Alex Seitaj: Të vërteta që nuk gëlltiten

Intervista - - HUMOR -

Fabjola Kuburi:- Alex, si është të jesh personi publik që gëzon vëmendjen e të tjerëve?

Alex Seitaj:- Fatmirësisht apo fatkeqësisht unë gjithmonë e kam pasur vëmendjen e të tjerëve sepse kam qenë gjithmonë shumë i gjatë, shumë i çuditshëm, jashtë normales shqiptareske, por gjithsesi më vjen mirë që më tepër se vëmendje ndaj meje, po i kushtohet artit që unë bëj, përfshirë këtu edhe numri jonë në portokalli. Më vjen mirë që publiku shqiptar po përqafon këtë zhaner humori alternativ, kjo tregon që thellë-thellë të gjithë kanë nevojë për ndryshim.

- Kujt i dedikohet prania jote në “Portokalli”?

-Nuk është hera e parë që punoj me regjisorin Altin Basha dhe gjithmonë më ka pëlqyer puna me të. Ai gjithmonë ka qenë dashamirës dhe përkrahës i artit tim. Mendoj ishte koha e duhur dhe dritarja e duhur. Nga prezenca ime e parë në Portokalli gjërat kanë ndryshuar, Shqipëria ka ndryshuar disi dhe ndoshta tani njerëzit janë më receptive ndaj humorit alternativ. Pikërisht për këtë arsye unë mora ftesën për të qenë sërisht pjesë e “familjes”.

- Çfarë merr ti dhe çfarë i jep “Portokallisë”?

-“Portokallia” është një hapsirë e mirë shpërfaqjeje dhe në fund të fundit unë thjesht dua të marr një shans për të shpërfaqur krijimtarinë time. Në këmbim sigurisht, ka të gjithë përkushtimin, profesionalizmin dhe potencialin që unë kam dhe kam ndërtuar gjatë karierrës sime.

-Me parodistin tjetër keni kimi aktrimi besoj për aq kohë sa pjesa juaj del aq e bukur...!

-Askush nuk e beson kur them që ne kemi lidhur miqësi pikërisht në Kaci është një aktor profesionist shumë i dedikuar në punën që bën. Është një nga të paktët që futen në kategorinë “maniak provash” ku bëj pjesë edhe unë. Është e rëndësishme kimia, respekti dhe dedikimi që ai i jep çdo materiali. Për këtë arsye përveç marrëdhënies së punës jemi edhe miq të mirë.

- Alex, ti njihesh më shumë në fushën e muzikës sesa në aktrim, si ndodhi që iu përkushtove më shumë aktrimit? -Unë kam mbaruar Universitetin e Arteve, për aktrim. Është pasioni dhe dashuria ime më e madhe. Madje edhe shume nga promovimet qe kam pasur nga muzika i kam kanalizuar drejt karrierës sime si aktor. Më së shumti kam luajtur teatër dhe kjo është një nga gjërat disi të dhimshme të Shqipërisë. Ke më shumë promovim në 3 minuta këngë në një festival, sesa në 20 shfaqe teatri. Muzika gjithsesi qëndron si një pëlqim personal dhe i rëndësishëm për mua.

-Me muzikën, tekstet, sepse ti shkruan edhe tekste, si po të shkojnë punët?

-Jam shkëputur nga shkrimi i teksteve për arsye kohe. Vazhdoj të shkruaj për miq të ndryshëm ose për materiale nga të cilat më lind frymëzim. Gjithsesi shkrimi i teksteve ka qenë gjithmonë një “shtese” duke - domos nga ana ekonomike.

- Çfarë e bën me lehtësi në skenë, por nuk mund ta bësh në jetën reale?

-Praktikisht çdo gjë. Në skenë mund të bërtasësh, mund të vrasësh, mund të vdesësh. Për këtë arsye më pëlqen të luaj personazhe që janë shumë të ndryshëm nga unë. Mbaj mend, aktori i madh Roland Trebicka ishte një person tejet i qetë në jetën e përditëshme, kurse në skenë shpërthente në 100 ngjyra dhe karatere. Kjo është liria që të bën ta duash këtë profesion.

- Për çfarë shquheshe kur ishe i vogël?

-Isha një fëmijë shumë i turpshëm dhe i mbyllur. Që i vogël kam gjetur paqe duke u arratisur me imagjinate më tërhiqte vëmendjen sepse shi

- Ke ndonjë foto nga fëmijëria, me të cilën qesh ose qan sa herë e shikon?

-Fotoja e pasaportës time të parë më bën të qesh sepse është skandaloze. Është shkrepur në kushte shpejtësie dhe për fat të keq rastisi që në pe unë isha i sëmurë me lije. Praktikisht në pasaportën e parë që kam përdorur për 10 vjet, ishte fotoja e fytyres sime të mbushur me pika të kuqe dhe pulla të bardha pudre.(Qesh)

- Çfarë ke mësuar për veten vitet e fundit?

-Kam mësuar që dramat i kam lënë për skenë dhe jo për jetë. Më pëlqen qetësia dhe balanci në jetë, nuk dua pranë njerëz katotike që sjellin probleme apo komplikime. Gjithashtu kam mësuar t’u jap rëndësi gjërave që kanë vlerë për mua dhe të injoroj totalisht detaje të jashtme që nuk më sjellin asnjë të mirë.

- Për çfarë nuk bën kompromis në asnjë mënyrë?

-Nuk do ndryshoja kurrë për askënd. Kush të do vërtet të do për atë që je, jo për atë që do donin që ti te ishe. Kjo është një nga ato të vërteta që janë të vështira për t’u gëlltitur. Por, është më mirë të gëlltisësh një të vërtete të hidhur sesa të hash gënjeshtra të ëmbla. - Frika më e madhe që ke? -Mbase është e guxuar por, më Tiranë ku makinat ecin si të çmendura duke rrezikuar jetë njerëzish. Më tremb policia që duket sikur është kundër qytetareve e jo në shërbim të tyre. Më trembin ligjet që favorizojnë më të pasurin e jo më të drejtin. Më tremb rinia që për një sherr nxjerr pistoletën. Më trembin shkollat ku ka më rëndësi nota se mësimi i qytetarisë. Më trembin vajzat që kanë mësuar këmbëve. Më trembin fytyrat e trembura të pleqve që kalojnë në rrugë me pasiguri dhe frikë nga jeta. Më tremb shprehja e tmerrshme “Hapi rrugë budallait” e tashmë budallai është bërë drejtor e të zgjuarit punojnë për të. - Kur e ngre zërin Alex? -Asnjëherë. Më pëlqen të ngre fjalet dhe jo zërin. Jam një person shumë paqësor dhe nëse veërtet duhet mire dhe të them dy fjalë të sakta sesa te bërtas një monolog të gjatë. -Çfarë di me siguri? -Di që asgjë nuk është e sigurt. Që çdo gjë që di, ndonjëherë duhet vënë në pyetje. Shumë nga të vërtetat më të mëdha të historisë kanë dalë të rreme. Dielli nuk rrotullohet rreth Tokës e megjithatë ata që e kanë vënë në dyshim këtë gjë janë varur apo djegur, e ja ku jemi këtu sot duke u dhënë të drejtë.

- Përveçse aktor dhe këngëtar, çfarë tjetër do ta shihje veten duke bërë?

-Pushime. Mund të duket si shaka por kam shumë kohë pa bërë pushime të vërteta dhe mendoj është momenti që duhet ti jap vetes pak shkëputje dhe kohë për të rigjeneruar forcat.

- Nëse do të ishe një personazh

-Itachi Uchia nga Naruto. Më kanë thënë shumë njerëz që i ngjaj faktin se dhe unë jam i aftë të bëj çdo gjë për të mbrojtur njerëzit që dua.

- Po të të linin në dorë realizimin

-Do më pëlqente të tregoja një histori të thjeshtë njerëzore frymëzuese. Mundësisht pa drogë, prostitucion, komunizëm apo partizanë brenda. Diçka të prekshme dhe të bukur. Shqipëria është e mbushur me histori njerëzore të mrekullueshme e 100 histori në të njëjtën kohë dhe në fund të mos themi asgjë.

- Çfarë mund të mësosh pershembull... nga një taksist?

-Që nëse je taksist nuk duhet të hash hudhra se ngordh pasagjeri? Bëj shaka. Taksisti është një profesion që të lejon të shohësh gjithë ato histori. Koncepti i serialeve që zhvillohen në taksi nuk është i ri. Pikërisht për faktin se ka shumë personazhe dhe historitë e tyre që lindin dhe vdesin në ato minuta që ata ndodhën brenda taksisë. - Po nga një parodist? -Që edhe problemi më i madh tingëllon më pak serioz kur këndohet.

-E mban mend librin e parë që të ka rrëmbyer vëmendjen?

-“Plaku dhe deti”. E kam lexuar shumë i vogël dhe vite mbasi kam lexuar librin, kam kuptuar që nuk është thjesht historia e një plaku që do të kapë një peshk të madh. Praktikisht kam kuptuar që idetë dhe mesazhet më të rëndësishme ndodhën “midis rreshtave” dhe jo të treguara shabllon.

- Tre rregullat e tua për të jetuar mirë?

-Muzikë, balancë dhe arratisje të herëpashershme.

- Për çfarë do të mbahet mend gjenerata jonë?

-Ne jemi gjenerata e fundit që di çfarë është loja në lagje, buka me gjalpë e me sheqer dhe gjunjët e vrara.

- Kur të jesh 40 vjeç, çfarë mendon se do të ketë më shumë rëndësi për ty?

-Gjithçka që do ndodhë kur të jem 40 vjec. Nuk më tremb koha dhe mendoj që çdo moshë duhet përqafuar pa frikë për të shijuar të mirat që ajo ka.

- Kitara është mikesha jote më e mirë. Po ndonjë mikeshë që të zgjon me mesazhe të bukura në mëngjes ka Alex?

-Është e çuditshme se si të gjithë mendojnë që unë i bie kitarës. Di disa akorde dhe po trajnohem për ta mësuar por deri tani është përdorur thjesht si një imazh balancues për numrin tonë. Në mëngjes më zgjojnë 20 alarme që vë momentalisht. Nuk jam në një lidhje dhe fatkeqësisht koha më pengon për të bërë njohje të reja. Siç e thashë më parë, më duhen pushime (Qesh).

- Të duket se ke arritur goxha famë apo ende jo?

-Mendoj që njerëzit e kanë një - suar dhe më thënë të drejtën kjo më pëlqen, nuk më pengon në jetën time të përditëshme.

- Cili ka qenë momenti më me humor apo një situatë që ti sa herë e kujton, qesh?

-Ka qenë momenti kur kam dëgjuar një prej këngëve të mia në radio dhe kam menduar: Kjo kënga qenka që vërtet ishte kënga ime.

- Po një moment delikat në jetën tënde?

-Gati dy vite depresioni nuk mund të quhen moment por që gjithsesi ishin delikate.

- Cila është ëndrra që ke parë dhe, kur je zgjuar, ke qeshur me të madhe?

-Kam parë një ëndërr sikur futa diamante tek një sirtar I dhomës sime të gjumit dhe kur u zgjova, para se të dilja nga dhoma, u ktheva për siguri dhe hapa sirtarin por jo … ishte thjesht I mbushur me mbathje si gjithmonë, asnjë diamant.

- A ka ndodhur ndokujt?

-Aksidentalisht, asnjëherë me qëllim. Jam totalisht kundër dhunës fizike.

- Cila është pika e fortë dhe e ajo e dobët e Alex?

- Pika e fortë është vendosmëria që kam për të arritur diçka, kurse pika e dobeët ështeë paaftësia për të gjetur një pikë të përbashkët bisede me tipa të caktuar njerëzish.

- Cila është “çmenduria” më e madhe që ke bërë kur ke qenë gjimnazist? Po tani?

-4 tatuazhe dhe një pircing në gjuhë. Të tjerat nuk po i përmendim. Çmenduria e tanishme ndodhi kur po dhe 5 minuta më vonë kisha prerë biletat e avionit. t’i gjuash

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.