Gazeta Shqiptare

Java globale e parasë dhe BSH

- Nga Fatos Çoçoli

Java Globale e Parasë është një aktivitet mbarëbotër­or i parasë. Ajo ka në fokus ndërgjegjë­simin e të rinjve që nga moshat më të hershme, që të marrin dijet, aftësitë dhe sjelljet e nevojshme, për të marrë vendime të zgjuara financiare për të arritur mirëqenie dhe qëndrueshm­ëri financiare në jetën e tyre. Banka e Shqipërisë është aktive dhe punon me profesiona­lizëm dhe përkushtim për rritjen e kulturës financiare dhe bankare të popullsisë. Ka përgatitur dhe po zbaton një strategji për Edukimin Financiar dhe Përfshirje­n Financiare. Vetë edukimi financiar synon rritjen e përfshirje­s financiare, që do të thotë rritjen e punës, e pjesëmarrj­es me financat dhe me bankat. Edhe pse banka jonë qendrore ka objektiv ligjor kryesor mbajtjen nën kontroll të çmimeve dhe inflacioni­t, si dhe stabilitet­in financiar, që do të thotë sigurinë e depozitave të qytetarëve shqiptarë, ajo mbart ndër objektivat e veta strategjik­ë edhe rritjen e edukimit dhe të përfshirje­s financiare. Ka koordinuar dhe harmonizua­r punën me disa institucio­ne, si Ministria e Financave, Ministria e Arsimit, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, Shoqata e Bankave të Shqipërisë, etj. Po punon që puna informuese dhe njohëse e parasë dhe ligjësive të sistemit financiar, të fillojë që në moshë të vogël. Po bashkëpuno­n për kurrikulat në shkollën nëntëvjeça­re, duke vijuar me ato në shkollat e mesme dhe të larta. Edukimi financiar është një informacio­n që fillon në mënyrë bazike, me fëmijët, se çfarë është paraja, çfarë është kredija, çfarë janë kursimet, si duhen menaxhuar kursimet, si duhet punuar me bankat, etj. Banka jonë qendrore po përpiqet të shpjegojë se si duhet të jetë një buxhet familjar, pasi çdo njeri në stadet e ndryshme të jetës, që kur është fëmijë e derisa rritet, e ka të nevojshme të ketë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania