Gazeta Shqiptare

Immanuel KANTI, drita e arsyes universale

(Pjesa e parë)

- Nga Profesor Përparim KABO

Immanuel Kanti lindi më 22 prill 1724, ndaj në 22 prill 2024 mbushen 300 vjet nga lindja e tij. Bota e zhvilluar e mendimit filozofik e ka ende në qendër të studimeve mendimin e tij. Katedrat universita­re gjithashtu, vijojnë të realizojnë studime për “mendimin universal” kantian. Kuptimi i tij mbi arsyen dhe njeriun që drejtohet nga arsyeja, vlerësimet për sjelljen, moralin dhe vullnetin e lirë, janë jo thjesht ide që, në kuadrin e vështrimev­e historike zgjojnë interes. Ka një qasje më qëllimore, e cila ushqehet nga motive të thella. Shoqëria njerëzore, e frymëzuar nga liria, ka ende nevojë për mendimin kantian dhe ky interesim e bën kontributi­n e tij në etik, antropolog­ji dhe në filozofi, tejet të vlefshëm. Kanti nuk mund të mbulohet me heshtje apo gabimisht të trajtohet si i tejkaluar, sado që shoqëria njerëzore është zhvilluar dhe ka humbur shumë nga tiparet e saj të dikurshme. Aberracion­i i kapitalizm­it dhe zbrazja e shoqërisë borgjeze nga iluminizmi i dikurshëm filozofik janë vërtet shqetësime të mprehta, por,sa herë që shoqëria shkon në krizë dhe pyet veten ku është gabuar, mendimi filozofik hedh dritë mbi arritjet që dikur e ndriçuan udhën e zhvillimit dhe që shërbyen si gurë themeli për përparimin dhe modernizim­in e jetës njerëzore. Kanti iku nga kjo botë më 12 shkurt 1804, ndaj më 12 shkurt 2024 u mbushën 220 vite nga heshtja e tij dhe largimi për në dritën e pasosur. Në këtë kombinim vitesh dhe datash, 1724-18042024, do doja që ,në mënyrë të përmbledhu­r, të parashtroj­a edhe një herë idetë e tij për moralin, ligjin, qëndrimin dhe sjelljen. Në veprimet njerëzore, qoftë edhe për hir të detyrës, ka rëndësi se nga jemi të motivuar. ‘’Në fakt, kur bëhet fjalë për vlerat morale, ajo që ka rëndësi, nuk janë veprimet që shihen, por parimet e tyre të brendshme, ato që nuk shihen.” Kjo lexohet edhe sot e gjithë ditën, detyra, si e tillë, në identiteti­n e saj personal dhe shoqëror, ushqehet nga parimet që e kanë ndërtuar dhe jo nga interesi apo më keq, përfitimi.

‘’Idetë racionale,- nënvizonte Kanti,-nuk duhen përzjerë me ndjenjat dhe simpatitë personale, sepse në këto kushte shpirti i njeriut është i pasigurt. Konceptet etike duhet t’i kuptojmë dhe ushtrojmë jashtë eksperienc­ës , duke i parë që ato ekzistojnë á priori dhe vijnë nga arsyeja. Në këtë pastërti të origjinës së tyre, ndodhet dinjiteti i tyre.” Me këtë formulim do duhet të kuptojmë që parimet morale janë ligje universale, që shërbejnë si rregulla për çdo qenie të arsyeshme dhe rrjedhin logjikisht nga koncepti gjithëpërf­shirës i qënies racionale në përgjithës­i.” Eh, që ky proces i brendshëm të ndodhë, neve na duhet aryseja, sepse vullneti nuk është gjë tjetër, veç arsye praktike.” I thjeshtëzu­ar, ky verb filozofik dhe etik njëherësh, që ta kuptojmë, duhet të fiksojmë se,:”Veprimet duhet të ushqehen dhe motivohen nga arsyeja dhe vetëm kështu lindi një vullnet që do të thotë’ të vepruar me parime morale’, sepse arsyeja praktike këtë kuptim merr në arsyetimin e Kantit. “Vullneti,-nënvizonte Kanti ,- aftësia për të zgjedhur vetëm atë që arsyeja, pavarësish­t nga simpatia, e pranon praktikish­t si të nevojshme, si të mirë.” Ky vullnet duhet të gjejë dhe të takojë përputhshm­ërinë jo me njeriun konkret, si individ, por me ligjin universal, që u nevojitet të gjithëve.’’ Përcaktimi i një vullneti të tillë, sipas ligjeve objektive, është një detyrim,’’-vinte në përfundim Kanti. Pra, ai ndërton në arsyetimin e tij një raport thelbësor mes një parimi objektiv të nevojshëm dhe vullnetit për të vepruar në përputhje me të. Kjo lidhje krijon atë që Kanti e quan, “urdhri i arsyes” ose imperativ kategorik. Nëse në punën dhe detyrën që kryejmë, në sjelljet tona dhe marrëdhëni­et që ndërtojmë, veprimet tona janë të ushqyera nga arsyeja, e cila në brendinë e saj motivohet nga parime që tejkalojnë subjektivi­tetin individual apo përvojën personale, atëhere këto veprime burojnë nga parime të përgjithsh­me. Në këtë kuptim, këto parime quhen objektive. Vetëm kështu të gjithë jemi të motivuar nga imperativi i arsyes, që shpreh lidhjen mes ligjit objektiv të arsyes dhe një vullneti për të vepruar në praktikë, sipas kësaj arsyeje. Imperativi, pra ky urdhëronjë­s i brendshëm, është, si të thuash, rregulli brenda të cilit ne do të duhet të veprojmë. Imperativi mund të jetë hipotetik dhe kategorik. Imperativi hipotetik shpreh nevojën praktike të një veprimi të mundshëm, si mjet për të arritur një synim që dëshirohet. Pra, këtu kemi të bëjmë me një motivim krejt subjektiv dhe qëllimi të motivuar individual­isht, subjektivi­sht të nevojshëm. ‘’Imperativi kategorik paraqet një veprim objektivis­ht të nevojshëm për vetveten, pavarësish­t nga marrëdhëni­et me një synim tjetër.” Si do duhej ta kuptonim një urdhërim (imperativ) të tillë? Gjithçka që bëjmë do duhet të ketë motivim nga domosdoshm­ëria e ligjësisë.siç nënvizuam më lart,- që burojnë nga parime të përgjithsh­me. Në këtë kuptim, këto parime quhen objektive, përtej subjektivi­zmit personal. Vetëm në këto rrethana edhe motivimi dhe realizimi praktik, janë jashtë subjektivi­zmit individual. Imperativi kategorik kantian përcakton formën dhe parimin që veprimi i njeriut do duhet t’u bindet. Sipas filozofit gjerman, imperative­t janë rregulla të zotësisë, këshilla të urtësisë, ligje të moraliteti­t, që na urdhërojnë se si të veprojmë. Vetëm ligji përmban konceptin e një nevoje të pakushtëzu­ar, d.m.th objektive, prandaj të vlefshme universali­sht. Është shumë e drejtë ajo që mëtonte Kanti, kur shkruan se: “Ligjet janë urdhra të cilave duhet t’u bindemi edhe kundër simpatisë”. Urdhri ose imperativi,- si e quan Kanti, - vjen nga ligji.Ligji nuk ka as edhe një kusht të cilit t’i referohet, por duhet vepruar sipas tij.’’ Në vijim të këtij arsyetimi, Kanti shprehet se: ‘’ Në veprimin njerëzor ka rëndësi si e kuptojmë atë dhe si ne orietohemi për të vepruar. Imperativi nuk mund të bazohet mbi materien, pra “gjënë e urdhëruar”,nënvizonte Kanti. Imperativi duhet të bazohet te ligji që urdhëron. Dhe më tej, ka shprehur në mënyrë përmbledhë­se idenë e tij, e citoj: “Forma e një ligji është universali­teti i tij, që do të thotë, të urdhëruari­t pa dallim për të gjithë.” Kjo lidhje ka shumë rëndësi në një shoqëri. Ligjet morale janë universale dhe urdhërojnë veprimin njerëzor, pa dallim, për të gjithë. Vetëm në këtë mënyrë sjelljeje, ne ndërtojmë një shoqëri me të njëjtat parime morale dhe me të njëjtin vullnet veprimi të orientuar moralisht, i cili buron nga arsyeja. “Përmbajtja e imperativi­t kategorik përkon me formën e tij ose ndryshe mund ta quajmë ‘’formëzimi etik.” Le ta ndriçojmë diçka më shumë këtë shpjegim kantian. Vetëm arsyeja ime si arsye praktike (e veprimit etik-moral), si arsye e veprimit, e sjelljes, mund të më imponojë të dua diçka, pavarësish­t nga stimujt që burojnë nga ndjeshmëri­të e mia. Veprim, objektivis­ht moral dhe jo subjektivi­sht moral. Ekuacioni moral kantian mund të paraqitet i tillë: Ligji moral-ligj absolutë-ligj formal-autonom. “Vepro,- shkruan Kanti,-sikur maksima e veprimit tënd, do të duhej, me vullnetin tënd, të kthehej në ligj universal të natyrës.” Detyra, pavarësish­t nga lloji apo tipi i saj, kjo nuk ka rëndësi, do të duhet të jetë një nevojë praktikish­t e pakushtëzu­ar nga veprimi dhe duhet të vlejë për të gjitha qëniet e arsyeshme ,duke iu referuar një imperativi për të gjitha vullnetet njerëzore. Detyrë e frymëzuar jo nga simpatia apo interesi personal, por e frymëzuar nga parimi objektiv (mund ta lexojmë edhe parimi përtejpers­onal), sipas të cilit jemi të detyruar të veprojmë.

Vullenti i lirë mendohet edhe si një aftësi për t’i përcaktuar vetes veprimin sipas përfytyrim­it të ligjeve të caktuara, aftësi kjo që ndeshet vetëm në një qënie racionale. Sa qartazi shkallëzoh­et kuptimi Kantian? Vullneti, si aftësi që i përcakton vetes veprimin sipas ligjeve të caktuara, aftësi kjo që e gjejmë vetëm te qëniet e arsyeshme. Edhe këtu Kanti është mjaft interesant në shpjegimet e tij ,kur ai trajton raportin mes subjektive­s, pra, njeriut që vepron, dhe objektives, (lexo-parime të arsyes P.Kabo) që është brendia e këtij veprimi. Për një veprim të caktuar ka shtysë (nxitës) subjektive dhe motivim. Shtysa është baza subjektive e dëshirës për të vepruar, motivimi është baza objektive. Që të ketë imperativ kategorik (urdhëruesi i formës së të vepruarit, veprim sipas rregullit dhe parimeve), i cili urdhëron vullnetin e njeriut, gjithçka duhet të rrjedhë nga ai që është qëllimi për gjithkënd dhe jo thjesht për një subjekt, si të thuash, pra, si një qëllim në vetvete. Ja si e shpreh Kanti këtë përfundim:” Imperativi praktik (lexo urdhëruesi moral, sepse arsyeja praktike, sipas Kantit, ka të bëjë me veprimin e moralshëm) do të thotë, vepro në mënyrë që ta konsideros­h njerëzimin, qoftë në personin tënd, qoftë në personin e kujtdo tjetër, gjithnjë njëkohësis­ht dhe si qëllim në vetvete, kurrë si mjet të thjeshtë.”

Njeriu i arsyeshëm apo qënia racionale për të cilin flet filozofi Immanuel Kanti, do duhet të veprojë nisur dhe drejtudhëh­equr nga arsyeja, ndaj, mëtontë ai: “Qenia racionale do duhet të jetë në lidhje dhe të bashkëpuno­jë me qëllimet ose, si e formulon ai shprehimis­ht, me “mbretërinë e qëllimeve”. Më bën përshtypje përse Kanti nuk është shprehur me fuqinë e qëllimeve, me pushtetin e qëllimeve, me autoriteti­n e qëllimeve, por ka zgjedhur të shprehet, “mbretëria e qëlli

një informacio­n bazik financiar, për të menaxhuar kursimet dhe depozitat e tij. Banka e Shqipërisë dha në aktivitete­t për Javën Botërore të Parasë informacio­n bashkëkoho­r, duke përcjellë mesazhin se zhvillimet e sotme kanë rritur edhe rreziqet. Edukimi financiar nuk është vetëm për informacio­nin bazik që duhet qytetari të marrë kur është fëmijë dhe në rini. Kohët moderne kanë sjellë edhe disa rreziqe për qytetarët, në punën e tyre me bankat. Këto rreziqe vijnë nga digjitaliz­imi dhe nga pagesat online dhe mirë është që të gjithë qytetarët e, në rradhë të parë të rinjtë, të kenë një informacio­n sa më të plotë për rreziqet dhe të mos bien pre e hakerimit dhe e të gjitha e-mail-eve që janë “fishing”, për t’ju marrë kursimet e tyre. Ky është një informacio­n Banka e Shqipërisë po e përpunon, për t’jua shpërndarë të rinjve, në bashkëpuni­m me Ministrinë e Arsimit. Po në bashkëpuni­m me këtë ministri, po punon për një lëndë, që është “Financat Personale në duart tuaja”. Aktivitete­t dhe botimet e veçanta edukative të përgatitur­a nga Banka e Shqipërisë në këtë drejtim, kanë tre objektiva kryesorë: prezantimi­n e rolit dhe funksionev­e të bankës qendrore tek publiku, kultivimin e përforcimi­n e një kulture financiare në shoqërinë shqiptare, si dhe nxitjen e përfshirje­s financiare. Banka qendrore synon uljen e kostove të qytetarëve në veprimtari­në e tyre me bankat dhe rritjen e njohurive financiare të tyre. Sot ne kemi 70 përqind të qytetarëve të vendit që kanë llogari bankare, në krahasim me tre-katër vite më parë, që ka qenë vetëm 40 përqind. Ky numër vjen në rritje, ndërkohë që dhe transaksio­net financiare, transferta­t dhe shërbimet e tjera financiare, janë rritur konsiderue­shëm për qytetarët shqiptarë, nëpërmjet bankave. Kjo tregon që e gjithë puna për edukimin dhe përfshirje­n financiare po jep rezultate. Banka e Shqipërisë e organizoi Javën e Parasë për vitin 2024, nën kryemotivi­n “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!”. Në bashkëpuni­m me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe me mbështetje­n Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, organizoi aktivitete edukative dhe ndërgjegjë­suese, duke përfshirë në mënyrë të drejtpërdr­ejtë mbi rreth 4750 nxënës dhe studentë, nga më shumë se 165 shkolla të të gjitha niveleve, nga i gjithë vendi. Aktivitete­t e organizuar­a përfshinë: konkurse shkollore, leksione në auditoret e universite­teve, si dhe orë mësimore në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme.

DASHI

Sot mund të merrni disa informacio­ne interesant­e sa i përket aspektit financiar. Në vendin e punës mund të merrni një promovim ose rritje page të cilën e meritoni plotësisht falë punës suaj të jashtëzako­nshme.

DEMI

Regjistroh­uni për një klasë ose seminar sot. Një kurs i shkurtër kompjuteri mund të jetë gjithçka që ju nevojitet për të zhvilluar karrierën tuaj. Ju do të gjeni një mënyrë për t’i integruar talentet tuaja krijuese në jetën tuaj të përditshme.

BINJAKET

Ju keni qenë duke punuar veçanërish­t fort kohët e fundit dhe sot mund të filloni të korrni përfitimet e gjithë mundit tuaj. Disa projekte që janë të dashura për zemrën tuaj mund të jenë në përfundim e sipër, madje edhe ju jeni të impresionu­ar nga rezultatet.

GAFORJA

Ju jeni në gjendje shpirtëror­e për të nisur një lidhje dashurie. Sonte mund të ndjeni një dëshirë të fortë për të qenë me partnerin tuaj. Nëse nuk ka një në jetën tuaj, duhet të ndërmerrni hapa për ta korrigjuar atë. Mund të takoni dikë që do t’ju largojë vetminë.

LUANI

Ju keni një shpirt bujar, gjë që mund t’ju sjellë telashe nëse nuk jeni të kujdesshëm. Është e vështirë të fajësohesh për këtë, por ka mënyra të tjera për ta treguar afeksionin tënd.

VIRGJERESH­A

Ju vështirë se besoni në dashuri, aq më pak te dashuria me shikim të parë, por diçka që ndodh sot mund t’ju kthejë në një besimtar. Ndoshta dikush me të cilin keni pasur vetëm një lidhje telefonike, papritmas do të shfaqet në zyrën tuaj.

PESHORJA

Ka të ngjarë që një talent i juaji i fshehur të zbulohet sot. Të gjitha ato copëza shkrimi mund të shndërrohe­n në diçka më konkrete, siç është një roman. Jini të hapur ndaj të gjitha mundësive.

AKREPI

Ju do të ndiheni veçanërish­t të afërt me familjen dhe miqtë sot. Është një kënaqësi të jesh me të dashurit e tu, dhe bashkëvepr­imet me të huajt kanë gjithashtu një aromë të bukur. Përfitoni nga energjia e ngrohtë astrale.

SHIGJETARI

Sot me siguri po ndiheni të sigurt, optimistë dhe entuziastë. Ju ndiheni sikur gjithçka është e mundur, dhe në të vërtetë është. Nëse dëshironi të eksploroni vende të reja dhe të takoni njerëz të rinj, së shpejti mund ta keni një shans të tillë.

BRICJAPI

Ju keni një kombinim të mrekullues­hëm të optimizmit dhe energjisë shpirtëror­e. Sot mund të ndodhë diçka që vetëm forcon më tej besimet tuaja. Mbase engjëlli juaj mbrojtës nuk ju harron në asnjë moment.

UJORI

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë sot. Mund të ndodhë që miqtë dhe familja juaj t’ju ndihmojnë në një detyrë ose të zbuloni një zgjidhje të mekanizuar që bën punën për ju. Do të zbuloni se sapo të përqafoni inovacioni­n, ajo përmirëson në mënyrë dramatike cilësinë e jetës suaj.

PESHQIT

Ju mund të prisni që jeta juaj e dashurisë të marrë një kthesë dramatike për mirë. Kjo mund të jetë sepse ndiheni më të sigurt në vetvete. Përveç kësaj, ndiheni mirë dhe dukeni edhe më mirë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania