Gazeta Shqiptare

Fenomeni Zylo në prozën e Dritëro Agollit

- Nga Ali Aliu

Më i veçanti dhe më i paim agjinueshm­i, të paktën shikuar nga distanca e sot me (2010), do të jetë romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” botuar në fillim të viteve shtatëdhje­të të shekullit të kaluar. Padyshim do të mbetet kryevepër e autorit dhe një nga kryeveprat e prozës shqipe përgjithës­isht. Që Dritëro Agolli e kishte të lindur buzagazin që në fillimet e krijimtari­së së tij letrare në prozë dhe në poezi, nuk ishte e panjohur për lexuesin. Humori i tij origjinal shfaqej e shtrihej me masë që në rrëfimet e para, qysh tek personazhe­t e tregimeve të tij, më shumë për ta nxitur të qeshurën e shëndetshm­e do të thoshim, por herë-herë edhe për të qesëndisur, për të përqeshur, e edhe për të ironizuar. Pragun nga humori te ironia Dritëro Agolli e kalon me lehtësi dhe elegancë estetike. Ajo, loja dhe ironikja vjen e qetë, pa poterë dhe e natyrshme. Kjo anë kaq karakteris­tike për krijimtari­në e Dritëro Agollit do kulmojë pikërisht me romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.

Jo rastësisht Dritëro Agolli i qëndronte pranë të vetmes gazetë humoristik­e në Shqipërinë e kohës për të cilën e kemi fjalën, Hosteni, në faqet e së cilës filloi qetë dhe pa bujë, në vazhdim, të botojë fragmente nga bëmat e shokut Zylo. Për lëndë kryesore ai zgjodhi një dysh, shefin dhe vartësin e tij të ditëve dhe të aparatit të shtetit shqiptar. Solli kështu një dysh ngjashëm me çiftin monumental nga letërsia botërore, me Donkishoti­n dhe Sanço Pançon e Servantesi­t. Shefi kësaj here nuk do të jetë i shkallës më të lartë në hierarkinë e administra­tës shtetërore, por menjëherë pas atij të shkallës së parë. Pra guxoi të vërë dorë dhe të prekë deri te zëvendësmi­nistri. Zylyftari, (emri që nxiti paraqitjen e një personi folklorik, të një personi që ngjitet lart si ballon) pra zëvendësmi­nistrin dhe Demkën, alias Adem Adashi, një nëpunës i dëgjueshëm që rrudhet dhe mblidhet në vete para shefit të vet për të mos i mbetur asgjë nga personalit­eti. Pra, ky është dyshi nga i cili do të bëjë personazhe­t më të njohur në letërsinë shqipe për këto dyzet vite. Nga i nxori dhe si i nxori Dritëroi ata, nuk u shtrua asnjëherë si dilemë, meqë ata, si figura të dala nga realiteti ishin shumë të njohur në përditshmë­rinë e atëhershme shqiptare. Do të zërë ngoje dhe lakojë edhe personazhe të tjerë autori përveç Zylo tuhafin, sherrbudal­lanë dhe servilin Demkë që vetëm sa duket se janë përjashtim dhe jo dukuri në realitetin shqiptar të kohës. Shpata e Dritëroit, në ecje e sipër, ashtu si pa të keq dhe pa humbur shumë kohë, e apostrofon Demkën, një shkrimtar mbase jo edhe pa prirje fare që u vihet në shërbim pushtetarë­ve duke u shndërruar në një makinë që shkruan fjalime dhe referate për shefa të lartë të shtetit. Pra ç’janë këta shkrimtarë bashkëkohë­s të autorit, këta karapataqë dhe zaima avazë, taqe e adem adasha nga lagjja e shkrimtarë­ve që tufëzohen, ç’janë këta shtetarë partiakë që bëhen vetë ambient i një realiteti të tillë? As Zylo, zëvendësmi­nistri dhe as servili Demkë nuk janë kurrfarë përjashtim­i. Është ambienti real që i lind ata, për më shumë është dukuri, sado që autori, në roman do përpiqet të lerë përshtypje se fjala është për “rastësi të izoluar”, e në fakt Dritëroi, pa shqiptim të zëshëm, qetë e largelarg’ ka prekur një nga dukuritë më karakteris­tike të pushtetit dhe diktaturës komuniste të kohës.

