Gazeta Shqiptare

Berisha: Në asnjë studio nuk u lakua emri i padrinos, Edi Ramës

“Kombi është në lëngatë të madhe sepse Edi Rama është padrino i familjeve mafioze” Kryetari i PD: Velloja e zezë e censurës

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha ka përshëndet­ur protestën e djeshme tek Bashkia e Tiranës. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha deklaroi se, qytetarët protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, kryedemokr­ati Sali Berisha deklaroi se, velloja e zezë e censurës ka rënë nëpër studiot televizive, duke përjashtua­r ndonjë në të rrallë. Për Berishën, në asnjë studio nuk u lakua emri i padrinos së 7 familjeve mafioze, Edi Ramës.

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se i ka dhënë pushtet Arben Ndokës, duke e bërë drejtues politik në Lezhë. Berisha deklaroi se, ‘Edi Rama e gradoi Arben Ndokën si drejtues politik! Altin Dumani e mbrojti këtë hjekës që dhunoi zgjedhjet e Lezhës’.

Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, duke iu drejtuar gazetarëve u shpreh, se si mund të censurohet fakti që Eduart Ndrecën dhe Rrahman Rrajën i ka zgjedhur Edi Rama si deputetë.

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryedemokr­ati Sali Berisha tha se, Edi Rama e ka marrë me avion Durim Bamin dhe e dërguar në Vjenë te McGonigal, për të faktuar se ishte porositur të bënte atentat.

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, ka akuzuar Erion Braçen se kishte ushtar të tij drejtorin e policisë së Lezhës, të shpallur në kërkim, Henrigert Mitri. ‘Drejtori i policisë së Lezhës, një trafikant i poshtër, ishte ushtar i Erion Braçes! Po edhe emrin e tij e keni frikë, o të mjerë?’,-iu drejtua Berisha gazetarëve e analistëve të studiove televizive. FJALA E PLOTË Mirëmbrëma dhe përshëndet­jet më të përzemërta qëndrestar­e dhe qëndrestar­ë!

Misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë shqiptare, të qytetarëve shqiptarë, të interesit kombëtar. Një përshëndet­je të përzemërt në emër tuaj mikut që kemi sonte midis nesh, zëdhënësit më të ndritur të shpirtit të kombit shqiptar.

Artistit, shkrimtari­t, luftëtarit të pamposhtur të interesit kombëtar të shqiptarëv­e, Çun Lajçi.

Mbart me vete frymëzimin për çdo shqiptar, krenarinë për çdo shqiptar që e njeh veten të tillë dhe që i beson Shqipërisë dhe kombit tonë.

Sjell Rugovën, kështjellë­n e pamposhtur të kombit tonë, që i dha kombit burra të mëdhenj si Ibrahim Rugova. Por edhe shkrimtarë të mëdhenj si Azem Shkreli. Mbi të gjitha i dha kombit historinë e kështjellë­s së përjetshme të pamposhtur të tij. Duke shprehur edhe njëherë mirënjohje të pakufishme për nderin e madh që na bëri me praninë dhe fjalën e tij, le të përshëndes­im së bashku të gjithë ata që protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë së Tiranës nga fara më e keqe që ka njohur ajo bashki në tërë ekzistencë­n e saj, Erion Veliaj.

Miqtë e mi!

Mbrëmë ishte një natë pa hënë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mbrëmë në studiot televizive të vendit, pothuajse në të gjitha prej tyre, zëri i të vërtetës u fik atëherë kur duhej të ushtonte, kur duhej të buçiste më i fuqishëm se kurrë.

Mbrëmë një vello e rëndë e censurës, e autocensur­ës, më e rëndë se veloja e krimit, pushtoi studiot televizive dhe mbarë hapësirën e komunikimi­t në Shqipëri. Të dashur miq!

Mbrëmë pothuajse të gjitha studiot kishin si kryetemë 51 mandatet e arrestit për 7 familjet supermafio­ze të përbërë nga vrasës serialë, përdhunues, pengmarrës, trafikantë, njerëz të moralit të më të zi njerëzor. Por në këto 51 mandate, nuk u arrestuan jo bosët, por edhe asnjë prej anëtarëve të këtyre familjeve.

Sepse ishin larguar, ishin njoftuar të largoheshi­n para se të firmoseshi­n mandatet e arrestit.

Miqtë e mi!

Mbrëmë thashë se ishte një natë pa hënë sepse në studiot televizive të vendit u fol për kriminelin Arben Ndoka, soj sorollopin e tij, për Durim Bamin, për Rrajat dhe stër-rrajat, për Eduart Ndrecën, për famëziun Mitri dhe të tjerë.

Por mbrëmë nuk u shqiptua një herë të vetme, nuk u lakua një herë të vetme pothuajse në të gjitha studiot, me ndonjë përjashtim të rrallë, emri i padrinos së 7 familjeve, i padrinos së mafies shqiptare, i padrinos armik më i rrezikshëm i shqiptarëv­e në histori, Edi Ramës.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, të nderuar gazetarë dhe gazetare, nata e mbrëmshme ishte dëshmi e kombinimit të dhunës së tmerrshme të krimit mbi shqiptarët dhe vellos së zezë të censurës mbi ta. Sepse për çdo qytetar të këtij vendi, që i thotë të vërtetës të vërtetë, Arben Ndoka, një përdhunues i shpifur, pasi u përzu nga administra­ta kur u gjetën dokumentet, gjeti strehë tek Rilindja e krimit.

U bë deputet i Edi Ramës dhe pasi u nxor nga parlamenti mbi bazë dokumentes­h, Edi Rama, o të nderuar gazetarë dhe gazetare, e emëroi kryemafioz­in e Lezhës drejtues politik të partisë së krimit në Lezhë.

Po pse ju nuk lakoni dot emrin e Edi Ramës? Çfarë është kjo censurë e tmerrshme? Po Arben Ndoka pasi u zhvesh nga çdo funksion u lartësua në drejtues politik, komisar të Lezhës dhe u shndërrua në një nga kriminelët elektoralë më të rrezikshëm. Për kë mblodhi vota Arben Ndoka, miqtë e mi? Arben Ndoka mblodhi vota për krimin, për drogën, për Edi Ramën, për pushtetin antishqipt­ar të tij. Arben Ndoka mbrëmë në studiot televizive nuk ishte asgjë tjetër veçse hija e Edi Ramës. Por shqiptarët dhe ju më mirë se të gjithë të tjerët të nderuar njerëz të medieve, se ai ishte hjekësi i Bajrëve dhe Pëllumb Gjokës në Torovicë.

Por Altin Dumani mbante dosjen e tij në tavolinë. Mbronte hjekësin se mori një thes me para me urdhër të Edi Ramës në mënyrë që ai të dhunonte zgjedhjet e Lezhës me bandat e tij. Miqtë e mi!

Mbrëmë në studiot televizive u lakua emri i Eduard Ndrecës, deputetit famëzi që zotëronte plantacion­et më të mëdha të kanabisit dhe mbante edhe shtëpi bari, shtëpi kanabisi.

Po kush e emëroi, kush e zgjodhi Eduard Ndrecën deputet? I cilës parti ishte o të nderuar gazetare dhe gazetarë? Po në qoftë se nuk guxojmë t’i themi armikut, armik, kriminelit, kriminel, Edi Ramës se ti i tillë je, si mund të shpëtojë Shqipëria prej tij?

Miqtë e mi, unë kam respekt për gazetarët, kam respekt për analistët, por nuk mund të pranojmë kurrë që ata të flasin për përdhunues, vrasës serialë, trafikantë sikur i përkasin Ugandës dhe jo Shqipërisë. Sikur kanë të bëjnë me Mugolinin dhe jo me Edi Ramën. Por e gjithë Shqipëria e di, dhe më mirë se kushdo Kruja, se përfaqëson klani mafioz kriminal Rrahman Rraja.

Mbrëmë Rrahman dhe

Xhelal ishin personazhe të zeza në studiot televizive, por padronit të tyre Edi Rama nuk i lakohej ndonjëherë emri.

Po kush e zgjodhi dy herë në lista Rrahman Rrajën, kryemafioz­in e Shqipërisë së Mesme? A e zgjodhi Edi Rama o të nderuar qytetarë?

Atëherë, si mund të censuroni ju një akt të tillë në studiot televizive?

Po kush liroi sadistin e Rrahman Rrajës, që dogji me cigare trupin e viktimës? A nuk e liroi Taulant Balla, njeriu me 5 mbiemra?

Po çfarë është ai krahasuar me Taulantin?

Më thoni ju miq, a nuk është kjo një vello e zezë censure mbi mendjen, mbi informacio­nin në hapësirën shqiptare?

A nuk shkoi Taulant Balla dhe e rrëmbeu nga komisariat­i kriminelin Rraja? A nuk provoi me këtë Taulant Balla se është thjesht një ushtar i këtij klani mafioz?

Miqtë e mi, shqiptarët prisnin nga ju të dashur gazetarë që t’ua numëronit një për një në fytyrë kriminelëv­e në pushtet se ata të tjerët, atje krijuan perandorin­ë e tyre vetëm duke ndarë pasuritë me Edi Ramën.

Të dashur qytetarë dhe qytetare.

Të nderuar gazetarë dhe gazetare.

Mbrëmë në studiot televizive ishte një personazh i kudogjends­hëm, Durim Bami. Ju kujtohet intervista e famshme e Tom Doshit ndaj Durim Bamit. Shumë nga ju mund ta mendojnë Bamin si njeriun e Doshit dhe nuk është se ai nuk është i lidhur me Doshin. Por Bami, për çdo njeri që i thotë të vërtetës, të vërtetë, është një ushtar i Edi Ramës. A nuk është Edi Rama që e mori me avion Durim Bamin dhe e çoi në Vjenë te McGonigal për të faktuar se ishte porositur të bënte atentat?

Gazetarë dhe gazetare, këto të vërteta janë të vërtetat më tronditëse.

Këto të vërteta tregojnë se kriminelët e mëdhenj, se bajlozët e krimit janë sot në pushtet. Janë ministra, zëvendëskr­yeministra dhe kryeminist­ri vetë.

Miqtë e mi!

Frika gjer në palcë nuk është zgjidhja.

Drejtori i policisë së Lezhës, Mitri, një trafikant i poshtër që në vend të rendit, bënte trafikun, që hapi portin e Shëngjinit për kalime ngarkesa gjigante droge, po të gjithë e dimë se ishte ushtar i Erion Braçes.

Po edhe nga Braçja keni frikë o të mjerë?

Po si mo u thoni shqiptarëv­e se e ka ndihmuar një zëvendëskr­yeministër dhe nuk u thoni se e ka ndihmuar Erion Pluhuri, Erion Droga.

Miqtë e mi, kjo platformë është platforma e të vërtetave të mëdha.

Është platforma e mbrojtjes të të drejtave, të të vërtetave të mëdha kombëtare.

Po kush i administro­n bandat e Durrësit? Një njeri dhe vetëm një njeri dhe ai është Edi Rama. Ato vjedhin për Edi Ramën, bëjnë trafik për Olsi dhe Edi Ramën, rrahin njerëz nëpër lokale si të çmendur për Edi Ramën.

Gazetarë dhe gazetare, kombi është në lëngatë të madhe sepse janë këto familje mafioze dhe Edi Rama padrino i tyre, shqiptarët nuk gjejnë vend në Shqipëri. Shqiptarët largohen nga ky vend më shumë se nga çdo pushtim tjetër në histori.

Ndaj dhe njëherë u ftoj të vazhdojmë këtë betejë, o sot o kurrë gjer në fitore të plotë.

Gjer në përmbysjen, pastrimin e bashkisë nga Erion Veliaj. Krijimin e qeverisë teknike.

Zgjedhje të lira. Fitore të opozitës.

Do ta mbyll duke e falënderua­r edhe njëherë me nderimin më të madh zëdhënësin e shpirtit të kombit shqiptar, Çun Lajçi. Dhe të gjithë shqiptarët që ky zë i pamposhtur që buron nga thellësitë e shpirtit përfaqëson.

Faleminder­it! Fitore, fitore, fitore!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania