternativ­e.

Në një studim për mundësitë e zhvillimit të ekonomisë qarkullues­e në Shqipëri, OECD evidentoi se sektori i ndërtimit ka shënuar rritje fortë vitet e fundit, nxitur nga zhvillimi i infrastruk­turës dhe banesave. Shqipëria mund të konsideroj­ë vendosjen e një takse ndaj përdorimit të burimeve natyrore, duke ndjekur shembullin e shumë shteteve anëtare të BE-së, sugjeron OECD. Tarifat e burimeve mund të konsideroh­en edhe për minierat, të cilat duhet të mbulojnë një pjesë të konsiderue­shme të kostove të trajtimit të mbetjeve. Shembuj të mirë mbeten Danimarka, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, ku taksat e vendosura mbi burimet kanë kontribuar në një reduktim të përdorimit të materialev­e parësore. Në periudhën afatmesme, OECD sugjeroi futjen e taksës turistike, si kosto shtesë që i krijohen mjedisit nga zhvillimet në turizëm. Paralelish­t nevojiten politika shtesë, që stimulojnë riciklimin. Një pjesë e taksave ndaj burimeve mund të mbështesin riciklimin me subvencion­e, sugjeron OECD. Taksat mbi mjedisin ofrojnë qasje gjithëpërf­shirëse për menaxhimin e qëndrueshë­m të burimeve, në mbrojtjen e mjedisit dhe shpërndarj­en e barabartë të përfitimev­e. Shqipëria amendoi Ligjin e tij për Menaxhimin e Mbetjeve për të ndaluar përdorimin e disa kategorive të qeseve plastike në mars 2022, por aktualisht nuk ka taksë për disa materiale plastike, siç janë ambalazhet plastike të pariciklue­shme. Një taksë e tillë mund të mbështesë përdorimin e plastikës së ricikluar në një gamë të gjerë të produkteve të paketimit plastik, vë në dukje OECD. OECD rekomandon se instrument­e ekonomike, të tilla si taksat mund të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të ekonomisë rrethore me një kosto më të ulët që nxit njëkohësis­ht edhe inovacioni­n. Përveç taksave OECD vë në dukje se Shqipëria duhet të përdorë kritereve të prokurimit publik të gjelbër ndaj kompanive që kontrakton për punë publike dhe për shërbime./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania