Erjon Veliaj:Sajmiri e ka fajin!

Intervista - - HUMOR -

U nisa drejt Bashkisë për të takuar Lali Erin për një intervistë, por nuk e gjeta. «Shko

andej nga Mulleti, andej e gjen se po mbjell pemë »,

më thanë. U nisa drejt Mulletit dhe më në fund e pashë mes një grumbulli njerëzish me lopata në dorë. Kaso Kosa:

- Përshëndetje zoti Veliaj. Unë vi nga…

Erjon Veliaj: - Unë e di nga vjen ti, por nuk e kuptoj pse vjen pa lopatë?

- Po unë jam gazetar dhe vegël time të punës kam lapsin zoti Veliaj.

- Dhe unë kryetar bashkie jam, por kam marrë lopatën, kam vesh jelekun dhe mbjell pemë. Nuk kam paragjykime ndaj punës unë, Kaso, dhe nuk bredh si ty dhe ata të kazanit ku ha ti.

- Lëre ate punën e kazanit se nuk të dalin mirë hesapet zoti Veliaj, pasi ti rri gjithë ditën në kazan falë kazanëve që të hapin dritaret. Njerëzit thonë se je bërë si “Zëri i Popullit” në kohë të Enverit. Nga 7 ditë të javës , gjatë ditë të kanë në shtëpi. Aq sa kur pyesin sa vetë jeni në shtëpi, thonë një më shumë ë shtojnë ty, zoti Veliaj…

- Ore ti ke erdhur të më bësh shantazh apo të më intervistosh?

- Jo, ç’është ajo fjalë zoti Veliaj, unë kam ardhur për intervistë pasi ti je galeri e gjallë fjalësh dhe idesh.

- Ja, kjo më pëlqeu Kaso ndaj eja ulemi gju më gju tek kjo pjesa e punuar që të bëjmë dhe

- Zoti Veliaj, me se shkoni në punë në bashki dhe sa orë qëndroni aty?

- E para dhe e fundit Kaso. Mua mos më thuaj zoti Veliaj, po Lali Eri siç më thotë i madhi jonë i lartë dhe i gjatë. Unë shkoj me biçkletë, kuptohet - taj me makinë. Unë shkoj në zyrë vetëm sa u them mirëmëngjes Kaso, pastaj më gjen nëpër ara.

- Sa pemë keni mbjellë deri tani Lali Eri?

- Shumë Kaso, shumë, aq shumë sa…nuk mbaj mënd sa kam deklaruar, por janë më mijëra. Sa thua ti Kaso se kam mbjellë unë?

-Po ju keni deklaruar 100 mijë Lali Eri, por thonë se gënjeni shumë dhe pse bëni punë shumë… në televizion gjithmonë.

- Po, aq janë, po mund të jenë më shumë se fundja kush i numuroj. Propaganda dhe shou janë çelësi i suksesit Kaso. Nuk merret parasysh se çfarë bëj, por çfarë them.

- Zoti Lali Eri, si ka mundësi që në sheshin Skënderbej nuk shoh të ulet asnjë në stolat vienezë që vure ti?

- Sepse Kaso që të ulesh në ato stola duhet të kesh mendere vieneze dhe shqipot janë mësuar ta ulin menderen në karrige hekuri. I kam parë dhe unë Kaso, por as më kërcet fare, pasi unë e mora atë që desha prej tyre.

- Kush e ka radhën tani për të qënë krah teje kur mbjell pemë zoti Lali Eri? Nuk më thua si ua mbush mëndjen që të vinë dhe mbjellin pemë me ty? - Eh more Kaso. Me atë punë merret Mazniku. Ai e ka kuletën për këto punë… - Po thua se i paguani për të dalë në tv me ty? - thatë unë një lëmoshë ju jap dhe daljen falas në tv sepse nuk ngopeni ju të kazanit. - Zoti Lali Eri, si ka mundësi që Erjon Braçe ju sulmoi aq ashpër. Pse e bëri këtë adashi jot? - Pse ti Kaso mendon se më sulmoi adashi? Janë më të thella ato sulme Kaso po vrije mëndjen dhe e gjen. - Pse Rama po thua se të sulmon nëpërmjet Braçes? - T’u thaftë goja Kaso. Pse ja shtie në mëndje kur ai ka në mëndje bashkqeverisjen. Nuk është ai Kaso jo, po nuk ka rëndësi ka kjo se nuk trembem unë nga qorri. - Saja? Po ç’ne Saje qorri me ty o Lali? - Donte të më zinte vëndin dhe rrugën time drejt vëndit të lartgjatësisë tonë…kur të iki ai kuptohet. Ja, kaq e thjeshtë është. - Thonë se për ty Lali punojnë rreth 60 persona që bëjnë propogandën tënde nëpër media dhe portale. Kaq janë vërtetë? - Mashtruesa janë Kaso, mashtruesa. Unë të deklaruar në tatime për këta kam plot 66 dhe ata bëjnë propagandën e punës dhe… - 66 persona punojnë vetëm për ty? Deklaruar në tatime? - Në tatimet e bashkisë sime o Kaso vroma jo nje pemë bashkë dhe ta quajme pema ”Intervista”?

- Kam një pyetje të drejtpërdrejtë zoti Lali. Sa lekë do t’i jepni Rita Orës për koncertin në Tiranë?

- Sa lekë do japim ne nga taksat tona thuaj o Kaso, jo sa lekë do jap unë, por gjithsesi po ta them se 150 mijë euro për të nuk janë shumë. - Sa? 150 mijë euro për një orë koncert? - Kasooo reklama është shpirti biznesit, ndaj unë zëre se paguaj për veten time, pasi do jem në skenë bashkë me Ritën. - Do këndoni bashkë zoti Lali? - Me dy mëndje e kam Kaso, pasi dhe Rama më duket se me dy mëndje e ka rikandidimin tim. Kjo do ishte fatale për Ritën…për Ramën se u hutova.

- Po nëse Rama nuk ju kandidon, çfarë do bëni ju Lali Eri?

- Unë e kam partinë time Kaso. 99-çat nuk vdesin kurrë. A vjen dhe ti në partinë time të bëhemi 100?

- Jo jo nuk vi Lali, por më thuaj a është e vërtetë se ja ke dhënë vëllait tënd dhe kompanisë së tij të reklamave 150 mijë eurot për Rita Orën?

- Ke vëlla ti Kaso? Nuk do bëje diçka dhe ti për të ndihmuar vëllain tënd? Fundja ai për të kënaqur publikun do i shpenzojë ato lekë dhe pse lekët fut në xhep e tij. - Po me kullat ç’do bëhet Lali Eri? - Kullat do ngrihen do apo s’do Saliu dhe Luli. Unë jam lartësia Kaso. Jam si një kulle vigane. Do një kulle dhe ti Kaso?

- Jo, faleminderit se më merren mëndtë nga lartësia, por…

- Epo ç’faj kam unë që të merren mëndtë ty dhe më merr mëndtë mua ke një orë. Hajde tung Kaso dhe me mëndtë në kokë. Hape intervistën me “intervistë me njeriun e punës”. Bye Kaso se kam dhe disa pemë për të mbjellë.

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.