Gazeta Shqiptare

Seit Frashëri dhe Kongresi Lushnjes

Historia e frashëlliu­t, që u nis me 40 burra nga Dangëllia, ruajti Kongresin

- Nga ARTUR AJAZI

Dangëllia, zona më e dëgjuar në Përmet, ka kryeqendër Frashërin. Para 104 vitesh, Frashëri ka patur mbi 540 shtëpi, rrjet dyqanesh, ambulancë, shkollë, dhe ishte qendër Komune. Frashëri, ishte vatra ku lindën dhe u rritën me mallin për vatanin, vëllezërit Frashëri, kollozët e mendimit, kulturës dhe Rilindjes Kombetare. Edhe në Dangëlli, lindën burra me emër, trima, patriotë, shkencëtar­ë, shkrimtarë, komitë, nga atje dolën më pas partizanë për liri, apo dhe drejtues lokalë dhe qendrorë. Nga Frashëri doli dhe Seit Frashëri, (Skenderi), luftëtari i çetës së Çerçiz Topullit. Në Frashër ka një lagje të madhe me mbiemrin Skënderi. Seiti, lindi dhe u rrit nga prindër të mirë, punëtorë, patriotë, edhe pse nuk ishin të aq të pasur në atë kohë, kishin influencë në Dangëlli. Seiti u rrit dhe edukua nga babai i tij Hajredini (emrin e të cilit do ta merrte djali i tij i madh më vonë) me frymën e dashurisë për vendin, fshatin, njerëzit. Dhe i tillë u bë. Seit Frashëri, qysh fëmijë rrinte në odën e burrave, dëgjonte, pastaj dhe kuvendonte. Ishte pjekur para kohe për moshën që kishte. Ngjarja e madhe e Kongresit të Lushnjes, e gjeti Seitin djalosh të ri, që vinte pas pjesemarrj­es së tij në çetën e Çerçiz Topullit, i sprovuar në beteja dhe vuajtje në male. Vinte pasi kishte ngritur flamurin kombetar, duke hyrë i pari në Korçë, pas faljes së madhe (Hyrrjetit) të bërë nga Xhonturqit. Një ditë në Frashër vjen haberi, që në Lushnje në 21 Janar 1920 niste Kongresi i madh, ku vereshin fatet e kombit. Erdhi haberi, të dilnin djem nga çdo krahinë për të mbrojtur punimet 10 ditore të Kongresit, ndaj koha nuk priste. Seiti ishte i pari që bashkë me 40 burra nga fisi i tij dhe zona e Dangëllisë, ngjeshën armët, dhe u regjistrua­n të parët si “mbrojtës të Kongresit historik të Lushnjes”. Brënda 3-4 diteve, u regjistrua­n dhjetra djem të fshatrave të Dangëllisë, me armë në dorë, dhe hipur kuajve u nisën qysh në 15 Janar 1920 , të prirë nga Seit Frashëri drejt Lushnjes. Punimet e atij Kongresi zgjatën 10 ditë, dhe ishte një ngjarje e madhe kombetare, nga ku u zgjodh Keshilli i Larte prej 4 vetësh, që do të kryenin funksionin e kryetarit te shtetit, dhe një Këshill Kombetar prej 37 vetesh, me kryeminist­er Sulejman Delvinën. Kryetar i Kongresit u zgjodh Aqif Pashe Elbasani. Kongresi dihet, se vendosi mbi fatin e të ardhmes së vendit, me vendimet e tij të rëndësishm­e, duke ruajtur tërësinë tokësore. Kongresi i Lushnjes, vendosi me unanimitet, rrezimin e qeverisë së Durrësit, dhe caktoi delegatët për në Konferencë­n e Paqes në Paris. Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes, kishte edhe frashërlli­nj që u zgjodhën ministra, si Eshref Frasheri, minister i Luftës, mik i Seit Frasherit. Në po atë Kongres, u vendos edhe fati i Tiranës, për të qenë përfundimi­sht kryeqyteti i Shqiperisë. Fill pas përfundimi­t të Kongresit, grupimet e mbrojtjes së tij, u falenderua­n nga ministri i ri i Brendshëm Ahmet Zogu, i cili u deklaroi atyre “mbështetje­n e pakufishme për kontributi­n, duke i siguruar mbështetje në komunat dhe prefektura­t nga vinin”. Porsa u kthye në Frashër, Seit Frashëri, u prit si Hero, bashkë me trimat e tjere, dhe pas 1 viti zgjidhet Kryeplak i fshatit me 540 shtepi. Seit Frashëri ishte mbeshtetes i Ahmet Zogut (zogist), dhe ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Komunës Frashër për shumë vite. Gjatë periudhës së luftës italo-greke, Seit Frashëri, mbajti qendrim të ashpër ndaj ushtrisë helene, që zaptoi Frasherin. Në takimin me një Kolonel i quajtur Anastas (sipas rrëfimeve të djalit të tij Ylli Skenderi) në Frashër, Seiti i kërkoi atij jo vetëm “ndalimin e hakmarrjes ndaj banoreve të Frashërit, por edhe fshatrave të tjera të Dangëllisë”. Shumë shpejt Seiti u bë mik edhe me grekët, të cilët kur u larguan, (ishte fundi i luftës italogreke) i lanë atij gjithë materialet luftarake dhe shëndetsor­e. Pak shumë është folur për mbështetje­n e madhe që dhanë frashërlli­njtë, për Kongresin e Lushnjes, për ata burra trima , që ngjeshëm armët dhe lanë vatrat e tyre, për t’ju bashkuar kësaj ngjarje të madhe të historisë kombetare. Pak është folur edhe për Seit Bej Frashërin (Skënderi), dhe vetëm pas 30 vitesh demokraci, atij do ti akordohej nga Presidenti Republikës Dekorata e Lartë e “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeu­t”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania