Mogherini:Rama më refuzoi

Intervista - - HUMOR -

Zonjën Mogherinin mezi e kam arritur në Rinas ku ishte nisur për të ikur në Shkup. U futa mes njerëzve të shumtë që e rrethonin dhe, sapo iu afrova, i thërrita në emër.

Kaso Kosa: - Zonja Federika, zonja Federika…ju lutem nëse mundesh të më japësh 5 minuta kohë për një intervistë të shkurtër.

Federika Mogherini: - Afrohu më shumë, afrohu. Nga kush kazan vini? Më fal, nga kush gazetë doja të thoja?

- Unë jam Kasua i “Intervistës” zonja Mogherini. Nuk keni dëgjuar për mua?

- E mora vesh që doni të më merrni intervistë, por nga cila gazetë jeni?

- Gazeta quhet “Intervista”, a më kuptove tani?

- Ok ok, po ta jap këtë kënaqësi po shpejt se po pres dikë. - Po prisni Ramën zonja Federika ? - Jo, nuk po pres atë, pasi sapo u ndava nga ai me një shijë të keqe dhe…

- Pse shije të keqe zonja Mogherini? Ai m’u duk shumë i qeshur dhe gëzuar sot?

- I qeshur ai, i zymtë unë. Ai kërkon zoçka të reja, si i thoni ju shqiptarët.

- Si zoçka se nuk po të kuptoj zonja Mogherini?

- Ti Kaso mendon se mua më rreh shumë për shqiptarët? Unë e bëra të për Ramën, kurse ai…

- Ç’po thua? Po ky qënka lajm ekskluziv për mua. Pra, ti po thua se ndjen për të? Po ai ndjen për ty?

- Atij nuk ia ndjen fare, o Kaso, po fare, dhe jo vetëm kaq, por është kokrra e mashtruesit.

- Të ka mashtruar për kushtet që BE i ka vënë shqipërisë?

- Për kushtet që i vura unë në lidhje me ne zoti Kaso. A e di kush ka qënë kushti kryesor mes nesh?

- Jo, nga ta di zonja Mogherini. Do ma thoni?

- Patjetër do të ta them se po plas ta mbaj për vete. Ai më premtoi se sytë e tij nuk do shohin asnjë femër tjetër derisa Shqipëria të marri rekomandimin, por…

- Mmmmm, po thua se nuk e ka mbajtur premtimin? Me kë mendon se po të tradhëton?

- Me atë shëmtaraqen e Gjermanisë. Me atë që ka 15 vjet kancelare dhe nuk e ka ndërruar njëherë të vetme xhaketën.

- Me Merkelnin? Jooo, nuk ka mundësi. Keni fakte për këtë?

- Si nuk kam o Kaso. Isha prezent vetë kur e mori në telefon në syrin tim dhe i tha nisu urgjent për tek unë. - Po Rama çfarë i tha? - Po i lëpiheshe në telefon ashtu siç bënte mua dhe i tha gjithë gëzim “Gut gut…” - Çudi zonja Mogherini se ju e keni ndihmuar Shqipërinë edhe ne kohën e vizave. Mbaj mënd që… - Lëri vizat Kaso të lutem. Veç ta dish sa viza ka thithur në praninë time ai, por unë budallaqja mendoja se e thithte që të ishte në formë për mua, por atij …se më vjen zor të ta them… edhe pas vizave, nuk i... - Këtë punën e ngritjes dhe uljes e mbaj mënd se e ka thënë dhe në parlament, por unë mendoja se e kishte për popullin, kurse ti po thua se… - Po çfarë populli zoti Kaso? Ai atë moment ishte duke folur me mua në msn dhe në vënd që të ma thoshte mua atë punën e ngritjes, ia rrasi popullit. - Nuk më thoni çfarë pëlqyet kaq shumë zotit Rama? - E shikoja të gjatë dhe mendoja se do ishte i fuqishëm dhe në… nejse nejse se më bëre me turp. - Po këtu në Rinas kë po prisni se shikoj që të shkëlqejne sytë dhe e mezi po pret ta takosh? - Ehh, “kur nuk ke pulën do hash sorrën”, -thoni ju shqiptarët. Meqë Rama nuk do të m’i shikojë sytë, kam vendosur të hidhem në krahët e Lulit. - Të Lul Bashës? - Pse ka ndonjë Lul i tjetër Kaso? Hahahah sa shakator qënke. Sa mirë bera që pranova të intervistohesha prej tej. Luli më pëlqen se është i butë, Kaso.

- I butë, i butë, po dhe ai bërtetë ndonjëherë deri në ngjirje. E keni menduar mirë zonja Federika?

- I butë në lëkurë Kaso jo në zë, pasi unë nuk do bëj duo muzikore me të. Pastaj këta që ngjiren nga pak i kam qef. Kështu ishte i ngjirur Rama kur e takova për herë të parë.

- Po Luli di gjë për këtë zonja Mogherini?

- Luli nuk di ku është për vetë, por e kam bindje që do ta pranoje ofertën time, pasi koha punon për të dhe unë punoj me mëndje Kaso. Rama tashmë është një limon i shtrydhur…por jo nga unë dhe për këtë më vjen të pëlcas.

- Po pse nuk e mendoni njëherë një

- Oh, Kaso, unë i dua të fuqishëm dhe të rinj dhe jo pleq pijanecë që puthet me burrat. - Pse Hahn…? - Pse akoma nuk e dini? Nuk vihet aq kollaj dhe pa bythë në Europë Kaso, ndaj mblidhe mëndjen.

- Zonja Mogherini, doja t’ju pyesja edhe për…

- Lëre mos pyet më se erdhi. Oh çfarë sharmi ka Luli. Nuk dua të më shpëtoj ky rast. Nuk jam aq e mallkuar sa ta pësoj dhe me këtë si me Ramën. Ik Kaso, ik të lutem se nuk dua të më shikojë me ty.

- Të paktën të të kisha falenderuar për intervistën zonja Mogherini.

- S’ka gjë Kaso, s’ka gjë se të falenderoj unë. Ik se erdhi… Çiao Kaso.

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.