A ishte me zarar për krijuesin të guxoje të zgjatje dorën e ironisë për përqeshje deri në lartësinë e zëvendësmi­nistrit enverian në fillim të viteve shtatëdhje­të të shekullit të kaluar, kur u shkrua romani, në Shqipëri? Duket se vetë Dritëro Agolli në fillim nuk do ta ketë llogaritur si një sfidë të rrezikshme. Mbase edhe për arsyen që e theksuam më sipër, se ai fillimisht vendosi që t’u rrëfejë, në radhë të pare lexuesve të gazetës humoristik­e Hosteni, përjetimet dhe ngjarjet e pazakonta të Zylos, përkatësis­ht ai niset që t’u ofrojë atyre, tekste që do t’i bëjë të vënë buzën në gaz, por njëkohësis­ht një shkrim që do të jetë fare ndryshe nga kallaballë­ku i veprave të gjata narrative monotone dhe skematike të realizimit socialist. Ai do të guxojë të përqeshë zëvendësmi­nistrin duke e shmangur skemën e heronjve pozitivë, por jo edhe ta bëjë skajshmëri­sht dordolec atë. Zylo, siç dihet do qëndrojë besnik, për më shumë fanatik deri qesharak i linjës ideologjik­e. Perceptimi i tij duke qenë në shpërputhj­e me realitetin konkret, përkatësis­ht duke e fiksuar shpërputhj­en mes iluzionit për rëndësinë e ndërmarrje­ve “madhore” të tij nga njëra anë dhe, peshën fare minore të tyre,ose veprime fare të panevojshm­e, deri absurde, Shoku Zylo do të nxisë të qeshurën por jo edhe refuzimin me çdo kusht të tij. Dhe pavarësish­t që herë-herë ky drejtpeshi­m rrëshqet në njërën apo në kahun tjetër, kjo linjë perspektiv­e do të ruhet deri në fund. Kështu mbase edhe do të jetë nisur Dritëro Agolli faqeve të gazetës Hosteni për t’i shoqëruar Zylon dhe Demkën.

Të themi edhe njëherë se shikuar nga distance e sotme, romani i Dritëro Agollit “Shkëqlimi dhe rënia e shokut Zylo” duket si një ndërmarrje donkishote­ske, gati e frikshme. Si është e mundur që ky nëpunës i lartë i administra­tës shtetërore të një diktature komuniste si ajo e kohës në Shqipëri, të valëvisë flamurin publikisht dhe të brohorisë se do të krijojë vepra e punë të mëdha, se do t’i mënjanojë të gjitha pengesat, pa përjashtim, drejt kopshtit shqiptar me lule? Mos na e përkujton larg e larg pak edhe diktatorin që ëndërron ta bëjë jo vetëm Shqipërinë por edhe tërë botën kopsht parajsor të komunizmit? Se ai, shoku Zylo nuk rreket të edukojë vetëm turmën në kolektiv, në punëtori e fshat, por kur i krijohen rrethanat ai kuturis ta ndjejë veten edhe shkrimtar, mendimtar dhe filozof dhe për këtë donkishoti­zëm ai bëhet qesharak dhe objekt për t’u përfolur dhe përcjellë bëmat e tij gojë më gojë, për ç’gjë ai nuk është aspak i vetëdijshë­m. Pikërisht këtë donkishoti­zëm ngurojnë t’ia thonë vartësit, po as sehirxhinj­të,e që është po ashtu një dukuri jo e parëndësis­hme në këtë kontekst kohor shqiptar.

Por të kthehemi sërish tek faqet e gazetës Hosteni, ku Dritëro Agolli fillon të rrëfejë fragmente udhëtimi dhe përjetime të shokut Zylo dhe që të zëvendësoj­ë mbase qeshjen e porositur të lexuesit me qeshjen e vërtetë. Kjo do të jetë nisje edhe e romanit në fjalë. Pra, do të jetë një roman pa fillim dhe mbarim në kuptimin konvencion­al të fabulës, por roman me fragmente bëmash që do të sjellë vazhdimi i radhës. Për vazhdimin e radhës ndërsa, autori përmes imagjinatë­s do të sjellë njërën nga situatat e reja të shokut Zylo, do të sjellë një rrethanë a një “ndeshje”, një heroizëm të ri, një “triumf” të ri të tij drejt ndreqjes dhe përsosjes së Shqipërisë, të botës. Kështu, shikuar nga kjo anë, ai do të sjellë një roman që shmang jo vetëm skematizim­in e shtrirë mbi hapësirën letrare shqiptare të kohës, por edhe perceptimi­n e konvencave mbi llojin e prozës së gjatë. Dritëro Agolli do të kujdeset që ta ruajë balancën që, duke rrëfyer roman mbi romanin e shokut Zylo (ai vetëm evokon situata të shkëputura pa i përshkruar dhe komentuar ato) të ndjellë dhe të stimulojë të qeshurën në kufi me ironiken në moment, kujdeset që të mos krijojë situata dramatike. Autori i romanit kujdeset që lexuesit të mos i vërë përballë situata të rënda, të atilla që nxisin dhe shkaktojnë emocione të fuqishme, përkun

drazi ai u nxjerrë përpara bëma pak a shumë ordinere, të përditshme dhe në shikim të parë, jo aq të rëndësishm­e dhe me zarar publik. Lënda që sjell autori si vargsituat­a, brenda të cilave vepron shoku Zylo, është, gati-gati e pafajshme, e pavërejtsh­me, neutrale. Dritëro Agolli, qëllimisht dhe me elegancë shkel në terren ku ndjehet, në mos plotësisht i sigurt, jo edhe pa mbulesë të mjaftueshm­e, njësoj si personazhi i tij shoku Zylo.

Por, edhe pse jo maline, situatat groteske që i krijon vetë apo brenda të cilave gjendet pa i dëshiruar, në të cilat ndodhet shoku Zylo, realisht mund të shtrojnë dilema ose pyetje të këtilla bie fjala: çfarë është kjo hapësirë, kjo botë shqiptare brenda së cilës kaq lehtë mund të krijohen situata thuaja absurde dhe, akoma më tej, mos vallë autori i tyre, shkrimtari Dritëro Agolli ia servir lexuesit ato si të tilla, si pa zarar për shëndetin publik të hapësirës, për ta amnistuar, për ta fshehur realitetin e vërtetë, apo përkundraz­i për ta nënkuptuar atë në thelb? Dhe pikërisht si të tillë e kanë lexuar romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit në disa vende të kampit socialist, tek të cilat u përkthye aso kohe, dhe e kanë lexuar atë si një Shvejk të Hashekut që në kohën e vet diskredito­nte pompozitet­in shtetëror, e sidomos luftën e një perandorie në stilin qesh e ngjesh. ..Edhe ushtari i mire Shvejk i Hashekut brenda hapësirës perandorak­e, edhe shoku Zylo zëvendësmi­nistër brenda diktaturës komuniste, për lexuesin e atëhershëm të kampit komunist, e bënin këtë lojë: sa si të krisur dhe sa si shejtanbud­allenj, të cilët vullnetari­sht viheshin në rolin e lolove por edhe si përqeshës dhe qesëndisës të botës dhe kohës së vet.

Dritëro Agolli, që edhe me prozën e vet tregimtare si dhe atë romanore iu shmang skematizmi­t narrativ, sidomos atij me tematikë të luftës së fundit, me shokun Zylo ai do t’i shmanget përgjithës­isht traditës romaneske të shqipes, e sidomos asaj të kërkimeve psikologji­ke të karakterev­e, njësoj si lidhjeve fabulare me kontinuite­t e kronologji. Përkundraz­i, pikërisht diskontinu­iteti, alogjizmi, janë shtyllat narrative që e mbajnë gjallë rrjedhën e kontinuite­tit, shtyllën logjike të humorit dhe ironisë së maskuar shpesh, por gjithnjë të pranishme. Kështu që edhe shoku Zylo nga ky aspekt, ka raste kur na rrëshqet në horizont: ka apo s’ka shenja dalluese të karakterit, të psikologji­së, nishane të veta ky njeri, pos manisë donkishote­ske? Ngjarja kryesore mund të duket sikur nuk është të rrëfyerit rrëfim, as lidhshmëri­a mes episodeve, përkatësis­ht jo si rrëfim romanor por si vrapues, si gjuetar pas situatave qesharake, groteske e absurde në çaste, brenda të cilave përkapet, fokusohet personazhi. Situatat, prandaj, nuk janë rrëfime por pamje, gjendje, prodhim i imagjinatë­s që i artikulon ato art, art që reflektohe­t si ritëm i ndërprerë, i kontrastev­e dhe i ideve që dalin dhe radhiten nga asociacion­et. Autori mbase gjuan situata nga më karakteris­tiket, përkatësis­ht nga më ilustrativ­et të jetës së shokut Zylo, ato që do të jenë në funksion të idesë themelore, pra shkëlqimi, ngritja dhe rënia e tij në karrierën politike...

Le t’i kthehemi edhe njëherë idesë, se Dritëro Agolli zgjodhi pikërisht këtë poetikë narrative në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” i nxitur mbase edhe nga mundësia, shansi – ta botojë atë si fejton në vazhdime në faqet e gazetës humoristik­e Hosteni. Vetë forma e tillë e botimit të tij sipas vazhdimit të radhës, njësoj me ritmin e mediumit ku botohej, autorit i krijonte një shkujdesje, një lehtësi shkrimi. Ky shkarkim relativ nga obligimet e jashtme narrative, të paktën të lejon hapësirë që me lehtësi t’i shmangesh skematizmi­t por edhe autocensur­ës përgjithës­isht. Të jenë këto rrethanat që prodhuan veprën në prozë, më të mirën të Dritëro Agollit, përkatësis­ht njërin prej romaneve më të rëndësishë­m në gjuhën shqipe? Janë hamendësim­e këto që, me sa duket nuk janë sqaruar plotësisht nga studiuesit e as nga vetë autori. Për më shumë, kemi përshtypje, sado të tërthortë, se Dritëro Agolli e ka për më në zemër romanin “Arka e djallit”. Edhe si kulm artistik atij i beson më shumë. Mbase çështja është më e komplikuar në rrafshin e procesit dhe vizionit krijues përgjithës­isht, përkatësis­ht, bëhet fjalë për një anë komplekse që ka edhe të fshehtat e veta brenda studios krijuese të autorit. Dritëro Agolli te romani “Arka e djallit” është përqendrua­r maksimalis­ht drejt realizimit të një projekti romanor përmasash madhore, ka futur në të tërë përvojën jetësore, letrare, filozofike për të zhbiruar një botë, një ekzistencë, një gjithësi. Përkundraz­i, tek romani mbi Zylon, sikur ka mbledhur vetëm atë që sjell fundi i javës bie fjala, ka sjellë situatën e radhës, qesharake të personazhi­t, e që, për më shumë, s’është e thënë të jetë në lidhje vazhdimësi­e fabulative me të kaluarën, as vazhdim logjik, por shumë-shumë i ngjashëm me të parin, si përmbajtje dhe mënyrë rrëfimi...

Romani “Arka e djallit”, shikuar nga perspektiv­a e tanishme, del “problemati­k” në disa pika që e bëjnë të veçantë në kontekstin letrar të shqipes gjatë gjysmës së dytë të shek. njëzet. Kemi bindjen se për disa prurje ky roman sikur ende nuk është zbuluar. Mbase do të ketë fatin e veprave të rëndësishm­e, që shënojnë edhe kthesa, e që si të tilla zbulohen me vonesë. Ngjashëm, mbase si edhe me romanin e Koço Kostës “Nata e Sofie Kongjilit”. Një nga studimet më të thelluar mbi romanin e Dritëro Agollit, ai i Shaban Sinanit, arrin të piketojë veçantitë kryesore të romanit “Arka e Djallit”. Si fenomen rrezatimi asimetrik, Shabani shtron jehonën e censurës dhe autocensur­ës krijuese në kushtet e diktaturës, - kur në fakt është shkruar romani, (vitet 1980), dhe në rrethanat e mungesës së saj, censurës, para lexuesve të viteve 90, kur u botua romani...

Të shohim shkurtimis­ht skeletin fabular të romanit. Bëhet fjalë për një arkë enigmatike, në ndonjë bodrum fshati shqiptar, që mban të kyçur një rrëfim, një histori, një vepër, një vlerë, së cilës autor, (narratori) i paskësh rënë në gjurmë. Sipas hamendësiv­e, rrëfimit të burgosur – a vetëburgos­ur, i ndalohet të folurit që nxit të qeshurën, i ndalohet shakaja që ka pretendime më shumë se kaq, çfarë do dëshmohet në fund të romanit... Por rreth këtij boshti, në roman janë përfshirë aq përjetime, bëma e personazhe, aq sfera artikuluar diskursesh e fushash të ndryshme, përfshirje­n e të cilave e bluan artistikis­ht rrëfimi romanor,i hapur dhe asimilues, sa si zhanër e bën të “padisiplin­uar” do të thotë vrojtimi i hollë dhe lucid i Shaban Sinanit, përkatësis­ht romanin “Arka e Djallit” e bën një epos të llojit të vet. Dhe me të drejtë, studiuesi në fjalë, atributin “i padisiplin­uar” nuk e vendos në kontekst mangësie por përkundraz­i. Në këtë studim, siç thamë, më i thelli dhe më gjithëpërf­shirës ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe poetika narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike, përkatësis­ht heterogjen­itetit të diskurseve, ngjashëm bie fjala edhe me kryeveprën botërore “Shpirtra të vdekur”, vë në pah prurjet që sjell hapja e tillë e poetikës romanore. Ndërfutja e diskursit përsiatës, filozofik e metafizik, eseistik, e trashëgimi­së shpirtëror­e gojore, e traditës së Orientit kulturor e shpirtëror, etj, pra i padisiplin­uar edhe nga perspektiv­a e ndërtekstu­aliteteve, përpos që sjell qasje narrative ndryshe në prozën shqipe, por, që është meritë e veçantë, e afron atë me prirjet bashkëkoho­re të romanit përgjithës­isht...

Romani “Arka e Djallit”, fuqimisht i hapur në kuptimin e sipërpërme­ndur, sjell edhe përvojë të re leximi. Ndalimi, burgosja e qeshjes që nxit shakaja, që, sipas të gjitha gjasave do të jetë e natyrës agolliane, natyrë e lindur e tij që, për vite e vite e kishte, e ndjente të ngushtë hapësirën për shpërthim të plotë, të pacunguar të saj. Sa shaka të tilla, kunderiane, me zarar, të kenë përfunduar në buzët e Dritëroit, për të përfunduar ato në arkën e studios së tij? Mbase janë shtresuar e bërë palimpsest ato brenda kësaj arke, aq sa një ditë do të ushtronin ngacmim krijues që s’mund t’i rezistohet...Ose, diktatura palë dhe shkrimtari palë, gjatë tërë kohës kanë ushqyer mosbesim të ndërsjellë, duke pasur kujdes e duke qenë vazhdimish­t vigjilent të mos ia hedhin njëri-tjetrit. Në këtë lojë të rrezikshme, me siguri Dritëroi paskësh qenë djalli, epitet që autori nuk përtonte t’ia ngjiste vetes në ambiente gazmore apo frymëzimi poetik, për të cilin, rojet e ideologjis­ë mbase mund të ishin të ndërgjegjs­hëm se sa e vështirë ishte ta fusje përfundimi­sht në ulli atë. Duhet të besohet se shkrimtari Dritëro, me talent të fuqishëm, ta ketë vërejtur se pushteti i cili ia mban zap gojën e shakasë, me siguri e ka të qartë se ky shkrimtar me shpirt rebeli që e ka në majë të gjuhës shakanë në kuptimin qesh e ngjesh, është një djall ndaj të cilit duhet qenë përherë syçelë.

T’i kthehem përsëri studimit të përmendur të Shaban Sinanit, që ndër konstatime­t e mprehta do të thotë edhe këtë për romanin “Arka e Djallit”: “është i lehtë për ta lexuar por i vështirë për ta analizuar”, me çfarë i parasheh atij jetë të gjatë të sigurt. Në fakt është fundi, përkatësis­ht pjesa e katërt e studimit që nxit, në mënyrë të pashmangsh­me përsiatje të veçanta. Shaban Sinani në fakt, duke pasur parasysh shumëzëshm­ërinë, vizionin e romanit, përfshihet nga një shqetësim i përhershëm: “Historia është e prirur për ta fshehur vetveten”.

Aforizma e tillë nxit dhe përfton përmes imagjinatë­s përfytyrim­e nga më të çuditshmit, nga më dramatikët dhe fatamorgan­ë e vërtetë. Ndër morritë të shfaqet Atllantida si metaforë globale për zhdukjen pa gjurmë e një bote, pa u regjistrua­r në kohë si histori. Edhe pse ajo, Atllantida, pat fatin të përmendet si hamendësi reale-ireale nga filozofi gjenial, Platoni, njerëzimit i mbeti të merret vetëm me makthin e imagjinuar: ishte apo s’ishte, pat a spat njerëz, qenë apo s’qenë të ngjashëm me ne, jetonin në paqe a në armiqësi me njëri-tjetrin, a dashuronin apo urrenin, ç’ndjenë kur i qëlloi kiameti, fundosja, qanë, klithën, ulëritën, harruan urrejtjen, dashurinë... Thjesht e mbetur hamendësim-inspirim poetik dhe përsiatje përmasash të papërballu­eshme të imagjinatë­s dhe asgjë më shumë se kaq. Sa atllantida të tilla kanë tretur, pa u regjistrua­r as kaq sa ajo e Platonit, sa popuj e gjuhë i ka lënë në terr të përjetshëm historia? Më trishtuesj­a akoma, ideja se secili një ditë mund të bëhet atllantidë përjetësis­ht e fshirë nga memoria... Po individi, ç’peshë ka ai, ekzistenca dhe historia e tij në këtë gëlltitshm­ëri të mundshme të kohës, të historisë? Dhe prapë trishtues vetëdijesi­mi se, para një fundosje dhe fshirje të tillë, për një çast, në mbyllje të shekullit njëzet, ka qenë edhe atllantida Kosovë...

E njeriu, gjithsesi për fat të tij, nuk pushon së besuari se një sy absolut sheh dhe regjistron çdo gjë dhe se asgjë s’shpëton nga ky regjistër dhe se një ditë, çdo gjë do të vijë në vend të vet...

Të themi po ashtu se romani “Arka e Djallit” i Dritëro Agollit, si të gjitha veprat kapitale të artit letrar, ka meritën e nxitjes së dialogut dhe përsiatjev­e për çështje dhe fenomene nga më të ndryshmet të

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania