Ditari sekret i Edi Ramës

Intervista - - HUMOR -

E DIELË Ora 15.00: Sapo më kish zënë gjumi tek vilat në Pogradec kur bie telefoni. Ishte Xhemal Qefalia. Shef, jam këtu afër shtëpisë tënde, a ke kohë të bëjmë një dorë bilardo? Jam në Drilon o Xhemal i them. E mirë kur të vish më bëj zile, -thotë. Do më çmëndin këta injorantë mua.

Ora 20.30: Jam duke ndjekur diskutimin e këtij kuksianit në kuvendin e Lulit. Më pëlqeu shume ndaj do ti fut Gjicin a mos ia mbush mëndjen dhe na e kthen këtej. E HËNË Ora 07.45: Po kthehem nga Pogradeci kur afër Librazhdit më merr Taulanti dhe me thotë që mos kalo Librazhdin pa ngrënë një paçe plënci aty buzë Shkumbinit. Hë, më thoni çfarë t’ju them tani për të?

Ora 09.00: Ndodhem në zyrë dhe dëgjoj breshkat që ulërijnë. Mosss, mendova me vete. Kushedi sa ditë kanë pa ngrënë. Do t’i pushoj nga puna për kokë të breshkave.

Ora 14.22: Zagushi e madhe mor zot. E gjithe Tirana është përfshirë nga pluhrat dhe polenet. Më mbyti alergjia bashkë më lali Erin që i ka shkatërruar të gjitha rrugët, gjasme punon.

Ora 18.33: Nuk e kuptova deklaratën e Lulit se në maj do bëjmë publike një skandal që do trondisi qeverinë. Qeverinë le ta tronditi, vetëm për mua mos ketë ndonjë gjë. Do bëhëm gati të plas ndonjë skandal tjetër me veshje që të merren me të. E MARTË Ora 10.00: Ndodhem në sheshin “Skënderbe” bashkë më lali Erin. Është 1 maj dhe lali ka organizuar një si tip panair pune. « Punë ka, por nuk ka punëtorë », ishte motoja. Futja pordhës lali Eri, me një fjalë

Ora 12.45 : Sapo ika nga panairi më dërgoi sms lali Eri. « Shef, nuk e kuptova pse më ndenje aq ftohtë sot? Nuk e kisha organizuar mirë?”.

“Mirë e kishe qendisur Braçe, mirë. Ashtu e do ai”. Moss, u fëlliqa, ja dërgova Erion Braçes sms e lali Erionit.

Ora 16.46: Jam në takim prapë Ngrihet njoni dhe ja plas: nuk duam gjë zoti Rama, për atë zot, vetëm PS mos përçahet. Po çfarë të doni ju të gjithë që jeni këtu, kur në fakt jeni të gjithë të punësuar. Shou leshi ky i sotmi.

Ora 22.45: Sapo dola nga studio e Ilva Tares. Ka bërë kthesë kjo vajzë dhe nuk bën provokativen më si më parë. Vetëm qeshte sa për një moment mendova mos ka ik për lesh kazani. E MËRKURË Ora 08.08: Kafe turke, biskota, reçel dhe një vezë të zierë. Ky ishte mëngjesi im për sot. Më kujtoi vitet në Paris kur i bëja vetë të gjitha. Kohë e bukur për t’u rikthyer sërish.

Ora 11.44: Kam organizuar një takim në natyrë me temë: “Shteti nuk është punëdhënësi”. Dhe i pyeta se ç’mendojnë për qeverinë. Kur ngrihet një pallë dhe ja pret: po nëse shteti nuk është punëdhënësi ç’na hyn në punë ne se ç’bon ti, dmth qeveria?

Ora 14.00: Po lexoj një artikull të BERZH ku cilëson se krimi dhe korrupsioni po bën kërdinë. Marr Tigrin në tel dhe i them ç’është ky BERZH? Ku di gjë unë o shef, unë jam në video call me disa trapa të biznesit të vogël.

Ora 22.00: Më shkruan Xhafaj: Z. Kryeministër, janë kapur 2.5 ton drogë në det. “Kush i ka kap?”, e pyes. “Ata shef, të Guardias?”. “Po ti ç’ke kap apo allatet e Raqkës së Korçës?”. Ma mbylli direkt. E ENJTE Ora, 06.55 : Jam me Zahon në krevat. Kishte hyrë natën mes nesh dhe në mëngjes më ngacmonte nga fytyra. E kishte mbush krevatin plot lodra sa një moment m’u duk krevati si ato kantjeret qe ka hap lali Eri.

Ora 09.09 : Më merr në telefon Tahiri. Pa më thënë as mirëmëngjes, ja plas: D dhe do dorëzoj mandatin ashtu siç e biseduam, por kujdes se mos ma fut se ta fus. Dhe e mbylli.

Ora 10.30 : Më merr në telefon edhe Gramozi. Kemi seancë sot, e di apo jo? Por më shumë të mora ta dish se Sajes i ka vajt atje ku nuk mban ndaj pregatitu. Gramoz, i them. Ti e di që nuk ka bir ashtu dhe bir ashtu që…nejse nejse…

Ora 12.33: Sapo bëhem gati me fol në seancë, opozita del jashtë. “Dilni dilni iu thashë se jam më rehat pa Mulin dhe Lulin ».

Ora 23.00 : Po ziejnë gjithë kazanët për Tahirin. Ky nuk është mirë më duket dhe do ba bëjë hatanë. As vetë nuk mbaj mënd se ç’kam bërë me të që mund t’i ketë si provë për mua. E PREMTE Ora 10.44 : Më merr Lu në telefon dhe më thotë që kam një takim me për Tahirin. « Fol ç’të duash i thashë, se ai nuk e di që peshku i madh je ti ». « Mos fol në telefon ashtu se mund të përgjohen », tha Lu dhe e mbylli.

Ora 14.05 : Nuk di çfarë me bo më. Nuk di me kë të bohem. Me Trapin (Tramp) apo me Ertugrulin (Erdoganin). Gjermanët po më bëjnë dalje. Më ngelet vetëm opsioni rus.

Ora 17.50 : Nuk është problem se ikën Tahiri, po kush ja ze vendin. Boo, durohet baba Taku? Le atë po atij nuk ia kam besën se më ikën me Metën prapë.

Ora 22.44: Me tre mëndje e kam. Të bëj një status në facebook, apo të më mirë. Fundjavë ndryshe…fundjavë të bukur doja të thoja se fundjava tjetër është shoqatë. Tung dhe notën e mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.