Elvi Kote: Pasioni i kthyer ne profesion

Intervista - - FOTOGRAFI -

Klajd Heta:- Elvi, përshëndetje! E nisim këtë intervistë me një pyetje klishe: A vlen një foto sa njëmijë fjalë?

Elvi Kote:- Përshëndetje! Ju falënderoj për intervistën. Varet çfarë fotoje dhe varet çfarë fjalësh (qesh).

-Si nisi përfshirja me foto

- Unë kam studiuar arte që në moshën 10-vjeçare. Kam kryer studimet e mesme në shkollën artistike “Jakov Xoxa” në qytetin e Fierit, dega Pikturë-Vizatim-Gra - funduar në Akademinë e Arteve të mos ishte një fushë e vështirë për mua dhe të gjitha bashkohen në një pikë: e bukura ndërthurur me artistiken. -Pasion apo profesion? -Të themi pasion i kthyer në profesion? Por jo në nivel maksimal… Vetë Shqipëria për momentin nuk ofron kushte me shumicë për këtë fushë.

-Diçka është e sigurt. Ti nuk je amator! Modestisht, mund të na tregosh disa nga emrat e njohur që ke fotografuar?

- Personalisht, nuk e shikoj si emrave të njohur, edhe pse kam fotografuar shumë prej tyre, si këngëtare, aktorë apo modele. E rëndësishme për mua është produkti përfundimtar: një set foto të ishte po të fotografoja një emër të njohur të çfarëdolloj fushe në mënyrën më perfekte… kjo do të ishte arritje për mua!

- Është e vërtetë që një fotograf bën më shumë sesa thjesht një shtypje butoni?

- Ka shumë të rinj që i janë fu aparatura shumë të mira. Por ne dimë disa gjëra më shumë nga çfarë di publiku i gjerë. P.sh. arrijmë të dallojmë shumë defekte, si nga ana kompozicionale, vendosja, dinamika, drita etj. Ka dhe gjëra të tjera, të cilat nuk i zbuloj, për arsye sekretesh profesionale (Qesh).

- Ku qëndron sekreti i një poze të bukur, qoftë peisazh apo individ...?

- Me peisazhe jam marrë pak, duke u bërë pjesë e disa aktiviteteve të zhvilluara në bashkëpunim me fotografë të tjerë. Ka qenë më tepër një punë eksperimentale. Nuk është gjinia ku unë gjej veten. Për gjininë ku unë ndihem mirë, ka shumë gjëra që duhet të kesh gati, edhe pse unë asnjëherë nuk i kam pasur mundësitë për t’i pasur 100% perfekte gjërat. Ato duhen menduar përpara se të shkosh në set, pastaj duhen bërë gati, edhe në set duhet të kërkosh për më të mirën. Faza përfundimtare, që është editimi i fotove gjithashtu ka një rëndësi të madhe dhe ka nevojë për shumë dedikim, ide dhe kreativitet. Nuk janë aq të lehta gjërat sa duken për të nxjerrë një pozë të bukur.

- Meqë ra fjala, të pëlqen të fotografosh më tepër peisazhe apo individë?

- Siç e thashë edhe më lart, unë edhe një peisazh të bukur kur e bukur përpara.

- Një set që ke realizuar dhe të ka mbetur në mendje?

- Do ta konsideroja një set të veçantë dhe të çuditshëm. Ka qenë shumë spontan, meqenëse kisha pak kohë të lirë. I shkruaj Vanesës, një modele të cilën e marr shpesh për sete personale. Në ato momente, ajo sapo ishte zgjuar nga gjumi. I them: Fut disa veshje (konkretisht pulovra me ngjyra) në një çantë, dhe eja se do bëjmë foto! Seti ka qenë i pamenduar më parë, por niveli i frymëzimit brenda meje në ato momente ka qenë shumë i lartë (qesh). Ka zgjatur një orë e pak, dhe kur jam ulur përpara kompjuterit, fotot kanë qenë fantastike. Janë fotot më të pëlqyera në llogarinë time të Instagram. Kjo falë edhe portretit fantastik të modeles.

- Ka ndonjë “prapaskenë” apo moment “pikant” nga ky set që e ka bërë të paharrueshëm? - Rezultati dhe spontaniteti e bënë këtë set të paharrueshëm.

- Së fundmi ke qenë pjesë e një projekti në Gjermani. Diçka më shumë rreth asaj ç’ka ndodhur?

- Në Gjermani kam realizuar disa takime me shumë fotografë. Ishte më tepër një tip “exchange”. Nuk ka asgjë konkrete. Jemi në për gjëra jokonkrete.

- Ka rëndësi për ty pajisja me një aparat të mirë dhe “të fundit”?

- Pajisja ka rolin e saj. Vetë fo kur aparati e ka të vështirë ta arrijë atë gjë, aty ti ndjen nevojën për diçka më të mirë. Teknologjia e avancuar është komoditet për këtë punë, megjithëse idetë mbeten kryesore.

-Problemet me të cilat haset një fotograf?

- luar nga vendet për foto, që në Shqipëri janë të pakta dhe të çrregullta e deri tek tekat e individit që je duke fotografuar (qesh). Kjo vlen për personat që kanë “K” në Instagram, por në tru kanë dhe një V përpara K-së (qesh).

- Ka ndonjë fotograf/e shqiptar/e, punët e së cilit/ës pëlqen?

- Kam parë dhe kam takuar shumë fotografë, jashtë Shqipërie dhe brenda saj. Shqipëria ka fotografë të mirë! Mbase jo në masë, por ne kaq jemi. Ata që s’para më pëlqejnë janë ata që nxjerrin ndonjë punë të bukur, se dinë të kopjojnë mirë, nejse dhe kjo është e mirë midis së keqes (qesh). Pra

- E shikon këtë fushë si të vlerësuar dhe ekzekutuar mirë në Shqipëri?

- Punoj kryesisht me modele, por më tepër me vajza të cilat duan sete personale. Fatmirësisht, vajzat në Shqipëri janë të bukura, kështu që nuk dallojnë shumë nga modelet. Si fushë nuk është e vlerësuar, dhe pse shumë nga fotografët reklamohen sikur bëjnë namin. Jam i sigurt që më shumë e bëj unë “namin”, që nuk reklamohem (qesh). Pagesat nuk janë aq të mira, dhe kjo logjikisht lidhet me ekonominë e vendit tonë. Ka shumë kërkesa, por pak dakordësime.

- Cila nga fotot e tua është me e preferuara apo më “e famshmja”?

- Ka qenë një set i realizuar përpara tre vitesh, me veshjet e krahinës së Myzeqesë. Nuk prisja ndonjë feedback nga ai set, por që mora shumë! Veshjet u postuan nga shumë faqe që “ushqeheshin” me përmbajtje të trashëgimisë sonë kulturore. Më pas, një nga këto foto u bë kopertinë e një reviste, e cila ishte pjesë e një panairi në Gjermani. Unë për këtë nuk isha në dijeni. Më kanë telefonuar nga Gjermania disa të njohurit e mi. Ata më thanë që foto ime po reklamohej andej. Më pas, fotot u përdorën dhe si banner në shumë aktivitete të Bashkisë së Fierit, dhe gjithashtu u përdorën dhe si ilustrime lajmesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.