Pritje

Intervista - - POEZI -

Nëpër mjegull kërkoja hapat e ikjes, Si fryma e nxehte dimrin e ftohtë. Ishin larg orët e pritjes, Në natën pa hënë pritja e kotë Tutje në rrugë njoha hapat e tua, Mbi gjurmë te thella, zhurmë si vala në pritje. Papritur nata e zhvezhur u zgjua. Fenerët e qiellit shpejtoi ti ndizte. Tërmet ndjeva ne trupin tim . Gjithë galaktikës i thashë prit.... I doja dëshmimtarë për të tonën dashuri. Mjegulla u zhduk e turpëruar, Nata i vuri sytë në gjumë, Ne të dy mbetëm dashuruar,

MARJETA JANCAJ SALIAJ

E mblodhi natën e mbetur në krahët e saj Nën veshje, kujtimin e portretit në xhamin e errët ra Zhurmat e çmëndurisë gërrisën natën qiellkthjellët. Ajo duhej ta vriste, për këtë ishte nisur Atë natë gjithçka duhej të merrte fund Dhe do ta vriste shpejt, me një të krisur Me frymën e fundit, të vetmin plumb Ajo, e vrau, portretin në xhamin e errët E mori dhe e varrosi brenda saj po atë natë Sytë e tij mbetën ashtu, të qartë,të kthjellët Do ti ruante të bukur, të kthjellët sa më gjatë. Iu ngjesh terri pas shpirtit me shtëllunga resh Të fryra , të mbushura me furtunën që po vinte Nxitoi hapat, ta fshihte nën natë atë rrebesh Mori me vehte shtrëngatën që ai të mos e shihte. Ia hapi krahët natës, dhe gjoksin e zhveshi pastaj Tia merrte njëherë ajo brengën , tia digjte Do ti duhej të shuante portretin brenda saj Të vriste shtrëngatat e kujtimeve pastaj, të vdiste! Mbështolli krahëve si rreckë hënëzën e vjetëruar Po zbardhte dita, një ditë me qiell të pastër Shtrëngatat i mbyti brenda saj, natën e shkuar Tani ajo ishte si gjithë të tjerët, një qënie e varfër. Qielli nuk kishte më furtunë Tani, ajo ishte e buzëqeshur ...kishte vdekur!

ANA TENA

Ah, të kisha dhe një zemër Të të dua edhe më shumë. Sepse ti s’je thjesht një femër Në trup tjetër, ti je unë! Ah, të isha njëzetë vjeç E të rend me ty dy jetë. Mos t’ju dukem kryeneç Ju dëshmoj një të vërtetë. Ah, të kisha katër krahë Ti në gjirin tënd më mba Bëhe tëndin, shpirtin tim. Ah, të kisha dy palë sy Të të shoh edhe në gjumë. E shumëzoj çdo gjë me dy Të t’ shijoj dhe pak më shumë!

BLEDI YLLI

Nga buzët e tua u dëgjuan, fjalë që rrodhën si ujvarë. Dridhje zëmre shoqëruar, porsi telat në kitarë... Të vij pranë e të rrëmbej, në duar fort të mbaj shtrënguar. Të kam pranë e dashura ime në k’të vals të ëndërruar! Përqafomë ,shtrëngomë sonte si dikur në atë kohë më parë Në mes tingujsh muzikorë kur dashuroje si e marrë. Më je pasioni i cdo mbrëmje në mes ndjenjash përvëlomë Me një vals nën tinguj muzgjesh mbi sup mbështetu, dashuromë.

LETA GURANJAKU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.