Pse kështu?

Intervista - - POEZI -

Pse kështu i madhi det? Djemve tanë pse nuk u the Që kur të iknin në kurbet S’do ktheheshin më në atdhe. Pse kështu i madhi det? Mos rri heshtur fol nje fjalë Zemra nenash ti po’ vret Ku i çove djemtë tanë? Pse kështu i madhi det? Ha e ha prap s’ke të ngopur Çfarë kërkon nga djemt e shkretë Mjaft se shpirtin na ke lodhur. Pse kështu i madhi det? Leri djemtë nuk u kënaqe ? Të shohin nënën që i pret E ti fshijnë lotin në faqe. Pse kështu i madhi det? Mos bëj garë me perëndinë Na lër të jetojmë k’të jetë Mos bëj copash Shqipërinë. Shumë e madhe goja jote Pse kështu i madhi det? Lëre gurin e k’saj toke

ERIGEL RUSI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.