Big Mama: Kam dashur të gënjehem

Intervista - - MUZIKË -

Këtë herë ajo “I len krejt” dhe vjen me një klip shumë të bukur. Big Mama vjen në këtë intervistë interesante për të zbuluar disa nga anët e saj më të veçanta, për të cilat ndoshta nuk ka folur kurrë.

Abi Keta:- Big Mama, “I len krejt” këtë ere…si erdhi ky klip?

Big Mama:- Erdhi spontanisht pas një kohe që kisha nevojë të publikoj ndonjë gjë të re sepse jo që nuk kisha realizuar por doja të vij pak më ndryshe dhe besoj që i’a kam arritur këtë gjë.

-I ka lënë njeri krejt gjërat për ty ndonjëherë?

-Eh tani nuk dua të dukem jomodeste se këto gjëra nuk thuhen se sikur t’i kishte lënë dikush krejt gjërat për mua nuk do isha single (qesh).

-Po ti për kë do i lije krejt vërtetë?

-Unë vetëm për familjen, miqtë e mi, mbështetësit e për askënd tjetër.

- E ke kuptuar tashmë se çfarë duhet të ketë një këngëtar të jetë gjithmonë në vëmendjen e publikut?

- Sigurisht, unë kam vite që këndoj dhe tashmë tregun muzikorë e kam mësuar sa hap e mbyll sytë, nuk duhet askush të m’a thotë për atë që duhet.

-Ka ndonjë thashethem që të ka trazuar kohëve të fundit?

-Nuk është se jam marrë ndonjëherë me thashetheme dhe fjalë e mendo kohëve të fundit. (Qesh) Vetëm në raste kur është - dit jam rehat fare.

-Ia ke marrë dorën tashmë realitetit të shou bizzit në Shqipëri…!

- E thash se tani jam në top formë (qesh), po bëj shaka, të gjithë duhet të gjejmë veten në atë drejtim që punojmë se po nuk e gjete veten humb në një treg i cili nuk është aspak i organizuar e megjithatë duhet të funksionojë e po nuk munde të gjindesh nuk funksionon dot dhe tërhiqesh e tek ne po u tërhoqe nga ndonjë gjë e quajnë dështim.

-Këtë vit kemi Big Brother Vip, të josh ideja edhe për ta provuar?

- Unë dhe më parë kam provuar eksperienca të tilla po nuk e di nuk është se kam në ndonjë plan sepse kam axhendën e stërngarkuar këtë vit.

- Ti vetë, në cilat gjëra po fokusohesh më shumë këtë kohë?

- Kam disa këngë të reja, kam emisionin e ri tash në Tv21 në Shkup, vjen vera kam organizime dhe evente të ndryshme përfshirë dhe gëzimet familjare të cilave nuk ju ikë dot.

- Cilat janë gjërat që i harron më shpesh?

- Të them të drejtën njeriu kur - jë, nuk e di nëse është tek të gjithë kjo gjë apo vetëm tek unë, nuk më kujtohet nëse kam harruar gjë kohëve të fundit dhe më shpesh?!

- Pse njerëzit interesantë janë kaq pak në ditët e sotme?

- Mendoj se viteve të fundit njerëzit kanë nisur të mos interesohen për punët e të tjerëve shikojnë atë problemin e vetë personal dhe kështu janë të paktë ato që meren me punët e të tjerëve dhe duken interesant e bien në sy, të paktën unë mendoj kështu…!

- E gjen lehtësisht gjuhën me të gjithë ata që takon?

- Patjeter, jam ashtu tip që nuk ka vend e shteg ku nuk gjej miq.

-Nuk të ndodh asnjëherë të të duhet të thuash: “Ndoshta nuk u shpjegova mire!”? - …edhe më ka ndodhur...! - Një ditë e re do të thotë kemi nga dita e sotme?

- Tek unë? Ka shumë të reja, këngë të reja, episode të reja të emisionit, kënaqem çdo ditë që zgjohem nga gjumi sepse jam full e angazhuar.

- Për çfarë të pëlqen të lësh kohë mënjanë, veç të tjerash? - Për udhëtime.. në atë që i ke vënë vetes synim, nuk duhet të humbasësh përqendrimin… Ka ndodhur të kesh dashur ta lësh në mes të gjithën, të jesh ndjerë e lodhur, e zhgënjyer?

- Jo vetëm mua por besoj të gjithëve ju ndodh kjo gjë, por për pak kohë rimerr njeriu veten dhe vazhdon më tej..!

- Pas çdo arritjeje, kë ndjen nevojën të marrësh të parin në telefon?

- Prindërit, ata janë gjithçka për mua.

-A mund t’i zgjedhë njeriu edhe armiqtë?

- Po, sepse ndonjëherë njeriu kënaqet duke ju thënë armiqëve të “pa zbuluar” suksesin e tij që ato të inatosen edhe më shumë.

-Çfarë është më e rëndësishme të mësohet në jetë?

- Të dish të jetosh jetën në një botë të shthurur me plot hiena të cilat mund të të gëlltisin në secilin moment.

- Cili është një nga virtytet e tua që je e lumtur që të karakterizon si njeri?

- Hareja, buzëqeshja, ajo energjia pozitive të cilën duhet t’a shfaq në fytyrë edhe atëherë kur jam e lodhur, edhe kur jam e raskapitur edhe gjithmonë e gjithmonë.

- E ke besuar gjithmonë shprehjen që, nëse i futesh punës për diçka, rezultatet do të vijnë patjetër?

- Gjithmonë kështu bëj unë nuk e di sa e keni vënë re.

- Çfarë do të të kishte bërë

- Momenti kur do dëgjoja se nuk ekziston asnjë shqiptar që vuan për bukën e gojës.

- Sa shpesh e ndesh pasqyrën përballë brenda një dite? - Shumë shpesh, si femrat. - Ndërsa ndodhesh përballë saj, si e vazhdon frazën e famshme: “Pasqyrë moj pasqyrë…”?

....po si nuk ktheva ato linja që dua gjithmonë... (qesh).

-Ke dashur ndonjëherë të të gënjejnë sepse gënjeshtra ka qenë më e ëmbël se e vërteta në ato çaste? - Me raste po.(Qesh) - Në një parti surprizë, cila do të ishte surpriza e vërtetë për ty?

- Një biletë e prerë për një destinacion të largët..

- “Leni krejt” dhe hajde ta mbyllim këtë intervistë...si?

- ...le ta mbyllim këtë intervistë sikur mos jetë e fundit për neve, uroj që përsëri të kem pyetje të bukura nga ju sepse janë shumë unike, deri në ndonjë rast tjetër unë falenderoj gjithë ata që do kenë mundësinë dhe rastin të lexojnë faqet e gazetës Intervista, e juve shumë sukses. Ju dua shumë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.