Elio Laze: Politika të detyron të bëhësh delenxhi

Intervista - - POLITIKË -

Një ndër të pakët gazetar profesionist në Shqipëri, pasqyrues i realitetit dhe problemeve që ka shoqëria jonë. E kemi njohur ndër vite si gazetar të emisioneve investiguese dhe në të njëjtën mënyrë i është rikthyer sërish medias pas disa vitesh pune intensive në administratën shtetërore.

Në fokus të intervistës së sotme është gazetari dhe drejtuesi i emisionit ‘Dosaj Investiguese’ Elio Laze. Elio na njeh me situatën në të cilën ndodhet administrata shtetërore sot, kjo për vetë faktin se ai ka qenë një person që e ka para në këndvështrime të ndryshme atë, si gazetar, si qytetar dhe si punonjës i saj. Duke mos munguar dhe komentimi për herë të parë publikisht i jetës së tij private dhe marrëdhënia që ka me këshilltaren e Bashkisë së Tiranës Ira Vejsiu.

Marjon Gorica:- Si nis dita për Elion?

Elio Laze:- Dita ime nis herët në ambientet e Channel One. e Dosjes Investigative është pjesa më e rendësishme e mëngjesit. Shqyrtohen denoncimet e qytetarëve, merret vendimi për trajtim të temës dhe ndahen punët. Pastaj secili nga ne, jemi në terren për t’I dhënë drejtim çështjes.

-Pse vendosët t’i riktheheni medias?

- Unë nuk jam larguar asnjë moment nga media. Gazetaria është pjesë e imja. Është trashëgimi familjare. Është mënyrë jetese për mua. Megjithatë rikthimi aktiv ndodhi në një mënyrë komplet natyrale. Një bisedë me presidentin e RTV Ora Neës dhe Channel One dhe të nesërmen e pashë veten duke vijuar punën aty ku e kisha lënë disa vite përpara.

- Ku keni qënë përgjatë kësaj kohe?

- Në shtator të 2013 i thashë “Po” një oferte për të qënë pjese e ekipit të Ministrisë së Mjedisit. në Inspektoriatin e Mjedisit e më pas në Policinë Pyjore të Qarkut Tiranë. Më pas për rreth një vit isha Këshilltar i Ligjit dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. E di që do thoni ke - zetar investigativ, më pas detyra të ndryshme në shtet por me lejo të të them që çdo punë në rast se e marr përsipër, e shijoj dhe e kryej me përkushtimin maksimal.

- Mendimi yt për administratën shtetërore?

- Administratën shtetërore e kam parë edhe si gazetar, edhe si qytetar por edhe si funksionar. Mendoj që në administratë ka shumë profesionistë. Njerëz të shkelqyer dhe të përkushtuar. Njerëz që njohin ligjin dhe procedurën. Por politika dhe militantët e morën në qafë. Ti mund të jesh sa të duash profesionist, por për shkak të qokave partiake ti detyrohesh të bëhësh një delenxhi që nuk njeh as ligj dhe as procedurë. Politika po e dëmton çdo ditë që kalon administratën shqiptare. Këtë që po them do ta ndjejmë në vitet në vijim. Tani nuk po arrimë ende të kuptojmë dëmin që po bëhet me administratën.

- Çfarë duhet të ndryshojë në këtë vend?

- Kemi humbur mirësinë, dhimbshurinë, njerëzillëkun dhe këtë gjë sërish e kemi dhuratë nga politika. Varfëria dhe halli i kafshatës së bukës së përditshme po dehumanizon njerëzit të cilët nuk i bën syri dritë për asgjë. Mendoj që jemi në kushtet e një krizë ekzistenciale për të cilën personalisht fajësoj klasën politike dhe si zgjidhje shoh vetëm rikthimin tek vlerat njerëzore të cilat çdo ditë e më shumë po i shkelim me këmbë.

- Politikani që keni më tepër antipati?

- Në fakt pyetja duhet të ishte, a kam ndonjë politikan simpati? Megjithatë është dikush që ka antipatinë time më shumë se të tjerët. Është kryeministri i vendit Edi Rama. Jo si person, pasi është i këndshëm, ka fantazi dhe humor. Por si politikan ka antipatinë time maksimale. Për të vetmen arsye që unë personalisht e fajësoj si personin që vrau ëndrrat e shqiptarëve. Një tufe premtimesh gjatë 8 viteve të opozitës bënë këdo (përfshirë dhe mua), që të besoja në një frymë tjetër drejtimi të vendit. Dhe 8 vite shpresë që na dha, i shkërmoqi që në muajt e parë të qeverisjes nëpërmjet skandaleve të panumërta. Mendoj që në Kodin Penal duhet shtuar si vepër edhe “Vrasja e ëndrrave dhe shpresave” dhe Edi Rama duhet të jetë patjetër i pandehur.

- Ju tashmë keni bërë publike dhe lidhjen tuaj me Këshilltaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Tiranës, Ira Vejsiu. Si janë planet, do të organizoni ndonjë ceremoni?

- Ira dhe unë po shijojmë maksimalisht lidhjen. Shumicën e kohës e kalojmë bashkë dhe këtu na ndihmon fakti që edhe shoqeritë i kemi të përbashkëta. Jemi intensive në mardhënie edhe për të kompesuar faktin që duhet të ishim bashkë shumë kohë përpara por rrethanat për shkak të punëve nuk na e kanë lejuar. Pse jo, mund tju vijë ndonje ftesë surprizë për ndonjë ceremoni. -Sa kohë ka qe jeni bashkë? - Ira ka qënë, është dhe do të jetë mikesha ime e zemrës. Që para shumë viteve kur jemi njohur, kemi patur një mardhënie speciale si miq. Periudhën e saktë se sa ka që jemi bashkë nuk mund ta thotë as njëri dhe as tjetri pasi gjithshka ka ardhur aq natyrshëm sa ndonjëherë na duket sikur kemi mbi 5 vite bashkë, ndonjëherë na duket sikur kemi vetem 5 muaj.

- Një gazetar ështe një këshilltar i mirë me dikë që meret me politikën?

- Mendoj që po. Sepse një gazetar është më I ftohtë. Më kritik. I zhveshur nga emocionet. Një pjesë e bisedave të miat dhe të Irës sa herë nuk kemi gjumë sillen rreth pyetjeve që Ira më bën për këndvështrimin tim për cështje të ndryshme që i përkasin punës së saj. Dhe çdo moment jam i gatshëm tia them mendimin tim, të cilin pjesën më të madhe e merr për bazë.

- A është censuruar tregu mediatik?

- Po, mendoj që tregu mediatik është në një kaos të plotë. Është në një luftë midis profesionalizmit dhe mbijetesës. Shoh pronarë mediash të nënshtruar ndaj pushtetit e rrjedhimisht gazetarë të nënshtruar ndaj pronarëve. Shoh pronarë mediash në kushtet e mbijetesës për shkak të mos bind- jes ndaj vijës politike të qeverisë. Është një situatë ku gazetari nuk po lejohet të jetë asgjë më shumë se një raportues i fakteve, ngjarjeve dhe mendimeve që politika ia server të gatshme. Dhe këtu nuk - sion nga ana e pushtetit por edhe nga kampi opozitar fatkeqsisht është e njëjta gjë.

- Mesazhi juaj për gazetarët e rinj?

- Gazetaria është talent. Piktor nuk të bën shkolla, as muzikant, as këngëtar. Nëse ti je i tillë e ke në gjak dhe nëse talenti yt është gazetaria, investo fort, përpiqu, përplasu, dështo, guxo dhe kurrë mos u dorëzo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.