11 të pavërteta për gjimnastikën

Intervista - - SHËNDET -

« Më pëlqen të bëj vrap në tapetin rrotullues, të pi pije energjetike dhe më pas të ha sa të zhdëpem ». Sa gabime mund të bëjmë në një fjali të vetme? Sa gabime bëjmë në palestër? Shumë dhe po aq të tjera që nuk i dimë dhe nuk i shohim as në pasqyrë, sepse ato mund të mos kenë lidhje me trupin, por me shëndetin tonë.

E pavërteta numër 1. Fiskultura më e mirë bëhet në mëngjes

Studimet kanë treguar se nuk ka asnjë ndryshim mes fiskulturës së mëngjesit dhe të darkës. Ora më e mirë për të bërë fiskulturë është ajo kur ndjehesh gati.

E pavërteta numër 2. Stërvitja më e mirë e trurit bëhet me pazëll, lojëra dhe fjalëkryqe.

Fiskultura e trupit ndihmon edhe në ushtrimin e trurit. Ushtrimet që nxisin qarkullimin e gjakut ndihmojnë më shumë se fjalëkryqet në përmirësimin e psikologjisë, kujtesës dhe në luftën kundër sëmundjeve degjenerative të trurit.

E pavërteta numër 3. Mbetesh në formë edhe kur e ndalon për pak kohë sportin.

Largimi nga fiskultura shkakton dobësim të muskujve, edhe një javë pas ndërprerjes së saj. Edhe nëse arrin objektivat e dëshiruara, nuk duhet ta lësh krejtësisht sportin.

E pavërteta numër 4. Që të bëjë punë vrapi, duhet të vraposh distanca të mëdha.

Njerëzit që zgjedhin distancat e shkurtra mund të kenë të njëjtën gjendje të zemrës me ata që bëjnë maratonën. Edhe ushtrime të tjera, si vrapi i lehtë, ose ecja janë më të mira për trupin, zemrën dhe enët e gjakut.

E pavërteta numër 5. Pijet energjetike janë ideale për hidratimin e trupit pas një seance sporti.

Pijet energjetike janë ujë me sheqer. Specialistët këshillojnë ujë të thjeshtë, ndërsa për zëvendësimin e energjisë, këshillojnë ushqime me proteina menjëherë pas një seance sporti.

E pavërteta numër 6. Vrapi në tapetin rrotullues është më i mirë se vrapi në natyrë.

Kjo bile është e kundërta. Rezultatet janë shumë të ndryshme, edhe sikur të vraposh të njëjtat distanca. Vrapi në natyrë, në ajër të pastër, ndihmon në forcimin e muskujve dhe bën të digjen 10% më shumë kalori sesa ai në palestër.

E pavërteta numër 7. Nëse bën shumë sport, duhet të hash edhe më shumë.

Nëse ke shumë uri pas fiskulturës, diçka ke bërë gabim. Në realitet, sporti lufton urinë.

E pavërteta numër 8. Pllakëzat me drithëra janë më të mira se tërshëra.

Drithërat janë ushqime të përpunuara për tretjen e të cilave harxhohen më pak kalori nga trupi. Pllakëzat me drithëra mund të përdoren si snack, por nuk e zëvendësojnë dot tërshërën.

E pavërteta numër 9. Vetëm produktet e qumështit kanë kalçium.

Brokoli, susami dhe spinaqi përmbajnë gjithashtu kalçium.

E pavërteta numër 10. Joga të lehtëson dhimbjet e qafës

Joga është e mirë për dhimbje të vogla dhe të parrezikshme, si ngërçet nga sporti. Por, kur problemi është më serioz, joga mund të mos ndihmojë, bile të dëmtojë. Në këto raste duhet të këshillohesh me doktorin para se ta fillosh.

E pavërteta numër 11. Vrapi shkatërron gjunjtë dhe kyçet e këmbës

Asgjë të keqe nuk pësojnë kyçet dhe gjunjtë nga vrapi, ai bile i forcon dhe i bën më rezistente ndaj dëmtimeve. Megjithatë, kujdes nëse jeni shumë mbipeshë… Gjithashtu, bëni vrap me një pale atlete të mira.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.