Linish Matu dhe Nehalakshmi Ajer: Dasma jonë e dehur…

Intervista - - TELENOVELA -

Linish Matu një aktor indian 25 vjeçar që ka lindur në veri të Indisë, në zonën e Kashmirit dhe ka mbaruar studimet për inxhenieri. Ai ka debutuar në serialin “Një vajzë e eksituar”, por roli që e bëri të famshëm ishte ai i Rudra Sing Oberoit në telenovelën “Bizhoz me dashurinë”. Krahas tij në serial luan Nehalakshmi Ajer, 26 vjeç, në rolin e Samias. Nehalakshmi ka e saj me serialin “Ti do ta shprehësh mendimin tënd” dhe më vonë në “Vjehrri me Vjehrrën e Simarit” .

Të dy aktorët e serialit “Bixhoz me dashurinë” shkojnë si macja me miun, por në realitet kimia e tyre në ekran e dukshme, gjë që i ka bërë të dashur për publikun. Në intervistën e mëposhtme ata shprehin se i ka bërë të suksesshëm në serial.

çfarë ën është është

- Nëpër gazeta u shkrua se ju të dy jeni të lidhur edhe në jetën reale. Sa e vërtetë është kjo?

Nehalakshmi:- Ne nuk kemi pasur kurrë lidhje, kemi qenë thjesht shokë. Vetëm sepse ne vënë foto tonat në mediat shoqërore, njerëzit kujtojnë se jemi të lidhur, gjë që nuk është e vërtetë.

- Nehalakshmi, duhet të ketë qenë e vështirë të bësh për vete një djalë kaq të rezervuar sa Linishi, apo jo?

Nehalakshmi: - Linishit i duhet kohë t’i hapet tjetrit, por ne kemi qenë në kontakt me njëri-tjetrin që atëherë kur na morën në punë ë ë më parë sesa të shfaqej seriali. Gjithashtu kemi miq të përbashkët, kështu që nuk ka qenë shumë e vështirë për mua.

- Ju të dy i përkisni shenjës së Akrepit. Keni shumë tipare të përbashkëta karakteri?

Linish:- Mendoj se një arësye pse ne shkojmë kaq mirë, është se ne ngjajmë me njëri-tjetrin dhe kemi ideologji të njëjta.

Nehalakshmi:- Ne të dy ishim të rezervuar në ëm gradualisht. Jo të gjithë kanë sensin tonë të humorit, kështu që ne u lidhëm edhe nëpërmjet shakave që bëjmë. Neve na duhet kohë që t’ua shpjegojmë ato kolegëve tanë.

- Linish, dimë se ti i ke dhënë Nehalakshmit disa këshilla për të bërë sport…

Linish: - Unë pas sportit, kështu jam i lumtur ta ndihmoj me këshilla për sportin dhe të ngrënin. Megjithatë Nehalakshmi është më në formë sesa ju mendoni.

Nehalakshmi: - Linishi është miku, kolegu dhe guruja e sportit për mua, pra të gjitha këto në një njeri. Ai sigurohet që unë të ha atë që duhet. Në fakt, unë kam frikë të ha në praninë e tij!

- Linish, çfarë tjetër pëlqen, përveç sportit?

Linish: - Është e vërtetë që më pëlqen të bëj sport dhe mund të qëndroj në palestër edhe 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Aktori që më frymëzon është Arnold Shvarceneger. Ai ka diçka të veçantë, si në trup, në aktrim, në pamje, që e bëjnë të jetë idhulli i përkryer. Përveç sportit më pëlqen të udhëtoj dhe dëgjoj muzikë.

- Dasma juaj në ekran ka një skenë dehjeje. Si ishte kjo eksperiencë?

Nehalakshmi: - Ishin shumë zbavitëse xhirimet e kësaj sekuence. Ajo ishte shkruar mirë. Edhe fansave tanë u pëlqeu ky moment dasme i pazakontë. Mendoj se skena ndihmoi të përmirësohej kimia jonë në ekran.

Linish: - Dasma jonë e dehur ishte e veçantë. Ne na pëlqeu xhirimi i saj. Në fakt, unë dua të provoj diçka të ngjashme edhe në jetën reale!

- Cila ka qenë skena më e vështirë që keni luajtur deri më tani?

Linish: - Ka qenë një skenë kur më duhej të mbaja një fjalim. Kjo ka qenë skena më e vështirë për mua.

Nehalakshmi:- Roli i Samias është shumë i ngjashëm me karakterin tim në realitet. Mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të jem vetvetja në ekran. Kështu që nuk kam pasur deri më tani ndonjë skenë të vështirë.

- Keni pasur ndonjëherë ndryshim në opinion për ndonjë skenë?

Linish: - Ne preferojmë t’i improvizojmë skenat tona dhe të ndjekim rrjedhën. Shpesh, regjisori unë ulet me ne dhe na ndihmon me ndryshimet e minutës së fundit, nëse ka.

Nehalakshmi:- Mendoj se, meqë ngjajmë me personazhet tonë, është e lehtë për ne të aktrojmë. Shpesh ne kemi të njëjtat sugjerime për skenën.

- Kimia juaj në ekran të është është

Nehalakshmi: - Ne jemi të një moshe dhe ndihmon fakti që ne jemi shokë të mirë. Ne gjithmonë i bëjmë rrenga njëri-tjetrit. Nehalakshmi dhe Linish janë si Rudra dhe Samia. Ky është sekreti.

Linish: - Ne jemi miq të mirë edhe jashtë ekranit dhe mendoj se kjo ndihmon shumë.

- Cili është aktori më i mirë nga ju të dy?

Nehalakshmi: - Patjetër Linishi. Ka raste kur unë harroj dialogjet, por ai nuk i harron kurrë të tijat. Ai ka edhe një sens të mirë humori.

Linish: - Është e lehtë të punosh me Nehalakshmin.

- Ka ndonjë tipar të kolegut që ju bezdis shumë?

Nehalakshmi:- Ai e humbet shpejt përqëndrimin.

Linish: - Ajo është pak si shumë

- Për ty, Linish, kemi dëgjuar se i di të gjitha thashethemet në sheshxhirim.

Linish: - Po është e vërtetë, këtë ë edhe Neha.

Nehalakshmi:- Linishi i di të gjitha, ai mund të duket i pafajshëm, por mos u gënjeni nga pamja e tij.

- Cili është vendi juaj i preferuar në sheshxirim:

Nehalakshmi:- Dhoma e grimit Linish:- Dhoma e grimit. - Ushqimi i preferuar? Nehalakshmi:- Kafeja dhe raxhma çole (një gjellë me fasule). Linish: - Çdo lloj fast food-i. - Cili është shoku më ngushtë në sheshxhirim?

Nehalakshmi:- Surbi Çadna (Anika) dhe Linish.

Linish: - Kunal Xheising (Omkara) dhe Nehalakshmi.

- Gjërat pa të cilat nuk mund të bëni dot në sheshxhirim?

Nehalakshmi:- Celulari dhe grimi dhe shoqja ime Anika. Linish: - Celulari dhe skenari. - Fantazia juaj më e çmendur?

Nehalakshmi:- Çdo aventurë.

Linish: - Është shumë çmendur për ta treguar.

- Si mund ta përshkruani veten me pak fjalë?

Linish: - Jam një person shumë pozitiv dhe besoj se fal lehtë. Jam punëtor dhe nganjëherë pak emocional. Gjithashtu jam njeri i durueshëm.

Nehalakshmi:- Ndërsa unë jam person i ndjeshëm, që prekem edhe nga gjërat më të vogla dhe jam shumë e lidhur pas familjes.

- Takimi më i çmendur që keni pasur me një fans/e?

Linish: - Para disa kohësh takova një djalë në një restorant dhe mënyra se si më përqafoi dhe më tregoi emocionet e tij kundrejt meje ishte diçka shumë e ëmbël nga ana e tij. Ai më tha se kishte krijuar faqen time të fansave në internet dhe e ndiqte serialin për shkakun tim, gjë që më bëri të ndjehem i veçantë ë. Ai më dërgon video dhe kolazhe të miat. i gjë me e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.